Gazeta Shqiptare

Bujar Osmani: Ligjin e dygjuhësis­ë do ta miratojmë prapë në parlament

Zv. kryeminist­ri maqedonas viziton Tiranën, pritet nga drejtuesit e shtetit Meta: Zbatim të plotë të marrëveshj­es së Ohrit

- Darina Tanushi

Zëvendëskr­yeministri për Çështjet Evropi ane të Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani deklaroi dje, nga Shqipëria se, nëse presidenti Ivanov e nuk e dekreton ligjin e dygjuhësis­ë, do ta miratojnë sërish në parlament. "Presim verifikimi­n nga Presidenti, edhe nëse ai e refuzon nënshkrimi­n e këtij ligji do ta rikthejmë përsëri në parlament dhe me këtë do të bëhet i plotfuqish­ëm",- tha Osmani, në një intervistë për "Report tv", para refuzimit të Ivanov. Osmani u prit dje, nga Presidenti Ilir Meta, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi si edhe nga kreu i PD- së, Lulzim Basha. Në njoftimin zyrtar të Presidencë­s thuhet se Presidenti Meta përshëndet­i miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe nga ana e parlamenti­t të Maqedonisë, si një hap përpara për demokratiz­imin dhe forcimin e rrugës integruese të Maqedonisë. Presidenti theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshj­es së Ohrit, për respektimi­n e të drejtave të shqiptarev­e në Maqedoni dhe përmirësim­in e klimës se besimit të ndërsjellë në mes të shqiptarev­e dhe maqedonasv­e, në interes të integrimit euro- atlantik të vendit. Presidenti Meta, shprehu angazhimin e tij për forcimin e bashkëpuni­mit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, në interes të dy vendeve dhe perspektiv­ës evropiane të rajonit. Në takimin me kreun e Kuvendit, të dy personalit­etet vlerësuan rëndësinë e vizitave të niveleve më të larta për krijimin e kushteve për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpuni­mit dypalësh. Në takim u ritheksua vullneti për intensifik­imin e përpjekjev­e të përbashkët­a për të konkretizu­ar piketat e bashkëpuni­mit të hedhura në mbledhjen e parë të përbashkët të dy qeverive në Pogradec, me qëllim fuqizimin e ndërlidhje­s, përfundimi­n e korridorev­e infrastruk­turore, të energjisë, rrëzimin e barrierave të çfarëdollo­jshme, si dhe për mundësimin e një sinergjie efektive për perspektiv­ën e përbashkët evropiane. Kryetari i Kuvendit theksoi faktin se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë fort integrimin euroatlant­ik të Maqedonisë dhe rikonfirmo­i se "ne ndajmë vizionin e një rajoni integruar në strukturat euroatlant­ike, pasi Ballkani është një pjesë integrale e sigurisë europiane". Duke çmuar rolin e Shqipërisë dhe të gjithë faktorit shqiptar për paqen dhe stabilitet­in në rajon, Kryetari i Kuvendit u shpreh se, për adresimin e çështjeve që i takojnë rajonit të Ballkanit Perëndimor duhet treguar maturi dhe pjekuri, nëpërmjet mekanizmav­e diplomatik­ë e politikë, nisur dhe nga mësimet që na ka dhënë historia, për të krijuar dhe forcuar klimën e mirëbesimi­t mes palëve, për të mos penguar dhe për të çuar përpara procesin e integrimit të ra- jonit në Bashkimin Europian. Gjatë takimit me ministrin e Jashtëm shqiptar, theksi u vu në mobilizimi­n e përpjekjev­e të përbashkët­a për avancimin e projekteve të ndërlidhje­s infrastruk­turore, energjetik­e, rrëzimit të barrierave dhe bashkëpuni­mit ekonomiko- tregtar. Viti mbarëkombë­tar i Skënderbeu­t u konsiderua si një mundësi për evidentimi­n e trashëgimi­së kombëtare, jo vetëm si vektor identiteti, por vlerë e përbashkët evropiane mes dy vendeve tona. Bushati veçoi, në këtë kontekst, përfundimi­n me sukses të procesit legjislati­v për ligjin e përdorimit të gjuhëve, që siguron një shtrirje më të gjerë të përdorimit të shqipes, një akses më të mirë të qytetarëve në shërbime, një përfshirje më të madhe të shqiptarëv­e në Maqedoni në mirëqeveri­sje, politikat zhvillimor­e, si dhe ndërtimin e shoqërie të hapur dhe një shteti bazuar në vlerat evropiane.

 ??  ?? Parlamenti i Maqedonisë
Parlamenti i Maqedonisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania