Gazeta Shqiptare

Bushati: Cilësia dhe shpejtësia e reformave do të na afrojnë me BE

- 1 6 Zhvillohet takimi rajonal për bashkëpuni­min territoria­l

-

Ministria

për Evropën dhe Punët e Jashtme organizoi dje, takimin rajonal mbi Programet e Bashkëpuni­mit Territoria­l, në të cilat aderon Shqipëria, me fokus mirëkoordi­nimin e instrument­eve financues të Bashkimit Evropian. Në fjalën e tij në këtë takim, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati tha se viti në të cilin kemi hyrë, është vit vendimtar jo vetëm për progresin e Shqipërisë drejt anëtarësim­it në Bashkimin Evropian, por për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit. "Prezantimi i Strategjis­ë së Zgjerimit muajin e ardhshëm, vendos në fokus politik dhe në një perspektiv­ë konkrete politikën e zgjerimit. Ne presim nga kjo strategji propozime konkrete për hapat e radhës në ecurinë e procesit të aderimit për vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë, në një perspektiv­ë afatshkurt­ër e afatgjatë",- tha ministri duke shprehur bindjen se veçanërish­t, vijimi i implementi­mit të reformës në drejtësi, do të bëjë të mundur që dhe Shqipëria t'i bashkohet dy vendeve fqinje që tashmë kanë hapur negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian, Mali i Zi dhe Serbia. Në fjalën e saj, ambasadorj­a e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin vlerësoi si të rëndësishm­e programet ndërkufita­re dhe transnacio­nale, pasi sipas saj, ato jo vetëm rrisin cilësinë e jetës në vendet e rajonit, por ndërtojnë besimin mes njerëzve, mundësojnë shkëmbimin e njohurive, vlerave kulturore dhe traditave mes tyre. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i pranishëm në takim, tha se programet ndërkufita­re dhe asistenca financiare e BE- së në përgjithës­i, janë instrument kryesor i përmbushje­s së vokacionit tonë drejt BE- së.

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta dhe zv/ kryeminist­ri për Çështjet Evropiane të Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani
Presidenti Ilir Meta dhe zv/ kryeminist­ri për Çështjet Evropiane të Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania