Gazeta Shqiptare

Presidenti i Maqedonisë nuk dekreton shqipen si zyrtare

Kuvendi maqedon e miratoi më 11 janar përdorimin e gjuhës tonë dhe në shtet Gjeorgje Ivanov: Ligji për përdorimin e gjuhëve, antikushte­tues

-

Pas një pauze të gjatë, Presidenti i Maqedo nisë, Gjorgje Ivanov përmes një paraqitjej­e për opinionin të mërkurën në mbrëmje ka njoftuar se nuk do ta dekretojë ligjin për përdorimin e gjuhëve. Kuvendi i Maqedonisë më 11 janar miratoni ligjin për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike, përmes së cilit avancohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në të gjitha organet e pushtetit qendror. Ligji u miratua me 69 vota pro, asnjë kundër. Në seancë nuk morën pjesë deputetët e opozitës maqedonase të udhëhequr nga VMRO- DPMNE, parti kjo që këtë ligj e cilëson si antikushte­tues. Presidenti Ivanov tha se ligji i gjuhëve është miratuar nga shumica parlamenta­re pa debat publik, pa marrë opinionin e ekspertëve, pa praninë e opozitës dhe i njëjti, sipas tij, është në kundërshti­m me direktivat e Bashkimit Evropian. Ivanov tha se ligji në fjalë rrezikon karakterin unitar të shtetit, sovranitet­in dhe integritet territoria­l të Maqedonisë, duke favorizuar vetëm gjuhën shqipe. "Sot e informova Parlamenti­n e Maqedonisë për vendimin tim që të mos e dekretoj ligjin për përdorimin e gjuhëve. Në kuadër të njoftimit me shkrim, në formë të detajuar kam arsyetuar vendimin e marrë. I ftoj deputetët e Parlamenti­t të Maqedonisë që me vëmendje t'i shqyrtojnë të gjitha vërejtjet e apostrofua­ra", ka theksuar Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov. Por, sipas ekspertëve të çështjeve juridike, mosdekreti­mi i ligjit vetëm se e shtyn implementi­min e të njëjtit për një muaj, sepse i njëjti kthehet në parlament dhe pasi të marrë vizë për të dytën herë nga shumica parlamenta­re, atëherë presidenti i shtetit është i detyruar ta dekretojë. "Gjashtëdhj­etenëntë deputetët, të cilët votuan pro ligjit të gjuhëve do të votojë sërish edhe pas një muaji. Por, në këtë kontekst, presidenti i shtetit duhet të tregohet më fleksibël ndaj kërkesave të shumicës parlamenta­re, mendoj shumicës që përfaqësoj­në qytetarët e Maqedonisë dhe në përputhje më këtë edhe të sillet", thotë për radion "Evropa e Lirë", njohësi i çështjeve politike, Nikolla Dujovski. Ndërkohë, një deputet i VMRO- DPMNE- së, Ilija Dimovski ka ngritur në Gjykatën Kushtetues­e një kërkesë për vlerësimin e kushtetuts­hmërisë së ligjit për gjuhët, duke kërkuar nga ky institucio­n të dalë me qëndrimin se ligji është antikushte­tues, pasi sipas tij, në bazë të Kushtetutë­s, gjuhë e vetme zyrtare në Maqedoni është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik. Por, Mersim Maksuti, ligjërues i së Drejtës Kushtetues­e në Universite­tin e Tetovës, për radion "Evropa e Lirë" thotë se ligji i gjuhëve buron nga vetë Kushtetuta dhe si i tillë, në asnjë mënyrë "Duke pasur parasysh vlerësimet e ekspertëve për okushtetut­shmërinë e këtij ligji, kam sjellë vendimin që të mos e dekretoj", theksoi Ivanov në një dalje të tij para mediave. Ai tha se ka informuar Kuvendin lidhur me vendimin. Në letrën presidenti u shpreh se në mënyrë të detajuar ka arsyetuar vendimin dhe ka bërë thirrje që deputetët të shqyrtojnë sugjerimet e tij dhe më pas të veprojnë me përgjegjës­i.

nuk bie ndesh me të. "Është vetë Kushtetuta e Maqedonisë ajo, e cila e ka zyrtarizua­r gjuhën shqipe, në kuptimin e asaj se e njeh si gjuhë zyrtare edhe se e definon si gjuhë që e flasin mbi 20 për qind e popullatës së Maqedonisë. Tani me ligjin e gjuhëve vetëm mundësohet zgjerimi apo shtrirja më e gjerë e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, por baza kushtetues­e për gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare ekziston". "Ata që synojnë të ngrenë iniciativë para Gjykatës Kushtetues­e, duhet të kenë parasysh se bëhet fjalë për një ligj, që vendos themelet e bashkëjete­sës mes dy bashkësive më të mëdha etnike në Maqedoni dhe institucio­nalizimi në një përmasë më të gjerë, në asnjë mënyrë nuk e rrezikon shtetin, përkundraz­i përforcon karakterin demokratik të tij", thotë Maksuti. Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe është formuluar si gjuhë të cilën e flasin mbi 20 për qind nga numri i përgjithsh­ëm i popullatës në Maqedoni dhe përmes ligjit për përdorimin e gjuhëve mundësohet një shtrirje më e gjerë e përdorimit të gjuhës shqipe në institucio­net e pushtetit vendor dhe atij qendror. Ligji në fjalë ishte edhe pjesë e marrëveshj­es së partive politike shqiptare para formimit të qeverisë së re të Maqedonisë. Njëherësh, avancimi i gjuhës shqipe ishte edhe pjesë e premtimeve parazgjedh­ore të socialdemo­kratëve të kryeminist­rit Zoran Zaev, në sajë të të cilave arritën të siguronin një numër të konsiderue­shëm të votave edhe nga elektorati shqiptar.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti i Maqedonisë, Gjeorgje Ivanov
Presidenti i Maqedonisë, Gjeorgje Ivanov

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania