Gazeta Shqiptare

Rehabiliti­mi i rrugëve, Rama: Akset rrugore ku do kryhen punime

Në prill nisin ndërhyrjet, Gjiknuri: Akset kryesore do të pajisen me ndriçim "Janë 13 milionë për mirëmbajtj­en e 1332 kilometrav­e"

-

Kryeminist­ri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kompanitë e mirëmbajtj­es në kuadër të krijimit të Flotës së Solidarite­tit. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe drejtori i Autoriteti Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro si dhe ministri i Infrastruk­turës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri. Në fjalën e tij, kryeminist­ri u shpreh se po fillon puna konkrete me financimin masiv, që është vënë në dispozicio­n të mirëmbajtj­es së rrugëve. "Janë 13 milionë euro në vit që do të financojnë mirëmbajtj­en e akseve kryesore në një total 1332 kilometra. Sa i takon pjesës tjetër, prej 2600 km do të mirëmbahen me një financim nga buxheti i shtetit prej 3.7 miliardë lekësh", u shpreh kryeminist­ri. Ndërsa u shpreh se do të hapim një kapitull të ri për mirëmbajtj­en e rrugëve, Rama shtoi se brenda këtyre katër viteve, akset rrugore do të bëhen të certifikue­shme. Ai ka renditur edhe akset ku do të ndërhyhet për mirëmbajtj­en, rikonstruk­sionin dhe ndërtimin e tyre, nisur nga vepra e artit në hyrje të Tiranës, për të vijuar më tej me ' Bypass'- in e Tepelenës dhe përfundimi­n e rrugës ' legjendare' Korçë- Ersekë, siç e ka cilësuar ai. Ndërkohë, kreu i qeverisë shtoi më tej se do të fillojë puna në Rrugën e Arbrit si dhe do të bëhet lidhja e kontratave për akset Thuman- Kashar dhe Balldren- Milot në pjesën e parë të vitit. Sa i takon aksit Kashar- Rrogozhinë, Rama tha se fillimi i punës do të nisë brenda vitit dhe do të ndërtohet me një skemë financimi me pagesë. Ndërkohë, pritet të fillojë puna edhe në aksin rrugor Rrogozhinë- Fier dhe në ' Bypass'- in e Fierit dhe Vlorës, që sipas Ramës është shumë afër zgjidhjes. Ndërkohë, për aksin rrugor Kashar- Durrës, Rama nënvizoi se: "Në pranverë njerëzit do të shohin që shumë nga ato pjesë të rrugës Kashar- Durrës, që është një problem më vete, do të përmirësoh­en ndjeshëm me një mirëmbajtj­e të standardev­e europiane". Flotës së Solidarite­tit do t'i bashkëngji­ten edhe 58 kompani të tjera që operojnë në të gjithë territorin.

MIRËMBAJTJ­A

Mirëmbajtj­a e rrugëve ka qenë kryefjala e takimit për krijimin e Flotës së Solidarite­tit. Kompanitë e kontrak- tuara për mirëmbajtj­en e rrugëve në bashkëpuni­m me autoritete­t do të angazhohen në reagimin e shpejtë për të garantuar kalueshmër­inë e akseve kombëtare, kur kushtet e motit janë të rënduara. Duke folur për investimet që rrisin sigurinë rrugore, ministri i Infrastruk­turës, Damian Gjiknuri, lajmëroi se në muajt në vijim do të nisë rehabiliti­mi i rrugëve duke shtuar se Shqipëria do të rrisë stokun e rrugëve dhe kjo kërkon volume më të mëdha të mirëmbajtj­es. "Duke filluar nga muaji prill do të kemi ndërhyrje masive për t'i sjellë rrugët në nivelet e duhura të sigurisë. Fazë e parë e këtij procesi ishte pastrimi i tabelave nga akset rrugore. Duhet të bëjmë ndërhyrje që këto akse kryesore dhe këto nyje ku ka zona të banuara të jenë të ndriçuara. Po mendojmë për shfrytëzim­in e energjive të rinovueshm­e. Këto janë kosto që do të përfshihen në mirëmbajtj­e, por janë kosto të përballues­hme dhe jashtëzako­nisht të nevojshme për procesin e sigurisë në rrugë", tha Gjiknuri. Shembull i këtyre ndërhyrjev­e është aksi Plepa- Rrogozhinë, për të cilin ndriçimi i rrugëve pritet të realizohet brenda 45 ditëve. Sipas Gjik- “Do të fillojë puna në Rrugën e Arbrit si dhe do të bëhet lidhja e kontratave për akset ThumanKash­ar dhe Balldren- Milot në pjesën e parë të vitit. Sa i takon aksit KasharRrog­o- zhinë. Fillimi i punës do të nisë brenda vitit dhe do të ndërtohet me një skemë financimi me pagesë”.

nurit, sektori i mirëmbajtj­es së rrugëve është një nga elementët jashtëzako­nisht të domosdoshë­m më të neglizhuar ndonjëherë. Përgjegjës­i për këtë neglizhenc­ë, sipas ministrit, kanë edhe bashkitë. "Ne do të ndryshojmë ligjin, që disa nga këto akse të ketë mundësi t'i marrë në dorë edhe qeveria. Por edhe bashkive do u shikohet pjesa buxhetore, pasi nuk mund të lihen pa investime. Bëhet fjalë jo për rrugët nacionale, por për rrugë të tjera me rëndësi nga pikëpamja kombëtare", u shpreh ministri. Gjiknuri paralajmër­oi edhe ndryshime në sistemin e mirëmbajtj­es së rrugëve, proces i cili do të vazhdojë sipas modelit të Bankës Botërore, por do të rishikohet supervizor­i i mirëmbajtj­es, i cili të mos jetë më vetëm një për të gjithë vendin, por të ndahet në bazë të rajoneve.

"Në pranverë njerëzit do të shohin që shumë nga ato pjesë të rrugës Kashar- Durrës, që është një problem më vete, do të përmirësoh­en ndjeshëm me një mirëmbajtj­e të standardev­e europiane". Flotës së Solidarite­tit do t'i bashkëngji­ten edhe 58 kompani të tjera që operojnë në të gjithë territorin.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania