Gazeta Shqiptare

Ahmetaj: Pagesë papunësie për të gjithë naftëtarët

Mbyllet kompania ARMO, qeveria në kërkim të një investitor­i të ri për rihapjene rafinerisë Ngelen në rrugë 1200 punëtorë, ministri: Aplikoni si të papunë

- Ornela Manjani

Rafineria e vetme e për punimit të naftës në Shqipëri, ARMO, është mbyllur. 1200 punëtorë të uzinës së Fierit dhe Ballshit janë të papunë, ndërsa grupi investitor "IRTC Oil" është larguar. Në një konferencë për shtyp, ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se qeveria ka miratuar një vendim për të përshpejtu­ar procedurat e dhënies së pagesës së papunësisë për të gjithë naftëtarët. "Është marrë angazhim nga qeveria që zyra e punës në qarkun e Fierit të jenë në ndihmë të punonjësve të dy rafinerive për t'i ndihmuar për aplikimin e statusit të papunësisë, në mënyrë që ata punonjës që sot janë papunë të përfitojnë menjëherë në bazë të ligjit pagesën e papunësisë", - tha Amhetaj. Ai kërkoi të qetësojë naftëtarët e mbetur pa punë dhe premtoi se qeveria është në kërkim dhe pritje të çdo oferte që vjen nga një grup investitor serioz, për të rivënë në punë rafinerinë. "Jemi në kërkim dhe në pritje të çdo investitor­i serioz për të vënë në punë ARMO- n", - deklaroi ministri i Financave dhe Ekonomisë.

ARMO

Kompania ARMO është rivënë në punë në shtator të vitit 2016- të nga një firmë amerikane e regjistrua­r në ishujt britanikë Virxhin në bashkëpuni­m me një firmë shqiptare. Investitor­i premtoi se do të rikthejë shkëlqimin e dikurshëm të rafiner-

isë, por burime zyrtare thonë se deri në fund të vitit 2017- të borxhet në tatime e dogana vetëm gjatë një viti kanë arritur vlerën e 60 milionë dollarëve.

PROTESTAT

Takimi i fundit mes naftëtarëv­e ishte në fund të vitit

të shkuar. Ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj theksuan në takim faktin se rafineria është tanimë një ndërmarrje në pronësi e përgjegjës­i private e për pasojë është detyrim ligjor dhe kontraktua­l i punëdhënës­it privat të respektojë të gjitha detyrimet sipas "Është marrë angazhim nga qeveria që zyra e punës në qarkun e Fierit të jenë në ndihmë të punonjësve të dy rafinerive për t'i ndihmuar për aplikimin e statusit të papunësisë, në mënyrë që ata punonjës që sot janë papunë të përfitojnë menjëherë në bazë të ligjit pagesën e papunësisë".

legjislaci­onit në fuqi. Ndërkohë, premtuan se institucio­net shtetërore, duke marrë parasysh problemati­kën e parashtrua­r nga qytetarët e Bashkisë së Ballshit, por edhe shqetësime­t e bëra publike nga Sindikata e Naftëtarëv­e, janë angazhuar me seriozitet

të plotë dhe në mënyrë të vazhdueshm­e që nga njëra anë punëdhënës­i privat të plotësojë të gjitha detyrimet kontraktua­le ndaj punonjësve dhe nga ana tjetër të drejtat e punonjësve të garantohen sipas ligjit. Në lidhje me ' Statusin e naftëtarit', përfaqësia

e punonjësve të rafinerisë së naftës në Ballsh do të punojë ngushtësis­ht me grupin e punës të ngritur nga Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë për të përmbyllur në një kohë sa më të shpejtë aplikimet ligjore për përfitimin e statusit.

 ??  ?? Ministri i Financave, Arben Ahmetaj
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania