Gazeta Shqiptare

Sejko: Shqipëria ka avantazhe për të qenë destinacio­n për investim

Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë merr pjesë në forumin "Euromoney"

-

Perspektiv­a

pozitive e rritjes ekonomike, avantazhet konkurrues­e që ofron Shqipëria në terma të pasurive natyrore, të pozicionit të favorshëm gjeografik, si dhe stabilitet­in në rritje që ofron procesi i anëtarësim­it në Bashkimin Evropian, e shndërron Shqipërinë në një destinacio­n të përshtatsh­ëm biznesi dhe investimi. Ky ka qenë një ndër mesazhet kryesore që guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka përcjellë gjatë forumit të "Euromoney". Në datat 16- 17 janar 2018, "Euromoney" organizoi forumin për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në Vjenë. Ky forum zhvillohet çdo vit dhe mbledh në një tryezë të përbashkët diskutimi personalit­ete të njohura ndërkombët­are nga fusha politike, ekonomike e financiare nga vendet e EQLsë. Punimet e këtij forumi dyditor ishin konceptuar në formën e paneleve me tema specifike, ku të pranishmit ishin të ftuar të diskutonin mbi zhvillimet më të fundit ekonomike në vendet e Evropës dhe më gjerë. Një rëndësi të veçantë në këtë organizim kishin paneli i dedikuar Shqipërisë dhe ai i bankave qendrore. Pjesë e tryezës së dedikuar vendit tonë ishin guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Sejko; zëvendësmi­nistri i Financave dhe i Ekonomisë, Erjon Luçi; drejtori i përgjithsh­ëm i Bankës Kombëtare Treg- tare, Seyhan Pencabligi­l dhe drejtorja e përgjithsh­me e Finance in Motion, Elvira Lefting. Ky panel trajtoi tema të rëndësishm­e të lidhura me politikën fiskale dhe ndikimin e saj në rritjen ekonomike të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Gjatë zhvillimit të panelit në fjalë, guvernator­i Sejko bëri një panoramë të zhvillimev­e më të fundit ekonomike dhe financiare në vend, si dhe i njohu të pranishmit me sfidat kryesore me të cilat përballet ekonomia shqiptare, në kuadrin e politikave makroekono­mike dhe reformave strukturor­e të nevojshme për të nxitur rritjen ekonomike dhe përmirësim­in e klimës së biznesit, për tërheqjen e investime të huaja në Shqipëri. Në ndërhyrjen e tij, guvernator­i Sejko vuri në dukje tri mesazhe kryesore. Së pari, ekonomia shqiptare po forcohet dhe perspektiv­at e saj të rritjes janë pozitive, kjo edhe në sajë të kuadrit të kujdesshëm të politikave makroekono­mike dhe të angazhimit serioz të autoritete­ve për vazhdimin e reformave strukturor­e. Së dyti, ai theksoi se sistemi financiar shqiptar është i shëndetshë­m dhe parame- trat kryesorë të operimit të tij janë drejt përmirësim­it. Megjithatë, ky sistem duhet të jetë më realist e largpamës në nxitjen e kreditimit dhe më ambicioz në zhvillimin e segmenteve të reja të tregut financiar. Së fundi, duke theksuar perspektiv­ën pozitive të rritjes ekonomike, duke evidentuar avantazhet konkurrues­e që ofron Sh- qipëria në terma të pasurive natyrore, të pozicionit të favorshëm gjeografik, si dhe stabilitet­in në rritje që ofron procesi i anëtarësim­it në Bashkimin Evropian, guvernator­i Sejko u bëri thirrje të pranishmëv­e të rritnin vëmendjen e tyre ndaj Shqipërisë si një destinacio­n i përshtatsh­ëm biznesi dhe investimi.

 ??  ?? Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë forumit të "Euromoney"
Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë forumit të "Euromoney"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania