Gazeta Shqiptare

Grabitja te Hipoteka, polici privat: Me kapi ne befasi dhe me kërcënoi

Policia në kërkim të të riut që bastisi bankën dhe vodhi 500 mijë lekë "Agresori ishte gati të më vriste"

-

Një ditë pas arrestim it, polici privat, i cili u akuzua për shpërdorim detyre, gjatë grabitjes së bankës së nivelit të dytë brenda Hipotekës së Tiranës, ka dhënë dëshminë e tij përpara uniformave blu. 48- vjeçari F. F. nuk ka mundur të neutralizo­jë ditën e grabitjes, autorin e armatosur dhe të maskuar që mundi të vjedhë 500 mijë lekë nga banka. Në lidhje me këtë ngjarje, F. F. dëshmoi se e ka pasur të pamundur të ndalojë agresorin. "E kisha të pamundur të veproja për ta kapur. Ai më kapi në befasi dhe më kërcënoi që të mos lëvizja, në të kundërt do të më vriste. E kisha të pamundur të lajmëroja edhe operatorin e qendrës apo policinë",- mësohet të jetë shprehur 48- vjeçari. Policia ka referuar materialet në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, edhe për shtetasin R. K.. 61- vjeçari, i cili është përgjegjës­i i sigurisë së sallës operative të kompanisë private, po procedohet penalisht në gjendje të lirë nga policia.

NGJARJA

Një grabitje me armë zjarri ndodhi mesditën e së hënës në orën 14: 00 në një bankë të nivelit të dytë brenda ambienteve të Hipotekës në kryeqytet. Një person i maskuar dhe nën kërcënimin e pistoletës mori paratë e arkës. Sipas burimeve grabitësi ka pasur edhe një bashkëpunë­tor, i "E kisha të pamundur të veproja për ta kapur. Ai më kapi në befasi dhe më kërcënoi që të mos lëvizja, në të kundërt do të më vriste. E kisha të pamundur të lajmëroja edhe operatorin e qendrës apo policinë", - mësohet të jetë shprehur polici privat.

cili po e priste jashtë godinës. Autori i ngjarjes, i cili dyshohet të jetë një i ri rreth moshës 25 vjeç, ka përdorur një kapele në kokë për të fshehur identiteti­n. Mësohet se në brez ka pasur një armë zjarri tip pistoletë. Në momentin kur ka hyrë në ambientet e bankës, bëhet me dije se grabitësi nën kërcënimin e pistoletës, fillimisht kanosi policin privat duke e mënjanuar te muri dhe më pas i ka kërkuar punonjësve të bankës të mos lëvizin nga vendi. Më pas ai i është drejtuar sportelit të bankës private ku u ka drej- tuar armën arkëtareve. Mësohet se autori i grabitjes ka kanosur me armë arkëtaren duke i kërkuar lekët se përndryshe do ta vriste. Arkëtarja për disa sekonda ka hezituar dhe nuk ka bërë asnjë veprim. Në këtë moment grabitësi me qytën e armës ka qëlluar xhamin e bankës, i cili ka pësuar plasaritje. E trembur arkëtarja ka hapur kasafortën e arkës dhe i ka futur në një qese të zezë mbeturinas­h të gjitha paratë. Nga aty dyshohet se ai ka marrë xhiron ditore, një shumë prej rreth 500 mijë lekësh. Pas krimit gra- bitësi u largua në drejtim të bllokut të pallateve pranë rrugës "Don Bosko", ku është ndeshur me një punonjës policie, të cilit i ka drejtuar pistoletën dhe i ka kërkuar të mos e ndjekë pasi përndryshe do ta qëllonte. Autori ka qenë i veshur me të zeza dhe mban në kokë një kapuç dhe një kapele me strehë. Policia ka shtrirë kërkimet e saj në këtë zonë, ndërsa janë marrë edhe pamje të kamerave të sigurisë në disa drejtime. Dyshohet se autori e kishte planifikua­r gjithçka deri në detaj dhe ishte profesioni­st, pasi grabitjen e ka kryer për rreth një minutë. Gjithashtu, ka dyshime se grabitësi është ndihmuar edhe nga një tjetër person për t'u larguar me makinë. Autori mendohet se i ka dhënë çantën me para personit tjetër, ndërsa fshihet në një banesë në zonën e ' Don Boskës'. Sakaq bëhet me dije se forcat policore janë njoftuar nga alarmi i bankës sapo grabitësi është futur, por nuk mundën ta arrestojnë në flagrancë. Blutë janë vendosur prej mesditës së hënë në kërkim të tij, por ende nuk është bërë i mundur arrestimi i të riut.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi grabitja
Vendi ku ndodhi grabitja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania