Gazeta Shqiptare

Vrasja e Emiljano Boçit, flet i mbijetuari: S'kam dijeni kush mund të jenë autorët

Policia, dyshime se atentatorë­t janë vrasës me pagesë: Nuk kanë lënë asnjë gjurmë Disha: Na qëlluan sapo u futëm në makinë

-

Kanë kaluar 5 ditë nga ngjarja tragjike e ndodhur në rrugën "Shefqet Musaraj" në kryeqytet, ku humbi jetën 32- vjeçari Emiljano Boçi, por ende mbeten të panjohur autorët e atentatit. Natën e sulmit, Boçi ishte i shoqëruar me një vajzë dhe me shokun e tij Melvi Disha, i cili mbeti i plagosur. Vetëm 4 ditë pas atentatit ku u plagos me një plumb në shpatull, 27vjeçari Disha ka mundur të japë dëshminë e tij para uniformave blu, në ambientet e spitalit të Traumës, aty ku dhe po merr mjekim. Ai pohoi se nuk i ka parë autorët dhe nuk ka dijeni se kush mund të jenë. "Ishim duke darkuar në një restorant afër. U afruam drejt makinës dhe nuk pamë asgjë të pazakontë. Unë u ula në sediljen e pasme, mbrapa shoferit. Sapo u futëm në makinë na qëlluan nga pas. Kur plumbat më prekën në shpatull u shtriva poshtë sediljeve dhe qëndrova pa lëvizur për shumë minuta. Jam ngritur vetëm pasi gjithçka mbaroi. Nuk kam mundur të shquaj autorët dhe nuk kam asnjë dyshim se kush mund të jenë", - ka dëshmuar ai në polici. Policia nuk ka ende një version zyrtar për ngjarjen, por nisur nga fakti që autorët nuk kanë lënë asnjë gjurmë në vendngjarj­e, dyshohet se atentati mund të jetë kryer nga vrasës me pagesë. Pistat që policia po heton janë konfliktet në të sh- kuarën e 32- vjeçarit, ku Boçi ka qenë i dënuar për plagosje si dhe pazaret e drogës ku mund të ketë qenë i përfshirë. Emiljano Boçi lëvizte vazhdimish­t në Holandë dhe Gjermani ku mendohet se merrej me trafik të lëndëve narkotike.

32- vjeçari, Emiljano Boçi u ekzekutua me dy plumba në kokë rreth orës 17: 50 të ditës së diel, në rrugën "Shefqet Musaraj", brenda në automjetin e tij. Mësohet se atentati ndodhi pranë banesës së Boçit dhe men- dohet se ka më shumë se një autor, të cilët ende nuk janë identifiku­ar. Menjëherë pasi doli nga një restorant në kryeqytet, 32- vjeçari iu drejtuar automjetit "Range Rover" i shoqëruar nga miku i tij Melvi Disha, 27- vjeç, i cili mbeti i plagosur dhe një vajzë identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur. Mësohet se autori ka qëlluar nga pjesa e pasme e makinës "Range Rover" në drejtim të vendit të shoferit çka tregon se objektivi ka qenë pikërisht viktima. Vajza, e cila ndodhej brenda në automjet i ka shpëtuar mrekullish­t plumbave të këtij atentati, ndërsa mësohet se ka qenë ajo e cila ka njoftuar forcat e policisë. Menjëherë pas krimit, sipas dëshmisë së vajzës, autorët u larguan nëpërmjet pallateve të lagjes, "Sheqet Musaraj". Banorët përreth "Ishim duke darkuar në një restorant afër. U afruam drejt makinës dhe nuk pamë asgjë të pazakontë. Unë u ula në sediljen e pasme, mbrapa shoferit. Sapo u futëm në makinë na qëlluan nga pas. Kur plumbat më prekën në shpatull u shtriva poshtë sedileve dhe qëndrova pa lëvizur për shumë minuta. Jam ngritur vetëm pasi gjithçka mbaroi. Nuk kam mundur të shquaj autorët dhe nuk kam asnjë dyshim se kush mund të jenë", - ka dëshmuar Melvi Disha në polici.

nuk kanë dëgjuar të shtëna, çka shton dyshimet se atentatori ka përdorur armë me silenciato­r. Ndërkohë në vendngjarj­e policia ka gjetur 4 gëzhoja. Sakaq bëhet me dije se uniformat blu kanë sekuestrua­r pamjet e sigurisë të disa bizneseve dhe dyshohet se ngjarja u fiksua nga një prej kamerave të sigurisë. Shërbimet e policisë po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifiki­min dhe kapjen e autorit/ ve.

 ??  ?? Melvi Disha
Melvi Disha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania