Gazeta Shqiptare

Zhdukja e Artan Lleshit, zbardhet dëshmia e Altin Muratit: Nuk kam gisht në krimin e rëndë

Policia: Murati i dyshuar për vrasje me paramendim

-

Artan

Lleshin e njoh, se kam punuar me të në Amaliadha të Greqisë. S'kam kurrfarë dijenie për vendndodhj­en e tij dhe as se çfarë mund t'i ketë ndodhur". Kështu mësohet të ketë dëshmuar përpara uniformave blu, Altin Muratit, i dyshuar për bashkëpuni­m në zhdukjen e shtetasit Artan Lleshi në nëntor të vitit të kaluar. I vënë në pranga gjatë një aksioni policor tejet sekret, pak ditë më parë me "akuzën e vrasjes me paramendim, Murati, ka rrëfyer njohjen me 40vjeçarin e zhdukur dhe takimin e fundit me të, por ka mohuar të ketë gisht në krimin e rëndë. "Kohët e fundit kam jetuar në Gjermani. Në shtator u ktheva dhe me Artanin jam takuar disa herë, në Laprakë dhe Paskuqan, ndërsa në një rast kemi udhëtuar bashkë drejt Burrelit dhe jemi kthyer brenda ditës. Për herë të fundit e kam takuar pranë stacionit të autobusit në Babrru, në datën 5 nëntor 2017 rreth orës 11: 00. Unë kam qenë me makinën tip Volksvagen Polo, që e kisha marrë me qira. Artani më kërkoi makinën, por nuk ia dhashë. Prej asaj dite nuk jam takuar më me të. S'kam kurrfarë dijenie për vendndodhj­en e tij dhe as se çfarë mund t'i ketë ndodhur",- ka dëshmuar Altin Murati. Alibia e të dyshuarit kundërshto­het nga rrëfimet e personave të tjerë, të cilët thonë se Artan Lleshi u pa për të fundit herë në afërsi të rreth rrotullimi­t të Kamzës, në shoqërinë e Altin Muratit. Prokuroria ka dyshime se zhdukja e 40- vjeçarit, ka lidhje me hasmërinë disa vjeçare, që nisi vite më parë në Angli, ku një pjesëtar i fisit Hoxha u rrëmbye dhe më vonë u gjet i djegur. Për këtë ngjarje drejtësia britanike cilësoi fajtor dhe dënoi Arben Lleshin, kushëri me të zhdukurin. I dyshuari Altin Murati, i vetmi deri tani në pranga, është pyetur nga hetuesit nëse kishte dijeni për problemet që kishte Artan Lleshi. Kjo për faktin se i dyshuari rezulton të ketë lidhje gjaku me familjen Hoxha. "E dija që ishte në hasmëri, por jo me cilën familje. Artani më ka thënë se i kanë bërë dy atentate",- tha Murati. Prokuroria ka dyshime se 40- vjeçari Lleshi, i zhdukur pa gjurmë prej tre muajsh, mund të jetë ekzekutuar.

 ??  ?? Altin Murati
Altin Murati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania