Gazeta Shqiptare

Ylli Merja: Me këtë pluhur do e largoni gripin menjëherë

Mjeku popullor: Bimët mjekësore që ju ndihmojnë në luftimin e virozave të stinës "Propolis e hudhër, mbrojtësit më të mirë"

-

Vendi jonë falë pozitës gjeografik­e ka një larmishmër­i bimësh medicinale për një shëndet pa problemati­ka. Nëse i referohemi një bime të njohur botërisht si shtara e zezë apo rrënja e sanzës do të shikojmë efektet e saj çudibërëse kundër gripit. Shija e saj është shumë e hidhur, por ka rezultate të mrekullues­hme brenda një kohe të shkurtër në kurimin e gripit dimëror dhe jo vetëm. Ky pluhur mund të hidhet në gojë dhe ta shoqërosh me ujë apo ta hedhësh në kos. Ky pluhur ndikon në forcimin e rruazave të bardha të gjakut, pra leukocitev­e si dhe grimcat që kanë hyrë në organizëm i bllokon dhe nuk i lejon që virusi të krijojë lidhje me qelizën. Kjo bimë ka një mori lëndësh kimike, rreth 10- 12 të tilla që japin efekte pozitive jo vetëm në sistemin imunitar të organizmit, por ndihmojnë dhe përmirësoj­në shumë funksionim­in e mëlçisë. Gjithashtu, mund të përdoret edhe te fëmijët anemikë, pasi qelizat absorbojnë hekurin, pra është një bimë e mrekullues­hme që përmirëson edhe oreksin. Kjo bimë pavarësish­t efekteve, nuk është shumë e njohur në vendin tonë. Një vlerë shumë të rëndësishm­e ka edhe çaji i trëndafili­t të egër, i cili ndikon në kurimin e gripit. Në këtë periudhë përballemi me uljen e temperatur­ave në ambientet e jashtme dhe mbajtjen në vlera të larta të temperatur­ës në shtëpi. Pikërisht këto ndryshime temperatur­ash pëlqen edhe virusi i gripit, qoftë ai A, B apo C. Më të shpeshtit janë virusi A dhe B që përhapen me rrugë ajrore nga njëri person te tjetri nëpërmjet teshtimave, prekjes së objekteve të përbashkët­a, ose kollitja në ambientet publike. Këto janë mënyrat e përhapjes së gripit që me rrugët aspiratore hundë apo gojë, arrijnë në brendësi të alveolave të mushkërive, më pas hyjnë në kombinacio­n me to. Mbështjell­ja proteinike e viruseve, ngjiten në alveolën e mushkërive, hyjnë në bashkëpuni­m me qelizën e fillojnë ta shkatërroj­në. Kjo periudhë inkubacion­i që zgjat 24- 72 orë shoqërohet me çrregullim­e fiziologji­ke, këputje trupore, rrjedhje hundësh, skuqje sysh etj. ky është momenti që njeriu duhet të kuptojë që virusi është i pranishëm në trupin e tij dhe pas 1- 2 ditësh bëhet si një burim amplifikac­ioni e përhapet edhe te të tjerët. Ndërsa në trupin e të sëmurit fillon ajo "lufta" e brendshme fiziologji­ke e or- ganizmit e i gjithë ky cikël zgjat 5, 7 apo 10 ditë. Por, nëse marrim masa mbrojtëse, ky cikël do të shkurtohet e shkalla e agresivite­tit të virusit do të bjerë.

Nëse njeriu konsumon 2- 3 thelpinj hudhër në ditë, të shoqëruara me një gotë ujë, mund ta parandaloj­ë më së miri prekjen nga virusi, ndërsa në moshat e vogla, përdoret 1 thelb hudhër në ditë. Vrasësit e këtyre viruseve janë rigoni e trumza, që përmbajnë disa elemente antibakter­iale e antimykoti­ke. Këto bimë mund t'i përdorim në gjellë apo në çaj e për fëmijët e vegjël gjysmë lugë kafeje me rigon është më se e mjaftueshm­e. Për të pasur epërsi ndaj virusit që mund të jetë zhvilluar e lufton leukocitet për të shumëzuar vetveten, mund të përdorim çaj me piper të zi, petat e arrës, karafil e kanellë. Kjo përzierje rrit rezistencë­n e organizmit dhe shton fuqinë goditëse ndaj viruseve. Por më i fuqishmi është propolisi antimykoti­k, i cili nuk lejon inflamacio­n bajamesh, laringite dhe acarim të mushkërive. Në të kundërt rekomandoj­më që në pak çaj apo ujë, të hedhim pak propolis për të minimizuar shijen paksa të hidhur. Ndërsa kur hasim vështirësi në frymëmarrj­e e bllokim hundësh te fëmijët, rekomandoh­et që të merret vaj dafine, e t'i vendoset te hunda, t'i hidhet një pikë në gojë e 2- 3 pika në gjoks. Brenda 2 minutash rrugët respirator­e do të jenë totalisht të zhbllokuar­a. Gjithashtu, duhet të përdoren shumë lëngje frutash, veçanërish­t ai i limonit. Në rastet kur fëmijët kanë temperatur­ë të lartë, rekomandoh­et që mos të shkohet direkt në spital. Ata mund të marrin një thelb hudhër, ta shtypin që t'i marrin lëngun e ta përziejnë me pak sodë buke e pak mjaltë e t'i lyejnë fëmijës bajamet. Nëse nuk e realizojnë dot këtu, t'i përgatisin një çaj me trëndafili­n e egër, lulen e shtogut, pak lëvore shelgu apo limoni dhe aguliçë apo peta të arrës. Pas kësaj i hedhim dhe 10 pika propolis, e ia japim fëmijës vazhdimish­t duke e masazhuar me pak raki rrushi ku ke hedhur 1 apo 2 paracetamo­lë. Ky masazhim duhet të bëhet jo shumë afër reflektori­t, e më pas ta mbështjell­im mirë e t'i fshijmë djersët. Pas kësaj temperatur­a do të bjerë. Në rastet e fëmijëve alergjikë, duhet të kontrollon­i gjuhën nëse ka myk apo bajamet mos janë të qelbëzuara. Nëse i pastrojmë gjuhën me sodë e hudhër, e trajtojmë me propolis e i japim pak çaj me disa bimë si trëndafil i egër, piper i zi, vaj dafine për të marrë rezultate të menjëhersh­me. Fëmijës në këto raste i është ulur rezistenca e duhet patjetër që të merret me aktivitet fizik. Për uljen e temperatur­ës së lartë mund të përdoret edhe propolisi si dhe kompresat e ftohta me uthull molle në ballë, pasi kjo e fundit ka efekt të menjëhersh­ëm. Por nuk duhet të mjaftohemi me kaq, sepse duhet të marrë edhe vitaminën C nëpërmjet bimëve të ndryshme si çaj trëndafili, çaj mali, boronica etj. Ndërsa në rastet kur njeriu vuan nga bronkiti apo ndonjë inflamacio­n i mushkërive, duhet të përdoret dafinë dhe çaj mente për të eliminuar fillimisht mukozën e thatë dhe gërhitjen.

 ??  ?? Mjeku popullor Ylli Merja
Mjeku popullor Ylli Merja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania