Gazeta Shqiptare

Epidemi fruthi në vend, shkon në 16- të numri i fëmijëve të prekur

Adela Vasili: Vaksina, mjeti i vetëm për shpëtimin e jetës në të tilla raste Epidemiolo­gia e ISHP- së: Mbi 1200 të pavaksinua­r në Tiranë "Të rivaksiono­hen individët që kanë lindur në vitet 1980- 1990"

-

Ka arritur në 16 numri i fëmijëve të konfir muar me fruth, ndërkohë në kryeqytet mbi 1200 prej tyre janë ende të pavaksinua­r. Rastet më të shumta sipas Institutit të Shëndetit Publik, janë kryesisht fëmijë nën 1 vjeç, por vlen të theksohet se mund të jetë prekur edhe një i rritur, i cili po mbahet nën mbikëqyrje. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", Adela Vasili, epidemiolo­ge në Departamen­tin e Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, shprehet se për fruthin edhe një rast i vetëm përbën epidemi. Por ajo më tej shton se popullata kryesisht është e mbrojtur dhe vetëm 4% e popullatës nuk është vaksinuar. Epidemiolo­gia i bën thirrje të gjithë prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre në të mirë të shëndetit të tyre.

Sa është numri i fëmijëve të prekur nga fruthi deri më tani në vendin tonë?

Deri tani janë shtruar në Qendrën Spitalore Universita­re "Nënë Tereza" 20 fëmijë, nga të cilët 16 janë të konfirmuar me fruth. Të prekurit janë kryesisht fëmijë të moshës nën 1 vjeç që nuk e kanë bërë vaksinën. Por, gjithashtu, rezultojnë me fruth edhe fëmijë mbi 1 vjeç që prindërit ende nuk i kanë vaksinuar. Ndërkohë analizat e 2 fëmijëve janë ende në pritje, ndërsa dy të tjerë kanë rezultuar negativ.

Aktualisht ku po trajtohen të prekurit nga sëmundja dhe si paraqitet gjendja e vogëlushëv­e?

Fëmijët janë vendosur në një karantinë apo pavion të veçantë në Pediatrinë Infektive në QSUT, ku janë 6 dhoma në katin e dytë për trajtimin e tyre. Mesa kemi kontaktuar me mjekët specialist­ë, gjendja e fëmijëve nuk paraqitet e rëndë.

A mund të themi se kjo situatë përbën epidemi?

Për fruthin edhe një rast përbën epidemi, por fakti që kemi jo shumë raste të prekura na bën të kuptojmë që popullata ka mbrojtje. Sëmundja po prek vetëm të pa vaksinuari­t kryesisht nën 1 vjeç. Pra, ka një lloj mbrojtjeje. Por ne po bëjmë apel që mos të shtyhet vaksinimi, pasi fëmijët e pavaksinua­r janë të pambrojtur.

Cilat janë disa nga arsyet që këta fëmijë nuk janë vaksinuar?

Prindërit nuk i kanë vaksinuar për arsye të ndryshme, disa thonë se fëmija ka qenë i sëmurë, disa të tjerë kanë refuzuar vaksinimin me pretekste nga më të Deri

më tani ka vetëm një person të rritur që dysho het i prekur nga fruthi i lindur në vitet 1980- 1990, kategori për të cilën mjekët bëjnë apel sërish që të rivaksinoh­et. Ky individ i përket këtij kontigjent­i e duhej të ishte vaksinuar. Sipas epidemiolo­ges, pacienti është shtruar dy ditë më parë e së shpejti do të ketë analizën e saktë për rastin e tij. Fëmijët që kanë lindur në vitet 1980- 1990 janë vaksinuar vetëm një herë e duhet të marrin edhe dozën tjetër të vaksinës ndaj fruthit. Që prej 2016, Instituti i Shëndetit Publik ka bërë thirrje sensibiliz­uese ndaj kësaj kategorie e vjet kanë vënë në dispozicio­n një sasi të konsiderue­shme vaksinash për ta. "Ka pasur raste që i janë përgjigjur shumë mirë, pozitivish­t thirrjes sonë, por ka pasur të tjerë që vetëm pyesnin por nuk shkonin të bënin vaksinën. Të gjithë ata individë që kanë mbetur vetëm me një dozë që prej asaj kohe, mund të shkojë në qendrat shëndetëso­re e të bëjë vaksinën e dytë".

ndryshmet.

Sa është numri i të pavaksinua­rve në rang vendi?

Në vendin tonë rreth 4% e popullatës janë të pavaksinua­r nga fruthi, e po t'i referohemi Tiranës, ka 12001300 fëmijë që kanë mbushur 1 vjeç dhe ua kanë shtyrë vaksinimin. Kjo shtyrja është e gabuar e shpresojmë që prindërit të ndërgjegjë­sohen sa më shpejt. E nëse këta fëmijë janë të grupuar në një zonë të caktuar, atëherë propabilit­eti për të përhapur virusin te njëritjetr­i është shumë i madh.

Cilët janë më të rrezikuari­t?

Ka fëmijë që nuk vaksinohen për arsye shëndetë-

sore dhe nëse ky fëmijë bie në kontakt me një tjetër që nuk është vaksinuar, sepse prindi ka refuzuar, rrezikon jetën. Pasojat që lë fruthi për këtë kontigjent fëmijësh që nuk mund të vaksinohen pasi janë të sëmurë, janë shumë të rrezikshme. Kështu që të vaksinohen të gjithë për të mbrojtur ata që realisht nuk e bëjnë dot vaksinën e kanë imunodefiç­encë.

Nënat janë kontaktuar nga mjekët e ju është komunikuar që të vaksinojnë fëmijët urgjentish­t. Në rastin që fëmija është prekur nga virusi, vaksina nuk duhet të bëhet pasi ka rrezik. Si do veprohet në këto raste?

Në rastet kur fëmija e ka marrë virusin e është i sëmurë me fruth, normalisht nuk e bën vaksinën. Fruthi ka disa shenja karakteris­tike e automatiki­sht pediatri do e konstatojë këtë gjë. Nuk ka gjasa të ndodhë diçka e tillë, të bëhet një vaksinim te fëmijët me fruth e t'u vihet jeta në rrezik.

A është e mjaftueshm­e sasia e vaksinave dhe sa interes ka pasur nga prindërit pas rishfaqjes së fruthit?

Në këto 2- 3 ditët e fundit ka pasur një ndërgjegjë­sim e prindërit janë drejtuar në qendrat shëndetëso­re për të vaksinuar fëmijët. Vaksina ka dhe ne do i furnizojmë prap qendrat, jo vetëm për të vegjlit, por edhe për kontigjent­in e viteve 1980- 1990 që nuk e kanë bërë vaksinën.

Cilat janë shenjat e para të fruthit?

Fruthi nuk është aq i lehtë për t'u kuptuar, sepse është virozë dhe shfaq temperatur­ë, kollë e më pas shfaqen puçrrat. Në momentin që shfaqen këto të fundit, është e vendosur diagnoza klinike. Mjeku është ai që gjykon rastet.

A ka gjasa të ndikojë vaksina e fruthit në spektrin e autizimit?

Lajmi që është publikuar rreth 2 vite më parë e që lidhte vaksinën e fruthit me autizmin është hedhur poshtë. Autizmi është përjashtua­r si variant i një lidhjeje të mundshme me vaksinën, në bazë të studimeve që janë bërë. Kështu prindërit nuk duhet të kenë frikë nga kjo hipotezë e rremë. Ndërkohë është thënë se edhe myslimanët nuk i kanë vaksinuar fëmijët. Komuniteti mysliman në Shqipëri ka deklaruar se nuk ka asnjë teolog apo institucio­n fetar që të jetë kundër vaksinave. Për më tepër, në bazë të statistika­ve në shumë vende myslimane ka mbulim të mirë me vaksina e madje dhe kërkesë për të.

Cila është thirrja juaj drejt popullatës?

Duhet të ketë një sensibiliz­im akoma më të madh nga ana e mjekëve që vaksinat janë mjetet e vetme për shpëtimin e jetëve në të til-

 ??  ?? Adela Vasili, epidemiolo­ge në Departamen­tin e Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP
Adela Vasili, epidemiolo­ge në Departamen­tin e Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania