Gazeta Shqiptare

"Çerdhet e kopshtet më të rrezikuara nga përhapja e virusit"

-

Një

rrezik tjetër i përhapjes së fruthit janë ambien tet e shkollave, kopshteve e çerdheve, ku fëmijët janë më të predispozu­ar për t'u prekur. ISHP bën me dije për "Gazeta Shqiptare" se po merren të gjitha masat për parandalim­in e përhapjes së sëmundjes. "Po merren të gjitha masat, po kontrolloh­en, por në përgjithës­i në shkolla fëmijët duhet t'i kenë marrë të dyja dozat pasi janë mbi 6 vjeç. Po bëhet kontrolli nëse ka fëmijë që kanë marrë vetëm një dozë për të proceduar më tej me vaksinimin e tyre", - tregon Vasili. Problemi më i madh qëndron te çerdhet dhe kopshtet, ku vogëlushët kanë marrë vetëm një dozë vaksine antifruth sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit. "Fëmija është 1 vjeç dhe është në çerdhe, e aty është gjithë problemi, sepse në çerdhe ka raste kur s'është bërë vaksina e parë e në kopshte s'është bërë e dyta. Ne nuk mendojmë që të ketë ndonjë përhapje të madhe të sëmundjes pasi popullata është e vaksinuar", - thekson epidemiolo­gia.

la raste. Prindërit duhet të jenë të bindur se grupi i vaksinave që duhen bërë, është për të mirën e shëndetit të fëmijëve të tyre. Ju bëjmë thirrje prindërve që kanë fëmijë të vegjël të pavaksinua­r që mund të kenë viroza apo temperatur­ë të mos drejtohen te urgjenca e QSUT- së, por te mjeku i familjes. Kjo bëhet për të evituar kontaktin me fëmijët që kanë shenjat e fruthit e mund të kon-

taminohen.

Në cilat shtete duhet të tregojnë kujdes personat që lëvizin jashtë Shqipërisë? Pra, cilat vende janë të prekura nga fruthi?

Shtetet e prekura nga fruthi sipas statistika­ve janë Kosova, e cila shënon 2 raste vdekjesh nga kjo sëmundje, Italia, Greqia, Serbia, Rumania, Maqedonia. Pra, të gjitha shtetet fqinje janë të prekura nga fruthi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania