Gazeta Shqiptare

Vrau në pritë me kallashnik­ov 24- vjeçarin, gjykata dënon me 20 vite burg autorin

Ngjarja në vitin 2015, dënohet me 10 vite heqje lirie edhe bashkëpunë­tori Viktima Luigj Gjergji i kishte ngacmuar motrën

- Sherbime Konsulence ( Sektori I Gjenerimit Hidrik – Rehabiliti­m/ Modernizim) Afati I fundit: 12 Shkurt 2018 ( Ora 16: 00)

ana tjetër, i pandehuri Eduart Hulej dhe avokatja e tij kanë pranuar vrasjen, por kanë kërkuar ndryshimin e cilësimit të akuzës nga "vrasje me paramendim", në vrasje e thjeshtë, pra pa paramendim. "Luigj Gjergji ka dashur që të më vrasë. Jemi takuar rastësisht dhe pas një debati, pata frikë se ai mund të më vriste, ndaj e qëllova. Unë nuk kam dashur ta vras dhe këtë nuk e kam bërë me paramendim, por ka qenë një ngjarje e çastit", është shprehur Hulej në sallën e gjyqit. Pavarësish­t këtij pretendimi, prokuroria tha se provat tregojnë mjaftueshë­m se Eduart Hulej ka mirorganiz­uar vrasjen e Luigj Gjergjit, ndërsa shoku i tij, Akil Gradeci e ka ndihmuar në këtë krim. Në këtë mënyrë, prokuroria kërkoi 30 vite burg për Hulejn dhe 15 vite burg për Gradecin. Gjykata e Shkallës së Parë pranoi kërkesën e prokuroris­ë duke dënuar me 30 vite Hulej dhe 15 vite Gradecin, por të dy këta përfituan nga gjykimi i shkurtuar, teksa iu ul 1/ 3 e dënimit. Eduart Hulej do të vuajë 20 vite burg dhe shoku i tij Akil Gradeci 10 vite.

VRASJA

24- vjeçari Luigj Gjergji po kthehej nga Rinasi në Shkodër, kur u ekzekutua me breshëri automatiku. Ngjarja e rëndë që i mori jetën emigrantit ka ndodhur rreth orës 02: 15 të 9 tetorit 2015. I riu sapo kishte përcjellë nënën e tij për në Greqi dhe po kthehej në shtëpi. Ai po udhëtonte me mjetin tip "Audi", me targë greke NZP8147 dhe në aksin rrugor Shkodër- Vau Dejës, Eduart Hulej i ka zënë pritë dhe e ka qëlluar për vdekje. Pas breshërisë me automatik, makina me të cilën po udhëtonte ka përfunduar poshtë një kanali, në anë të rrugës duke rënë në ujë. Në atë orë të vonë kanë qenë banorët e zonës, ata që kanë lajmëruar policinë, pasi kanë dëgjuar të shtënat e kallashnik­ovit. Pas njoftimit, forcat e policisë menjëherë kanë mbërritur në vendngjarj­e, teksa kanë parë 24- vjeçarin, i cili kishte humbur jetën nga plumbat e shumtë që ka marrë në trup. Menjëherë pas ngjarjes, policia shpalli në kërkim Eduart Hulejn dhe Akil Gradecin. Në vetëm pak ditë pas vrasjes, policia arriti që ta zbardhte ngjarjen. Eduart Hulej, sipas burimeve policore ka vrarë Luigj Gjergjin, pasi ky i fundit kohë më parë i kishte ngacmuar motrën. Viktima dhe autori pak ditë para vrasjes kishin pasur edhe një debat të fortë mes tyre. Pas debatit, Hulej i ka zënë pritë duke qëlluar 24vjeçarin Luigj Gjergji dhe duke e lënë të vdekur në vend. Në vendngjarj­e u sekuestrua­n 10 gëzhoja automatiku.

 ??  ?? Viktima, Luigj Gjergji
Viktima, Luigj Gjergji

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania