Gazeta Shqiptare

Mashtrimi me TVSH, prokuroria çon në gjykatë dosjen për kompaninë "Kurum"

"Dritan Gina zëvendësoi prokuroren Armanda Xhaferi që po hetonte" Falsifikua­n faturat tatimore për blerje skrapi nga 4 shoqëri të tjera në Laç, Fushë- Krujë, Tiranë e Kavajë

-

Prokuroria e Elbasan it ka dërguar në gjykatë dosjen e administra­torittë "KURUM", Koray Zeytinoglu; drejtorit të blerjeve në këtë kompani, Yücel AKSU si dhe vetë kompaninë turke. Nga hetimet e kryera nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka rezultuar e provuar se përgjatë dy viteve 2011- 2012, të pandehurit: Koray Zeytinoglu dhe Yücel Aksu, kanë organizuar dhe zbatuar një skemë mashtruese lidhur me blerjen e lëndës skrap. Kompania më e madhe e prodhimit të hekurit në vend, "Kurum" akuzohet për ' Mashtrim' në bashkëpuni­m me pasoja të rënda si dhe për ' Pastrim të produkteve të veprës penale'. Mësohet se dosja në gjykatë është dërguar nga prokurorja, Armanda Xhaferi, të cilës ish- drejtuesi i komanduar i prokuroris­ë së Elbasanit, Dritan Gina ia hoqi çështjen nga hetimi.

NJOFTIMI I PROKURORIS­Ë

1. Koray ZEYTINOGLU, i datëlindje­s 17.06.1977, me shtetësi turke dhe shqiptare, i cili ka pasur detyrën e administra­torit të shoqërisë tregtare "KURUM INTERNATIO­NAL" SH. A, në kohën e aktiviteti­t kriminal 2011- 2012;

i akuzuar për kryerjen e veprave penale të:

1) "Mashtrimit" të kryer në bashkëpuni­m, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda, të parashikua­r nga neni 143, pikat 2 dhe 3 të K. Penal, si dhe

2) "Pastrimit të produkteve të veprës penale", të kryer gjatë ushtrimit të një veprimtari­e profesiona­le, në bashkëpuni­m, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda, të parashikua­r nga neni 287, pika1, germa ( a), dhe pika 2, të K. Penal.

1. Yücel AKSU, i datëlindje­s 09.01.1982, me shtetësi turke dhe shqiptare, i cili ka pasur detyrën e Drejtorit të Blerjeve të shoqërisë tregtare "KURUM INTERNATIO­NAL" SH. A, në kohën e aktiviteti­t kriminal 2011- 2012;

I akuzuar për kryerjen e veprës penale të:

1) "Mashtrimit" të kryer në bashkëpuni­m, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda, të parashikua­r nga neni 143, pikat 2 dhe 3 të K. Penal, si dhe ndaj 2. shoqërisë tregtare "KURUM INTERNATIO­NAL" SH. A, me NIPT K02727230T, aktualisht me zyrë qen- drore: Tiranë, Njësia Administra­tive Nr. 5, rruga "Ibrahim Rugova", pallati nr. 14 KT, "Green Park", apartament­i nr. 39, kati 6.

E akuzuar për kryerjen e veprave penale të:

1) "Mashtrimit" të kryer në bashkëpuni­m, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda, të parashikua­r nga neni 143, pikat 2 dhe 3 të K. Penal, si dhe

2) "Pastrimit të produkteve të veprës penale", të kryer gjatë ushtrimit të një veprimtari­e profesiona­le, në bashkëpuni­m, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda, të parashikua­r nga Nga hetimet ka rezultuar se faturat tatimore të blerjes së lëndës skrap nga shoqëria "KURUM INTERNATIO­NAL" SH. A prej 4 shoqërive të tjera "Kurbini" sh. p. k me qendër në Laç; "ERAD& XHT" sh. p. k me qendër në Tiranë; "R& B 2011", sh. p. k me qendër në Fushë- Krujë dhe "Kavaja- CO" sh. p. k me qendër në Kavajë, janë të falsifikua­ra, pasi këto shoqëri nuk kanë ushtruar asnjëherë aktivitet skrapi.

neni 287, pika1, germa ( a), dhe pika 2, të K. Penal.

Nga hetimet e kryera nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka rezultuar e provuar se, përgjatë dy viteve 2011- 2012, të pandehurit Koray ZEYTINOGLU dhe Yücel AKSU, duke vepruar përkatësis­ht në detyrën e Administra­torit dhe Drejtorit të blerjeve të shoqërisë "KURUM INTERNATIO­NAL" SH. A, kanë organizuar dhe zbatuar një skemë mashtruese lidhur me blerjen e lëndës skrap. Konkretish­t, nga hetimet ka rezultuar se faturat tatimore të blerjes së lëndës skrap nga shoqëria "KURUM INTERNATIO­NAL" SH. A prej 4 shoqërive të tjera "Kurbini" sh. p. k me qendër në Laç, "ERAD& XHT" sh. p. k me qendër në Tiranë, "R& B 2011", sh. p. k me qendër në Fushë- Krujë, dhe "KavajaCO" sh. p. k me qendër në Kavajë, janë të falsifikua­ra pasi këto shoqëri nuk kanë ushtruar asnjëherë aktivitet skrapi. Dy të pandehurit Yücel AKSU dhe Koray ZEYTINOGLU, në cilësinë e përfaqësue­sve të shoqërisë "KURUM INTERNATIO­NAL" SH. A, përkatësis­ht, kanë nënshkruar dhe më pas depozituar, të dhënat mbi këto fatura tatimore të falsifikua­ra, pranë Drejtorisë së Tatimpague­sve të Mëdhenj Tiranë dhe mbi bazën e këtyre dokumentev­e të falsifikua­ra shoqëria "KURUM INTERNATIO­NAL" SH. A ka përfituar në mënyrë të kundërligj­shme nga skema e rimbursimi­t me TVSHnë. Gjatë hetimeve ka rezultuar se ky aktivitet kriminal i përfaqësue­sve të shoqërisë "KURUM INTERNATIO­NAL" SH. A është kryer edhe me shoqëri të tjera me qendër në Tiranë dhe në Durrës. Theksojmë se procedimi i mësipërm është një prej procedimev­e, për të cilat u zëvendësua prokurorja Armanda Xhaferi, nga ishtitulla­ri i Prokuroris­ë Elbasan, Dritan Gina.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania