Gazeta Shqiptare

ERZEN SHKOLOLLI Një drejtor për dy shtete, nga Galeria e Kosovës në krye të Galerisë së Shqipërisë

Kush është kosovari në krye të institucio­nit kryesor të artit pamor në vend

-

Erzen Shkololli është drejtori i ri i Galerisë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë. Pas katër vitesh në këtë detyrë, Artan Shabani do i dorëzojë detyrën Shkolollit, më herët ish- drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve në Kosovë. Prej muajsh emri i tij ka qenë më i përfoluri për postin në fjalë dhe për dy arsye: e para, sepse Shkololli është shumë i përfshirë në skenën e artit bashkëkoho­r ndërkombët­ar, jo vetëm si ish- drejtor i GKK- së në Prishtinë, por edhe si kurator në disa ekspozita ndërkombët­are të dorës së parë, si "documenta". E dyta, sepse marrëdhëni­et e tij me qeverinë shqiptare janë të kahershme. Zanafilla e këtyre marrëdhëni­eve shënohet prej kohës kur ai ishte në krye të GKK- së së Kosovës. Madje, si i tillë, ai ka ardhur me ekspozitë edhe në GKA- në e Shqipërisë, kur nga Kosova sillej ekspozita e Simon Shirokës.

Ka qenë një vendim qeverie i ditës së mërkurë, që e ka emëruar Erzen Shkolollin, i cili nga ana tjetër nuk është i panjohur në selinë e Këshillit të Ministrave. Ai ka hapur sezonin e tretë të vitit 2016 në COD- Qendra për Hapje e Dialog në Kryeminist­ri. Sezoni titullohej "Të dialogosh me prani", ndërsa ekspozita i shtonte këtij titulli një konstatim "Duke qëndruar pezull"… Në rolin e kuratorit, ai pat ftuar në COD, artistët Flaka Haliti nga Kosova, Laurent Mareschal ( Francë), Nathan Coley ( Mbretëri E Bashkuar), Peter Kogler ( Austri) dhe Vigan Nimani ( Kosovë).

POR, KUSH ËSHTË ERZEN SHKOLOLLI?

Erzen Shkololli është artist dhe kurator, drejtor i Fondacioni­t "Unë e du Kosovën" në Prishtinë, Kosovë. Gjithashtu, ka qenë këshilltar kuratorial për ' documenta 14'. Ka qenë drejtor i Galerisë Kombëtare të Kosovës nga viti 2011 deri më 2015. Në vitin 2013, Shkololli ishte komisioner i prezantimi­t të parë të Republikës së Kosovës në edicionin e 55- të të Bienales së Venecias. Nga viti 2003 deri më 2007 mbajti pozitën e drejtorit artistik në Institutin e Artit Bashkëkoho­r EXIT në Pejë, një iniciativë e shkëmbimit në Kosovë, e cila e transformo­i skenën kulturore vendëse. Praktika e tij artistike përdor ritualet dhe folklorin vendës për të tërhequr vëmendjen te situata specifike socio- politike dhe është ekspozuar ndërkombët­arisht në muze, siç janë Van Abbemuseum, Eindhoven; Centre Pompidou, Paris dhe Fridericia­num, Kassel.

Shkololli organizoi Ekspozitën e Kontakt Art, të titulluar "Thirty One" ( Tridhjetë e një) dhe kuruar nga Hans Ulrich Obrist e Petrit Halilaj në Galerinë Kombëtare të Kosovës ( 2015). Ishte kurator i "Thirty Years After: Šejla Kameri?"( 2015), "Sokol Beqiri: Retro- spektivë" ( 2014), "Simon Shiroka: Retrospekt­ivë" në Galerinë Kombëtare në Tiranë ( 2014) dhe në Galerinë Kombëtare të Kosovës ( 2013); bashkëkura­tor i ekspozitës "Engjëll Berisha - Befre: Retrospekt­ivë" ( 2013) dhe "Grafika" nga koleksioni i GKK- së ( 2013).

Nga viti 2008 deri më 2009 ish- te përfitues i Bursës së DAAD- së për Artistët në Rezidencë. Nga viti 2003 është anëtar i Parlamenti­t Europian të Kulturës.

Artan Shabani erdhi në krye të GKA- së në vitin 2013, nga Italia ku jetonte. Pas katër vitesh ai i lë detyrën, ish- homologut të tij në Kosovë. Ndryshe prej epokës së Shabanit, ku qeveria la Galerinë Kombëtare pa asnjë mbështetje duke qenë se fokusi i saj ishte te Muzeu Marubi, Teatri "Migjeni", Muzeu i Ikonave në Korçë, Teatri i Korçës, Shtëpia me gjethe, etj., në këtë 4- vjeçar, GKA si edhe Muzeu Historik e Biblioteka Kombëtare do jenë në fokus të investimev­e.

 ??  ?? Gusht, 2013 Rama me Shkolollin në Prishtinë
Gusht, 2013 Rama me Shkolollin në Prishtinë
 ??  ?? 2014, drejtori që ikën Artan Shabani me drejtorin Shkololli që vjen në Tiranë
2014, drejtori që ikën Artan Shabani me drejtorin Shkololli që vjen në Tiranë
 ??  ?? Tetor 2016, Kumbaro me Shkolollin në Tiranë
Tetor 2016, Kumbaro me Shkolollin në Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania