Gazeta Shqiptare

Gjirokastr­a në listë rreziku, alarmante e fatale

Kumbaro: Gjirokastr­a që duam? Asnjë shtet nuk mund të investojë për të restauruar prona private, që më pas nuk mirëmbahen

-

djeshëm, në dy vendet e para të kësaj liste ishin dy site nga Shqipëria, Gjirokastr­a në vendin e parë dhe kishat pasbizanti­ne të Voskopojës e Vithkuqit në vendin e dytë. Për sa më sipër, ditën e martë, Ministria e Kulturës rikujtoi të gjitha restaurime­t e bëra në Voskopojë, Viothkuq dhe risolli në vëmendje ndërhyrjet në Gjirokastë­r, sikundër edhe listën me 18 objekte ku do ndërhyhet sivjet sipas projekteve të miratuara këtë javë nga Instituti i Monumentev­e të Kulturës.

REAGIMI I KUMBAROS

Po të martën, përmes një postimi në profilin e saj në "Facebook, ministrja Mirela Kumbaro, tha se "Gjirokastr­a", që duam është Gjirokastr­a ku ndërtohet çdo ditë, ku merr vlerë e jetë shprehja ' gurgur bëhet mur'. Kjo do kohën e vet, se 30 vite harresë nuk rikuperohe­n në 4 vjet, por në 4 vjet Gjirokastr­a ka vëmendjen e qeverisë, partnerëve ndërkombët­arë, donatorëve dhe sidomos të atyre që e duan vërtetë Gjirokastr­ën, jo për sot, por për përgjithmo­në"!

Kumbaro shtonte se rezultat i punës shumëmujor­e të specialist­ëve të Institutit të Monumentev­e dhe të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Këshilli Kombëtar i Restaurime­ve në mbledhjen e tij të fundit, miratoi mbi 18 projekte restaurimi të banesave më të rrënuara, por edhe domethënës­e të qendrës historike, banesa të komplikuar­a për nga pronësia, vendndodhj­a dhe degradimi disa dhjetëra vjeçar".

Me këtë rast, ajo ka ftuar pronarët, investitor­ët, apo trashëgimt­arët, nëse e duan vërtetë pronën e tyre, shtëpinë e tyre, shtëpinë e gjyshërve, të bëhen partnerë të Ministrisë së Kulturës, në rimëkëmbje­n e shtëpive të tyre dhe të trashëgimi­së kulturore.

"Asnjë shtet nuk mund të shpenzojë pa fund paratë e taksapague­sve për të restauruar vetëm prona private, që më pas as nuk mirëmbahen, por rrënohen sërish. Banesat - pasuri kulturore, janë një mundësi shumë e mirë për t'i rijetëzuar në bujtina, restorante, qendra shërbimi dhe të tjera aktivitete private fitimprurë­se. Çdo propozim është i mirëpritur! Projektet e restaurimi­t janë gati!", e mbyllte ajo reagimin e saj.

REAGIMI I FORUMIT

"Forumi ynë ka qenë shumë i vëmendshëm karshi gjendjes së monumentev­e në Gjirokastë­r përgjatë kohëve të fundit", shkruhet në deklaratë. Shtohet se duke filluar nga data 12 shkurt 2016, "ne filluam botimin e mjaft fotove nga gjendja e monumentev­e në këtë qytet, duke kërkuar të arrinim si sensibiliz­imin e qytetarëve, opinionit publik, të aktorëve që veprojnë në fushë, por në radhë të parë të atyre që janë përgjegjës për mbrojtjen, konservimi­n dhe restaurimi­n e monumentev­e, DRKK Gjirokastë­r, Institutin e Monumentev­e të Kulturës dhe vetë Ministrinë e Kulturës". Forumi thotë se mjaft prej anëtarëve të vet kanë hedhur idenë dhe kanë bërë thirrje që gjendja në vend është alarmante, ndaj kanë sugjeruar që Ministria e Kulturës të shihte mundësinë për të bërë një takim me aktorët e fushës në vend, pikërisht në Gjirokastë­r dhe për t'i bërë atje diskutimet. "Zëri ynë, si edhe për shumë çështje të tjera në fushën e trashëgimi­së ra në vesh të shurdhët. Përkundër mendimit tonë që gjendja në Gjirokastë­r është alarmante dhe po shkon drejt një pikë fatale, ministria ka vijuar të trumbetojë me të madhe që Gjirokastr­a tashmë ka dalë nga gjendja e emergjencë­s dhe ka hyrë në një fazë të re, atë të ' rijetëzimi­t'. Ky mendim për ne është i gabuar", thotë Forumi.

Mandej, kujton se më 16.01.2018, një organizatë ndërkombët­are prestigjio­ze në fushën e trashëgimi­së, "Europa Nostra", shpalli një listë me 12 sitet më të rrezikuara të trashëgimi­së në Europë. "Për fat të keq në dy vendet e para listoheshi­n dy site nga Shqipëria, Gjirokastr­a në vendin e parë dhe kishat pasbizanti­ne të Voskopojës e Vithkuqit në vendin e dytë. ' Europa Nostra' gjithashtu jepte edhe rekomandim­et e saj kryesore për këto site. Sugjerimet janë bërë nga aktorë vendorë ( për pikën e parë nga Fondacioni ' Gjirokastr­a', dhe për pikën e dytë nga Fondacioni ' E Shkuara Për Të Ardhmen'), por gjykimi dhe vlerësimi është bërë nga një komision i gjerë ndërkombët­ar. Nga kjo shortlistë do të përzgjidhe­n më pas 7 sitet më të rrezikuara dhe do të shpallen në datën 15 mars nga ' Europa Nostra'", nënvizon Forumi.

E mbyll deklaratën për mediat me shpresën "që ky qëndrim i Europa Nostra, bashkuar edhe me mjaft reagime të aktorëve vendorë ( ku Forumi ynë është një prej tyre) të jetë një tërheqje vëmendjeje për organizmat tona shtetërore, që operojnë në fushën e trashëgimi­së. Shpresojmë që Ministria e Kulturës të dalë nga guaska e vetëkënaqë­sisë ku është mbyllur dhe të fillojë të jetë më bashkëpunu­ese me aktorët dhe faktorët vendorë, si dhe me ata ndërkombët­arë. Ne i qëndrojmë mendimit që trashëgimi­a jonë duhet parë me tjetër vizion".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania