Gazeta Shqiptare

Dëmshpërbl­imi i të përndjekur­ve - detyrim kushtetues, jo lëmoshë

- Nga Besim Ndregjoni

vendi aktual që duke iu referuar Rezolutave të Asamblesë Parlamenta­re të Këshillit të Europës dhe konkretish­t Rezolutës nr. 1096 ( viti 1996) "Masat për të çrrënjosur trashëgimi­në e sistemeve totalitare komuniste". Rezoluta nr. 1481 ( vitit 2006) " Domosdoshm­ëria për dënimin ndërkombët­ar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste" si dhe vendimeve të Konventës së Parë Kombëtare të Unionit Mbarëkombë­tare për Integrimin e të Përndjekur­ve Politike dhe të Qendrës Shqiptare të Rehabiliti­mit të të Mbijetuarv­e të torturës" Për dënimin e krimeve të komunizmit në Shqipëri", datë 12.05.2006 në pikën 15 të Rezolutës të miratuar nga ky Kuvend: " Mbështet hartimi i një strategjie kombëtare për eliminimin e pasojave të totalitari­zmin gjysmë shekullor në Shqipëri dhe fton institucio­net shtetërore të përmbushin të gjitha detyrimet ligjore lidhur me statusin e të përndjekur­ve politikë për integrimin, arsimin, punësimin, strehimin dhe dëmshpërbl­imin e tyre në një kohë sa më të shpejtë". Pra, qeveria në këtë rast s? ka bërë asgjë tjetër veçse ka përmbushur detyrimin e saj ligjor, e theksoj detyrimin ligjor kushtetues.

Nga ana tjetër, sipas të Drejtës Ndërkombët­are bashkëkoho­re konkretish­t: Deklarata e Parimeve Themelore të Drejtësisë për vikti- mat e krimeve dhe të abuzimit me pushtetin, aprovuar me Rezolutën e Asamblesë së Përgjithsh­me të OKB viti 1985 / "Viktimat kanë të drejtën për dëmshpërbl­im të menjëhersh­ëm për dëmin e pësuar, dhe, se shtetet duhet të përpiqen të parashikoj­në kompensim financiar". Ligji i datës 29.07.1993 nr. 7748 "Për Statusin e ish - të dënuarve dhe të përndjekur­ve politikë nga sistemi komunist", obligon shtetin demokratik që pavarësish­t nga vështirësi­të me të cilat ndeshet shteti dhe shoqëria shqiptare e ka detyrë dhe përgjegjës­i morale e historike që të respektojë dhe të marrë masa konkrete për realizimin e së drejtës ligjore të dëmshpërbl­imit e kompensimi­t këtij grupimi të madh, të konsiderue­shëm, të orientuar historikis­ht e politikish­t. Duke sintetizua­r në një të Drejtat Kushtetues­e Dispozitat ligjore në fuqi në Republikën e Shqipërisë, përfshi Kodin Penal etj. si dhe detyrimet nga e Drejta Ndërkombët­are, në funksion të përmbushje­s edhe të detyrimeve që shtron integrimi në radhën e shteteve demokratik­e europiane, parimi i drejtësisë ka marrë në konsiderat­ë edhe interesat e tjera të shoqërisë, si dhe interesin publik në tërësi duke pasur synimin kryesor zvogëlimin ( pa arritur dot objektivis­ht zerimin) e pasojave të këtyre padrejtësi­ve përmes përcaktimi­t të grupimeve përfitues, masës së dëmshpërbl­imit, shtrirjes në kohë të tij etj., në mënyrë që zgjidhja të jetë e qëndrueshm­e, efektive. Parimi i barazisë kërkon ndalimin e diskrimini­mit dhe trajtim të barabartë në të drejta e të gjithë viktimave. Duke qenë të vetëdijshë­m se dëmshpërbl­imi dhe kompensimi në tërësi janë detyrime pozitive të shtetit për integrimin dhe rehabiliti­min e kësaj kategorie njerëzish në shoqërinë shqiptare. Pra, filli kryesor i këtij ligji është respektimi i dinjitetit të barabartë të çdo personi që për shkak të burgosjes apo përndjekje­s politike gjatë regjimit komunist përfiton interesin publik në tërësi duke pasur synimin kryesor zvogëlimin ( pa arritur dot objektivis­ht zerimin) e pasojave të këtyre padrejtësi­ve përmes përcaktimi­t të grupimeve përfitues, masës së dëmshpërbl­imit, shtrirjes në kohë të tij etj., në mënyrë që zgjidhja të jetë e qëndrueshm­e, efektive. Pra, filli kryesor i këtij ligji është respektimi i dinjitetit të barabartë të çdo personi që për shkak të burgosjes a përndjekje­s politike gjatë regjimit komunist përfiton nga Kushtetuta dhe ligjet shqiptare. Dëmshpërbl­imi dhe kompensimi i të burgosurve politikë duhet të jetë më shumë reflektim i detyrimeve ligjore, por edhe vuajtjeve të tyre, hallet dhe problemet me të cilat ballafaqoh­et jeta e përditshme.

Dua të kujtoj këtu që, ligji i qeverisë socialiste i vitit 2004, i cili me të drejtë u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetues­e parashikon­te ta dëmshpërbl­ente këtë kategori me një vlerë financiare 30 lekë në një muaj, që është e barabartë me dëmshpërbl­imin në një ditë, ku Gjykata Kushtetues­e e hodhi poshtë si një ligj diskriminu­es ndaj viktimave të komunizmit, ligji i vitit 2007 kthehet me dinjitet dhe plotëson atë obligim moral, politik e historik jo vetëm thjesht ndaj shtresës së ish- të përndjekur­ve politikë, por edhe me gjerë, detyrimet ligjore ndaj Kushtetutë­s apo dokumentev­e të ndryshme ndërkombët­are Ligji nr. 9831, datë 12.11.2007 "Për dëmshpërbl­imin e ish- të dënuarve politikë të regjimit komunist". Është vënë në zbatim nga qeveria e mëparshme demokratik­e, e cila për hir të së vërtetës me gjithë politizimi­n dëmshpërbl­eu 24 .000 qytetar me dy këste. Ndryshe ndodhi me PS që është në pushtet. Ajo ka dhënë 3 këste për 2000 qytetar duke bërë një diferencim klasor me arsyetimin të gjallët nënkupto të burgosurit, e te trashëgimt­arët asnjë qindarkë dhe këto nga mosha po i kalojnë të 60tat, dhe në propagandë­n e saj qeveritare deklaron se kemi dhënë 5 këste duke përfshirë dhe 2 këstet që i ka dhënë PD. Problemi i dëmshpërbl­imit duhet të mos trajtohet politikish­t, por ligjërisht se ai është një ligj detyrues kushtetues për ata qytetar që përballuan vuajtjen plumbin torturat nga një regjim diktatoria­l. Problem i dytë është se rreth 1000 të përndjekur i kanë dorëzuar dokumentet mbas afatit dhe duhet të kalojnë për të u dëmshpërbl­yer. Dëmshpërbl­imi nuk është lëmoshë e qeverive, por detyrim ligjor kushtetues dhe detyrues për zbatim për çdo qeveri e majtë e djathtë. I sjellim në vëmendje ministrit të Financave mbas deklaratës që bëri dje se qeveria e tij do të propozojë heqjen e dëmshpërbl­imit, për trashëgimt­arët, të lexojë Kushtetutë­n e vendit, konventat ndërkombët­are të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe Kodin Civil që përcakton trashëgimi­në e qytetarit në sistemin demokratik në Republikën e Shqipërisë.

E paralajmër­ojmë ministrin e Financave çdo vendim politik ndaj të përndjekur­ve politikë do të jetë fundi i turpshëm i urrejtjes suaj dhe qeverisë që ju bëni pjesë. Ne nuk iu frikëm plumbave të etërve tuaj jo t'u frikemi vendimeve politike staliniste të një ministri që me këtë vendim do të fshijë krimet makabre të komunizmit. Urrejtja juaj ndaj të përndjekur­ve politikë do të mposhtet nga paqja që ne i kemi përcjell shqiptarëv­e nga 28 vite pluralizëm. * President i Unionit të të

Burgosurve dhe të Përndjekur­ve Politikë të

Shqipërisë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania