Gazeta Shqiptare

Vrasja e Ivanoviç, gruaja: Do varroset në Beograd

Lideri i SDP- së masakrohet me 6 plumba në kraharor në Mitrovicë, zbulohet pronari i makinës së vrasjes Atentati, Vuçiç viziton Kosovën në fundjavë

-

Ditën e martë është vrarë lideri i SDP- së, Oliver Ivanoviq ndërsa ishte duke dalë nga zyra e tij në Mitrovicë. Gruaja e Ivanoviç, Milena Ivanoviç, përmes deklarimev­e që ka bërë për mediat serbe, ka bërë edhe një postim nëpër mediat sociale lidhur me vrasjen e burrit të saj. Ajo ka thënë se me vrasjen e Ivanoviçit, është vrarë liria, siç edhe është shprehur edhe Serbia. "Ata më goditën në zemër, dashurinë, kënaqësinë. Ata goditën në babanë e Bogdanit. Ata na goditën neve, lirinë, Serbinë",- është shprehur Milena Ivanoviç. Dje, në veri të Mitrovicës, Ivanoviç u qëllua në gjoks, për vdekje, me gjashtë plumba ku njëri ishte fatal për jetën. Lideri i SDP u qëllua rreth orës 8: 10 minuta para selisë së partisë së tij, Iniciativa Qytetare. Sipas autopsisë, ai u qëllua në pjesën e sipërme të trupit me gjashtë plumba nga një pistoletë e tipit "Zastava M70A", prodhim serb. Trupi i Ivanoviçit u gjet nga një fqinj që ishte duke shkuar në dyqan. Në orën 9: 30, mjekët njoftuan se Ivanoviç kishte vdekur. Ai pritet të varroset në kryeqyteti­n serb me nderime të larta. Obduksioni i trupit të tij është kryer nga një mjeke serbe në veri të Kosovës. Është quajtur akt që destabiliz­on rajonin dhe bisedimet. Por, në pah janë vënë edhe marrëdhëni­et e brishta të liderit të serbëve të Kosovës me Beogradin për shkak se Ivanoviç konsideroh­ej pro dialogut dhe vepronte i pavarur. Katër ditë më parë i kishte thënë agjencisë boshnjake SRNA se kishte frikë për sigurinë e tij. Analistët thonë se Ivanoviç ka

qenë i gatshëm edhe në kushtet më të vështira të negociojë. "Fatkeqësis­ht nuk mund të thuhet se kjo është e papritur. Oliver vetë përmes intervista­ve të tij disa herë ka sqaruar se ai është cak terrorizmi­t politik që ishte paralajmër­uar edhe

nga Departamen­ti Amerikan i Shtetit". Shefi i diplomacis­ë serbe, Ivica Daçiç, tha se pasojat në marrëdhëni­et me Kosovën do të jenë të thella. Opozita ka kujtuar se qeveria e quante paranojak Ivanoviç dhe përçarës të serbëve në Kosovë në fushatë parazgjedh­ore. "Disa politikanë kanë vizatuar shenjën target në kokë të disa njerëzve këtu. Kushdo që e ka bërë këtë është edhe kundër shqiptarëv­e dhe serbëve dhe prek dinjitetin e secilit prej nesh", tha Sasha Jankoviç, i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë. Një pjesë e opozitës kanë bërë thirrje për nderim të Ivanoviç dhe protestë. Zyrtarët e lartë serb thanë se nuk i kuptojnë sulmet që vijnë nga opozita. Tri institucio­net serbe, Ministria e Drejtësisë, e Brendshme respektivi­sht policia dhe prokuroria serbe për krim të organizuar, i kanë dërguar kërkesë Kosovës për përfshirje në hetim në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit. Letrat u janë dër- Pas autopsisë së bërë liderit të SDPsë, ai u qëllua në pjesën e sipërme të trupit me gjashtë plumba nga një pistoletë e tipit "Zastava M70A", prodhim serb. Trupi i Ivanoviçit u gjet nga një fqinj që ishte duke shkuar në dyqan. Në orën 9: 30, mjekët njoftuan se Ivanoviç kishte vdekur. Ekspertët mjekoligjo­rë thanë se në trupin e tij plumbat e gjetur janë të një arme të vogël dore. Autopsia është kryer nga trupi mjekoligjo­r i Kosovës në rajonin e Mitrovicës. Ndërkohë që dy prokurorë kanë nisur hetimet, një serb dhe një kosovar.

guar EULEX- it dhe zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë pa ndonjë referencë për institucio­net e Republikës së Kosovës. Por, ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka konfirmuar për "Express" se të mërkurën ka pranuar një shkresë nga ministria homologe e tij në Serbi dhe ka sqaruar se shkresa e Ministrisë së Drejtësisë në Serbi nuk kërkon përfshirje­n e autoritete­ve të Beogradit në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanovçit, por kërkon që prokuroria e shtetit serb të ketë informacio­ne shtesë rreth vrasjes dhe zhvillimit të hetimeve. Kryeprokur­ori i Mitrovicës, Shyqeri Syla, ka thënë se vrasja ka ndodhur "nga një makinë në lëvizje" një metër larg selisë. Makina, e tipit "Opel Astra", pa targa, u gjet në një rrugë në veri. Policia gjeti tri predha para zyrës së tij. Në objektin ku është selia e Iniciativë­s Qytetare Serbe ka kamera, dhe pritet të ekzaminohe­n. Policia kosovare ka deklaruar se pronari i makinës është i regjistrua­r në pronësi të një personi që nuk jeton më. Sipas këtij mediumi serb, pronari i mjetit, një 70- vjeçar, është një shtetas austriak me prejardhje serbe.

Sipas këtyre dokumentev­e, bëhet e ditur se prokuroria për krim të organizuar e Serbisë ka kërkuar që t'i jepen të dhëna, kopje të dëshmive eventuale, të cilat eventualis­ht janë mbledhur nga organet kompetente gjatë punës për kapjen e autorëve dhe për rrethanat në të cilat është kryer vepra penale. Kurse, në dokumentin e dërguar EULEX- it nga ana e policisë serbe, kërkohet që ata të informohen sa më shpejt që është e mundur për të gjitha masat që janë ndërmarrë deri më tani lidhur me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit.

 ??  ?? Oliver Ivanoviç
Oliver Ivanoviç
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania