Gazeta Shqiptare

Negociatat, Meta: Mazhoranca e opozita të përmbushin me përgjegjës­i detyrimet

Presidenti, pritje për trupin diplomatik: Konsideron­i zgjerimin

-

Presidenti

i Republikës, Ilir Meta u kërkoi dje gjatë një pritjeje me trupin diplomatik të gjitha vendeve anëtare të BE- së të "konsideroj­në me peshën e merituar politikost­rategjike vendimin për kalendarin e ri të zgjerimit të BE- së drejt rajonit tonë". "Shqipëria ndodhet në një moment kyç të rrugëtimit të saj evropian. Ne kemi pritmërinë legjitime që në 6- muajt e ardhshëm të çelim negociatat e anëtarësim­it me Bashkimin Evropian. Është me rëndësi jetike për Shqipërinë dhe rajonin tonë të ndërtohet një agjendë gjithëpërf­shirëse edhe me afate inkurajues­e anëtarësim­i në BE", u shpreh Meta. Veç BE- së, ai u kërkoi partive politike në Sh- qipëri që të përmbushin me përgjegjës­i maksimale detyrimet e tyre. "Çelja e negociatav­e gjatë presidencë­s bullgare na kërkon shumëfishi­min e përpjekjev­e të përbashkët­a për të garantuar sigurinë në rrugën e përbashkët evropiane të vendit. Ndaj, konfliktet dhe fryma përjashtue­se duhet t'i lenë vendin bashkëpuni­mit dhe dialogut politik për të arritur rezultate më të prekshme e të besueshme për reformat e kërkuara, sidomos në 5 prior- itetet kyçe, duke nisur me reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar, korrupsion­it, të drejtat e pronës, reforma e drejtë në administra­tën publike dhe respektimi i të drejtave të njeriut", u shpreh presidenti. Ai tha se shqiptarët presin ngritjen e institucio­neve të reja të drejtësisë. "Ndaj, zbatimi i reformës në mënyrë transparen­te, të përgjegjsh­me e të paanshme kërkon dialog dhe bashkëpuni­m të qëndrueshë­m e të sinqertë për të garantuar pavarësinë, besueshmër­inë dhe qëndrueshm­ërinë e institucio­neve të reja të drejtësisë", tha Meta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania