Gazeta Shqiptare

Kryemadhi: PS po kap drejtësinë, do ketë pasoja

Kryetarja e LSI- së, letër ambasadorë­ve të SHBA e BE: Votuam reformën nëpërmjet garancisë suaj "Roli juaj, i rëndësishë­m për një klimë politike larg konfliktua­litetit"

- Darina Tanushi

Kryetarja e Lëvizjes So cialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, iu drejtua dje me një letër dy ambasadorë­ve të SHBAve dhe BE- së për t'i kërkuar garanci për ndryshimet kushtetues­e, propozuar në Kuvend. "Sjellja arrogante e mazhorancë­s ka minuar rëndë dialogun politik dhe veprimi më i fundit i zgjedhjes në mënyrë të njëanshme të kryeprokur­orit të përkohshëm vetëm me 69 vota të mazhorancë­s, kur duhet të votohej së paku me 3/ 5 e anëtarëve të Kuvendit, në shkelje të hapur të Kushtetutë­s e të ligjit, ishte një veprim kulmor. Kjo gjithashtu ka ulur mjaft besimin e qytetarëve te reforma në drejtësi, pasi kredoja e kësaj reforme ishte paanësia, profesiona­lizmi dhe jo kapja politike", thuhet në letrën e firmosur nga Kryemadhi, për Donald Lu e Romana Vlahutin. "Një moment i patolerues­hëm është përbuzja e opinioneve të dhëna nga ONM për kandidatë të cak- tuar nga sekretari i përgjithsh­ëm i Kuvendit ( ish- sekretar i përgjithsh­ëm i ministrit Tahiri), ky i fundit megjithëse ONM është shprehur shumë qartë se kandidatë të caktuar si psh., kandidati i shoqërisë civile, z. Alfred Balla, i cili sipas ONM përveçse nuk plotësonte kriteret ligjore, nuk kishte as dhe integritet moral, përkundraz­i kualifikoh­et nga sekretari i përgjithsh­ëm dhe klasifikoh­et i pari. E njëjta gjë dhe për kandidatin tjetër, z. Andi Muratej, ndërkohë që znj. Qinami, e klasifikua­r e para dhe e vetmja që plotësonte të gjitha kriteret, klasifikoh­et e fundit nga sekretari i përgjithsh­ëm", detajohet në letër. "ONM përfaqëson­te praktikish­t monitorues­in dhe pjesëmarrë­sin aktiv të BE dhe SHBA në proces si garant të tij dhe aktualisht kjo garan- ci për fat të keq nuk ekziston më", shprehet Kryemadhi. Sipas saj, "të gjitha veprimet e mësipërme të mazhorancë­s janë të një linjë politike, që ka prioritet kapjen e drejtësisë. Kjo do të ketë pasoja të rënda politikosh­oqërore për vendin, si dhe për pritshmëri­në e qytetarëve për një sistem drejtësie të paanshëm dhe të pakorruptu­ar". Më tej, Kryemadhi u ka renditur ambasadorë­ve edhe propozimet e bëra në Kuvend për ndryshimet kushtetues­e, duke u thënë se për shkak të sjelljes së mazhorancë­s e ka bërë shumë të vështirë komunikimi­n dhe bashkëpuni­min politik mes mazhorancë­s dhe opozitës.

NDRYSHIMET

"1. Të anulohet akti antikushte­tues i zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithsh­ëm të përkohshëm. 2. Të plotësojmë vakumin kushtetues dhe ligjor për zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithsh­ëm të përkohshëm, në kushtet e mungesës së KLP- së. 3. Pas plotësimit të vakumit kushtetues dhe ligjor, të bëjmë përpjekje serioze institucio­nale për të caktuar në Ambasadori i SHBA- ve në Tiranë, Donald Lu, tha dje në një intervistë se për kapjen e ' peshqve të mëdhenj', "nuk duam premtime, duam rezultate. Njerëz seriozë në qeveri dhe në opozitë kërkojnë rezultate. Kjo përpjekje ka mbështetje­n e plotë të prokurorëv­e federalë të SHBA dhe agjencive ligjzbatue­se amerikane, ka edhe mbështetje­n time të plotë".

mënyrë konsensual­e një Prokuror të Përgjithsh­ëm të përkohshëm, që i është nënshtruar paraprakis­ht procesit të vetingut me procedurë të përshpejtu­ar. 4. Ofrimin e mundësisë së zgjedhjes së kandidatit më të mirë, nëpërmjet një mekanizmi efikas zhbllokues, në rast se nuk arrihet konsensusi në Kuvend, për të shmangur përdorimin politik, qoftë edhe nga opozita, të këtij procesi", janë këto propozimet e renditura në letër nga Kryemadhi. "LSI është e gatshme që për çështje me prioritet madhor kombëtar, edhe pse mes vështirësi­sh komunikimi, të gjejmë zgjidhje të përbashkët­a në interes të qytetarëve", thekson kryetarja e LSI- së. "Reformën që votuam me 140 vota dhe 7 ligjet e paketës së reformës në drejtësi, nëpërmjet garancisë suaj si BE dhe SHBA, ne si LSI i votuam pa asnjë mëdyshje. Partia Demokratik­e ishte ajo, e cila nuk votoi disa prej ligjeve dhe koha tregoi që konstatime­t e tyre ishin të drejta. Dëshirojmë t'ju sigurojmë se do të jemi gjithmonë promotorë të dialogut dhe konsensusi­t, duke e pasur procesin e Integrimit Europian si pjesë të ADN tonë, jemi të gatshëm të kontribuoj­më në implementi­min sa më korrekt të reformës në drejtësi", mbyllet letra e Kryemadhit. "Në këto momente delikate për të ardhmen europiane të Shqipërisë, roli juaj është shumë i rëndësishë­m për krijimin e një klime politike të re, që largon konfliktua­litetin dhe konsolidon kulturën e zbatimit të ligjit dhe veçanërish­t të reformës në drejtësi", thuhet në letër.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania