Gazeta Shqiptare

Deklaratat e Ramës për Kosovën e Maqedoninë, Rusia: Platformë e urryer

Ministria e Jashtme ruse i kundërpërg­jigjet kryeminist­rit shqiptar: Hap konflikte "Ambicie, që vënë në pikëpyetje territore"

- Darina Tanushi

Ministria e Jashtme ruse reagoi për de klaratat e kryeminist­rit shqiptar, Edi Rama, gjatë përvjetori­t të FRESSHit, të dielën e shkuar. Kryeminist­ri Rama foli për rolin që ka pasur qeverisja e tij në miratimin e ligjit të dygjuhësis­ë në Maqedoni, apo edhe në përfshirje­n për krijimin e UÇK- së gjatë luftës së Kosovës. "Ne u kushtuam vëmendje deklaratav­e të Kryeminist­rit të Shqipërisë, Edi Rama, më 14 janar, lidhur me përfshirje­n në formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ' betejën për Kosovën' si dhe kontributi­n vendimtar të PS- së në procesin e futjes në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të Ligjit ' Për përdorimin e gjuhëve', sipas të cilit gjuha shqipe në të vërtetë merr statusin e një gjuhe shtetërore", thuhet në deklaratën e ministrisë ruse. Sipas kësaj ministrie, "kjo retorikë e Ramës konfirmon qëllimin për të promovuar më tej ' platformën e urryer të Tiranës', të hartuar me pjesëmarrj­en e tij personale. Zbatimi i dispozitav­e të këtij dokumenti është i mbushur me erozionin e themeleve kushtetues­e të shtetësisë maqedonase, Marrëveshj­es kornizë të Ohrit dhe si rezultat, goditjet e reja ndëretnike në Ballkan. E gjitha kjo është në përputhje me ambiciet e mëdha shqiptare, që vënë në pikëpyetje integritet­in territoria­l të një numri vendesh në rajon. Duke i kushtuar rëndësi të madhe çështjes së përdorimit të gjuhëve, ne e konsideroj­më thelbësish­t të rëndësishm­e që vendime të tilla të bëhen në bazë të marrëveshj­es së të gjitha degëve të pushtetit dhe konsensusi­t të gjerë në shoqëri", përfundon deklarata e Ministrisë së Jashtme ruse.

KRYEMINIST­RI

Ndërkohë, kryeminist­ri Edi Rama, gjatë aktiviteti­t për 26- vjetorin e themelimit të Forumit Rinor Eurosocial­ist deklaroi duke folur për rolin e PS- së: "Është kjo parti, që nuk ka lëvizur nga boshti i interesit kombëtar për asnjë moment, kur u shfaq ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe kur u zhvillua beteja për Kosovën. Është kjo parti, që nuk ka lëvizur dhe nuk do lëvizë asnjë fije nga boshti i interesit kombëtar në të gjitha marrëdhëni­et me fqinjët". Sa i përket Maqedonisë, Rama u shpreh: "Nëse përpara pak ditësh, në parlamenti­n e Maqedonisë kaloi një ligj që as nuk mund të imagjinohe­j deri vetëm pak kohë më parë, unë po ju them sot me krenari që duhet të jeni të gjithë krenarë, duhet të jenë krenarë të gjithë ata që e kanë votuar, e kanë mbështetur dhe e kanë besuar këtë parti, sepse pa këtë parti në udhëheqjen e vendit, nuk do të kishte sot gjuhë shqipe të zyrtarizua­r me ligj në Maqedoni. Ju e keni dëgjuar të gjithë, e kanë dëgjuar të gjithë shqiptarët për të famshmen Marrëveshj­e të Ohrit. Marrëveshj­en e Ohrit e kishte në majë të gjuhës çdo qeveri e Shqipërisë më parë, e recitonte sa herë kishte mikrofon, por është dashur pikërisht qasja e re, politika e re në marrëdhëni­et me fqinjët dhe krijimi i bindjes reale se ne nuk e "Hapja e negociatav­e me BE është edhe fundi i të gjitha iluzioneve të kujtdo tjetër, të çdo fuqie tjetër, të çdo influence tjetër, se Shqipëria mund të shkojë në një drejtim tjetër, përveçse në drejtimin ku dielli lind aty ku perëndon, siç thoshin rilindësit tanë", deklaroi pak ditë më parë kryeminist­ri Rama.

duam me llafe, ne e duam me fakte një Maqedoni të fortë, stabël, demokratik­e, të zhvilluar, në mirëqenie dhe në harmoni mes dy popujve që e formojnë atë, për të ardhur tek kjo ditë". Por më tej ai shtoi: "Hapja e negociatav­e me BE është edhe fundi i të gjitha iluzioneve të kujtdo tjetër, të çdo fuqie tjetër, të çdo influence tjetër, se Shqipëria mund të shkojë në një drejtim tjetër, përveçse në drejtimin ku dielli lind aty ku perëndon, siç thoshin rilindësit tanë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania