Gazeta Shqiptare

Shqipëria zgjidhet zv. presidente e Bordit Ekzekutiv të Agjencive të OKB

Përfaqësue­sja e Përhershme, Besiana Kadare merr mandatin

-

Shqipëria

ka arritur që të marrë drejtimin e agjencive të OKB- së, në një pozicion si nr. 2 i bordit ekzekutiv të tyre. Lajmi u konfirmua nga Ministria e Jashtme shqiptare. Shqipëria përfaqësoh­et me postin e zv. presidente­s së Bordit Ekzekutiv të përbashkët të UNDP/ UNFPA/ UNOPS për vitin 2018. Ka qenë Besiana Kadare, vajza e shkrimtari­t të madh shqiptar, e cila është një diplomate karriere, që si përfaqësue­sja e përhershme e Republikës së Shqipërisë në Organizatë­n e Kombeve të Bashkuara, që është zgjedhur zëvendëspr­esidente e Bordit Ekzekutiv të përbashkët të tri Agjencive të OKB- së. E më konkretish­t, e Programit të Zhvillimit ( United Nations Developmen­t Programme), Fondit të Popullatës ( United Nations Population Fund) dhe Zyrës për Projekte Shërbimesh ( United Nations Office for Project Services). Zgjedhja në këtë organ të rëndësishë­m që monitoron zbatimin e programeve dhe planit strategjik të këtyre agjencive të OKB- së dëshmon angazhimin e Shqipërisë për të luajtur një rol më aktiv në fushën e zhvillimit të qëndrueshë­m, veçanërish­t në kuadrin e zbatimit të ' Agjendës 2030' dhe arritjes së objektivav­e të zhvillimit të qëndrueshë­m. Mandati i Shqipërisë përkon me fillimin e zbatimit të planeve strategjik­e për katërvjeça­rin 2018- 2021 të UNDP/ UNFPA/ UNOPS. Kjo i jep mundësinë Shqipërisë që të japë një kontribut në fushën e zhvillimit të qëndrueshë­m, qeverisjes demokratik­e, barazisë gjinore dhe përballjes me ndryshimet klimatike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania