Gazeta Shqiptare

Basha: Unë kryeminist­ër jo nga protestat, por nga vota e lirë

Kreu i PD flet me emra nga Elbasani: Banditët dhe kryepadrin­o mbajnë peng qytetin "T'i japim vendit qeveri nga zgjedhjet e lira"

- Valentina Madani

Kreu i opozitës, Lul zim Basha, akuzoi dje nga Elbasani kryeminist­rin Edi Rama se po qëndron në pushtet përmes bandave kriminale. Ndaj, në 27 janar, sipas tij shqiptarët duhet të bashkohen në protestën e thirrur nga opozita për t'i dhënë fund keqqeveris­jes dhe lidhjeve që kjo shumicë ka me krimin. Sipas Bashës, vetëm përmes largimit të kryeminist­rit dhe krijimit të një qeverie antimafie, vendi mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme dhe një drejtësi të pakapur. "Ora e aleancës tënde me krimin ka marrë fund! Ora e pushtetit tënd të paligjshëm ka marrë fund! Mësoje nga Elbasani, më 27 janar do ta mësosh nga Tirana", theksoi z. Basha. Si dëshmi të aleancës së kryeminist­rit me krimin, Lulzim Basha përpara demokratëv­e të Elbasanit solli kryebashki­akun e këtij qyteti, Qazim Sejdini, të cilin opozita e akuzon se është kthyer në mbrojtje politike për grupet kriminale. Ngjarja e 18 shtatorit ku një person goditi makinën e nëndrejtor­it të policisë, Gjergj Oshafi dhe u largua qetësisht nën sytë e 12 policëve, sipas kreut të demokratëv­e është rast i fundosjes së shtetit ligjor në favor të bandave. "Në vetëm 4 vite janë dyfish prindër që kanë parë gëzimin e jetës së tyre t'u largohet jo nga qejfi, jo dëshira, jo sepse kështu zgjedhin, por sepse këtu nuk kanë asnjë mundësi. Papunësia është ulur këmbëkryq. 50 biznese në ditë mbyllen, u mbyllën vitin e kaluar dhe vazhdon kjo mbyllje. Por po kështu në shërbimet shëndetëso­re të cilat janë në kolaps total, në arsim e kudo tjetër", - theksoi z. Basha. Kreu i opozitës iu referua kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini si modeli i aleancës së Edi Ramës me krimin, i cili ka fundosur shtetin ligjor në favor të bandave që sulmojnë policinë, siç ishte rasti i pak kohëve më parë në Elbasan. "Ato pamje shokuese tregojnë në fakt se ku është shteti i Edi Ramës. Shteti i Edi Ramës nuk janë policët, brenda këtyre makinave apo jashtë atyre makinave. Shteti i Edi Ramës janë banditët, është Suel Çela, është Sanxhaktar­i dhe banditët e tjerë që kanë marrë peng qytetin e Elbasanit përmes kryepadrin­os, Qazim Sejdinit", - u shpreh kreu i opozitës. Lulzim Basha tha se aksioni opozitar, që nis më 27 janar me protestën nuk bëhet për interes të ngushtë politik, por për t'i dhënë vendit një qeveri të dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme, që punon dhe jep llogari para qytetarëve. "Ajo që kërkojmë më 27 janar nuk është për veten tonë, jo, nuk është për të bërë Lulzim Bashën kryeminist­ër. Unë nuk dua të jem një kryeminist­ër i ardhur nga protesta. Unë dua të jem një kryeminist­ër i ardhur nga vota e qytetarëve shqiptarë, bazuar në programin tonë, në zgjidhjet tonë, në vizionin tonë, në vlerat tona", - u shpreh kreu i PD- së. "Ajo që kërkojmë më 27 janar nuk është për veten tonë, nuk është për të bërë Lulzim Bashën kryeminist­ër. Unë nuk dua të jem një kryeminist­ër i ardhur nga protesta. Unë dua të jem një kryeminist­ër i ardhur nga vota e qytetarëve shqiptarë, bazuar në programin tonë, në zgjidhjet tonë, në vizionin tonë, në vlerat tona", - tha kreu i PD.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania