Gazeta Shqiptare

Ndryshimet, Paloka: Rama, frikë nga arrestimi

"Kryeminist­ri po legalizon shkeljet e Tahirit"

-

Nënkryetar­i

i Kuven dit dhe i PD- së, Edi Paloka, i cilësoi propozimet e PS- së për ndryshimin e rregullore­s së Kuvendit si mënyrën që Edi Rama ka zgjedhur për të mbrojtur veten dhe ministrat e tij përballë ligjit. Paloka tha se me këto propozime, Rama po përpiqet të legalizojë shkeljen e Kushtetutë­s në rastin e ish- ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, për të cilin Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi arrestimin. "Frika dhe paranoja është emblema e Ramës për ata që e njohin mirë. Pikërisht kjo frikë e kontrollon edhe sjelljen e tij në këtë rast, ku megjithëse po duke shkelur Kushtetutë­n, u vetëzgjodh dhe Prokuror i Përgjithsh­ëm, nuk ndjehet ende i sig- urt", shkruan Paloka në ' FB'. Sipas tij, anulimi i vendimit të Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t pak ditë më parë është një tjetër provë e frikës kryeminist­rore. Ai që nuk ka lënë rast pa përmendur "ndërkombët­aret" lidhur me reformën në drejtësi, në rastin e parë që këta ndërkombët­arë morën një vendim jashtë interesave të tij, ai i bëri ' nul' duke përdorur një nëpunës, militant të "Rilindjes".

OERD BYLYKBASHI

Deputeti i PD- së konfirmoi se opozita nuk do t'i votojë ndryshimet, edhe pse shumica i ka votat dhe do të veprojë si në rastin e Arta Markut. "Ne nuk e pranojmë këtë kërkesë. Rama i ka 71 mandatet për ta miratuar, ndoshta këtë herë nuk e ka Fylen që të kërkonte që të bëhej me konsensus. Ai do të mbyllë hallin e tij, ashtu sikur miratoi Arta Markun. Ashtu sikur ndryshoi Kushtetutë­n për KLGJ dhe KLP", tha ai.

 ??  ?? Kreu i opozitës, Lulzim Basha
Kreu i opozitës, Lulzim Basha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania