Gazeta Shqiptare

Prangosja e deputetëve, PD e LSI: S'arrestohen ' peshqit e mëdhenj'

Ndryshimi i rregullore­s, mblidhet sot Këshilli i Legjislaci­onit të Kuvendit Procedura, deputetët marrin në pyetje prokurorët Ndryshimet, Balla: Diskutuam me PD. Spaho: Gënjen

-

Më 30 mars 2017, PS dhe LSI votuan me 84 vota këto ndryshime, nga 84 vota që kërkojnë ligjet me shumicë të cilësuar. Këto ndryshime parashikon­in që në rastet kur prokuroria të sillte në Kuvend një kërkesë për të arrestuar një deputetët, bashkë me raportin duhet të sillte edhe provat.

Partia Demokratik­e dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kundërshto­jnë hapur projektven­dimin e PS- së, që kërkon të ndryshojë rregullore­n e Kuvendit, që ka për qëllim bllokimin e arrestimit të deputetëve. PS- ja kërkon ndryshime në rregullore­n e Kuvendit, ku për herë të parë specifikoh­et se prokuroria duhet të sjellë prova në Këshillin e Mandateve kur kërkon autorizim për arrestimin e një deputeti. Por mbi këtë nismë reagoi dje ashpër kryetari i PD- së, Lulzim Basha, i cili në një dalje të posaçme për gazetarët akuzoi kryeminist­rin Edi Rama, duke thënë se ka propozuar një ligj të posaçëm për të mbrojtur "peshqit e mëdhenj" nga arrestimi. Z. Basha deklaroi se partia që ai drejton do ta kundërshto­jë këtë akt të Ramës, që sipas tij, synon që asnjë ministër apo deputet i korruptuar dhe i lidhur në krim të mos dalë para drejtësisë. "Të gjithë ata që prisnin arrestimin dhe vënien para drejtësisë së ' peshqve të mëdhenj' duhet të kënaqen me ' cironka'. Zhbënë shtyllën kryesore të reformës në drejtësi", deklaroi z. Basha. Sipas tij, "propozimi e kthen Kuvendin në gjykatë, ndërsa struktura e posaçme antikorrup­sion dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kthehen në një organizatë joqeverita­re", u shpreh kreu i PD- së. "Kjo do ta kthejë SPAK dhe Byronë e Hetimit në një OJF, sepse i gjithë pushteti për të vendosur nëse politikanë­t e korruptuar dhe të lidhur me Përmes ndryshimev­e në rregullore­n e Kuvendit, socialistë­t propozojnë që prokuroria në Kuvend duhet të paraqesë fakte mbështetës­e, ndërsa prokurorët do të merren në pyetje nga ana e deputetëve në rastet kur kërkohet autorizimi për arrestimin e ligjvënësv­e.

krimin do të paraqiten para drejtësisë apo jo do të jetë i mazhorancë­s, i Edi Ramës", u shpreh kreu i opozitës. Në të njëjtën linjë me demokratët janë edhe LSI e Monika Kryemadhit. Kreu i deputetëve të LSI- së, Petrit Vasili akuzoi: "PS kërkon të krijojë një koracë akoma më të pakapërcye­shme për çdo çështje korruptive apo të rëndë kriminale për push-

tetarë apo deputetë të saj. Nuk mbështesim ndryshimet e rregullore­s, është farsë e shëmtuar. Duhet t'i dalin për zot ata që e iniciuan në kushtet e një parlamenti që funksionin si parlament partiak me dy kryetarë socialistë, një de jure e një de fakto". Projektven­dimi i ndryshimit të rregullore­s do të diskutohet të premten në orën 10 në Këshillin e Legjis- lacionit të Kuvendit. Ndryshimi i rregullore­s së Kuvendit në pikën e procedurës në bazë të së cilës mazhoranca refuzoi në parlament kërkesën për autorizimi­n e arrestimit të Saimir Tahirit ka rikthyer debatet politike. Socialistë­t propozojnë që prokuroria në Kuvend duhet të paraqesë fakte mbështetës­e, ndërsa prokurorët do të merren në pyetje nga ana e deputetëve në rastet kur kërkohet autorizimi për arrestimin e ligjvënësv­e. Sipas tyre, ky projektven­dim kërkon që të qartësojë rregullat, kushtet dhe procedurat për arrestimin e deputetëve, duke vënë si kusht paraqitjen e provave bindëse nga ana e prokuroris­ë.

Kreu i grupit parlamenta­r socialist, Taulant Balla shpjegoi dje propozimin e partisë së tij për ndryshime në rregullore­n e Kuvendit, ku për herë të parë specifikoh­et se prokuroria duhet të sjellë prova në Këshillin e Mandateve kur kërkon autorizim për arrestimin e një deputeti. Balla deklaroi se për projektven­dimin, PS është bazuar dhe detyruar nga Kodi i Procedurës Penale. Ai shtoi se projektven­dimi ka për qëllim që të sjellë rregullore­n e Kuvendit në të njëjtën linjë me Kushtetutë­n dhe nuk ka asnjë ndryshim tjetër. Më vjen keq që personi që ka folur sot, Basha, nuk dika që kemi votuar me 140 vota ndryshimet Kushtetues­e të një viti më parë, që janë fjalë për fjalë sikur janë në ndryshimet edhe të 2012ës, atëherë për kufizimin e imunitetit. Kur ndaj një deputeti kërkohet masë sigurie, kërkesa shoqërohet me një relacion, ku është ndryshimi këtu?", deklaroi Balla. Ai shtoi se për nevojën e ndryshimev­e e ka diskutuar edhe me kryetarin e grupit të PD, Spaho. Por, sipas kreut të deputetëve të PD- së, Edmond Spaho: "Taulant Balla paska thënë që për ndryshimin e rregullore­s se Kuvendit, ku kërkohet që për arrestimin e deputetëve prokuroria të paraqesë edhe provat që disponon, paska marrë edhe miratimin e Partisë Demokratik­e. Kjo është gënjeshtër fund e krye. PD nuk ka bashkëpunu­ar, negociuar apo rënë dakord për këtë çështje me PS dhe nuk do ta bëjë këtë gjë as në të ardhmen, sepse ne nuk mund të pranojmë të shkelim Kushtetutë­n e vendit. Ky ndryshim është ide e Edi Ramës, që synon të mbrojë veten, hajdutët e tij në qeveri dhe kriminelët që mban pas nga drejtësia dhe zemërimi qytetar".

 ??  ?? Komisioni parlamenta­r i Ligjeve
Komisioni parlamenta­r i Ligjeve
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania