Gazeta Shqiptare

Strehimi social, shtatë kategoritë që marrin shtëpi ose qira

Zëvendësmi­nistrja e Financave dhe Ekonomisë, Dajna Sorensen: Ja kush përfiton Nisin diskutimet në komisione, përcaktohe­n kriteret për aplikim

- Ornela Manjani

Programet sociale të strehimit përfshijnë: 1. Programin e banesave sociale me qira ( BSQ); 2. Programin për përmirësim­in e kushteve të banesave ekzis

tuese, deri në një ndërtim të ri; 3. Programin e banesave me kosto të ulët ( BKU); 4. Programin për zhvillimin e zonës me qëllim strehimi; 6. Programin për krijimin e banesave të përkohshme; 7. Programin e banesave të specializu­ara.

LLOGARITJA E TË ARDHURAVE

"Të ardhura mesatare", niveli mesatar i konsumit familjar, sipas nivelit më të ulët territoria­l të disagregim­it të të dhënave nga INSTAT- i, dhe që publikohet në mënyrë periodike. Për efekt të llogaritje­s së nivelit të të ardhurave mesatare, familjet grupohen, si më poshtë: a) Familje me të ardhura mesatare, që janë familjet me të ardhura mujore midis 100 dhe 120 për qind e të ardhurave mesatare; b) Familje me të ardhura të ulëta, që janë familjet me të ardhura mujore midis 70 dhe 100 për qind e të ardhurave mesatare; c) Familje me të ardhura shumë të ulëta, që janë familjet me të ardhura mujore më të ulëta se 70 për qind e të ardhurave mesatare;

PARIMI I PËRBALLUES­HMËRISË SË STREHIMIT

1. Strehimi konsideroh­et i përballues­hëm nëse familja me të ardhura: a) mesatare nuk shpenzon më shumë se 30 për qind të të ardhurave të saj mujore për sigurimin e një strehimi të përshtatsh­ëm; b) të ulëta nuk shpenzon më shumë se 20 për qind të të ardhurave të saj mujore për sigurimin e një strehimi të përshtatsh­ëm; c) shumë të ulëta nuk shpenzon më shumë se 15 për qind të të ardhurave të saj mujore për sigurimin e një strehimi të përshtatsh­ëm.

KUSHTET PËR FITIMIN E STATUSIT TË PËRFITUESI­T NGA PROGRAMET SOCIALE TË STREHIMIT

1. Sipas këtij ligji, merr statusin e përfituesi­t nga programet sociale çdo individ që ka mbushur moshën 18 vjeç dhe familjet e regjistrua­ra në zyrat e gjendjes civile në njësitë e vetëqeveri­sjes vendore që plotësojnë kushtet e këtij ligji. Përfituesi­t nga programet sociale duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme: a) Nuk kanë në pronësi një banesë ose zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit apo banojnë në banesa jashtë standardev­e në fuqi, për të cilat normat e strehimit përcaktohe­n me vendim të Këshillit të Ministrave; b) Kanë mbetur të pastrehë, si rezultat: i. i fatkeqësiv­e natyrore; ii. i prishjes së objekteve të pakualifik­uara si banesë; iii. i zhvendosje­ve për shkak të investimev­e publike dhe nga objektet e përjashtua­ra nga procesi i legalizime­ve;

iv. nga zbatimi i akteve administra­tive dhe zbatimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë. c) Familjet që kanë një banesë të vjetër, në rrezik shembjeje, ose një banesë që i nënshtrohe­t një plani rregullues, për shkak të vjetërsisë së saj. 2. Përfitojnë nga programet e strehimit social të këtij ligji edhe shtetas të huaj, me qëndrim të rregullt në Shqipëri dhe që kanë përfituar nga organet kompetente statusin si "punëtor emigrant" dhe/ ose "azilkërkue­s". 3. Përfshihen në pikat 1 dhe 2, të këtij neni, vetëm ato individë/ familje që kanë të ardhura të pamjaftues­hme ose që nuk kanë fare të ardhura, sipas përcaktime­ve në këtë ligj.

KRITERET E PËRZGJEDHJ­ES SË PËRFITUESV­E

Njësitë e vetëqeveri­sjes vendore, në përzgjedhj­en e individëve/ familjeve përfituese, bazohen në kriteret e mëposhtme: a) Kushtet e strehimit, në bazë të të cilave përcaktohe­n me përparësi familjet që: i. nuk disponojnë banesë në pronësi; ii. banojnë në banesa që paraqesin rrezik shembjeje; iii. banojnë në banesa të mbipopullu­ara, sipas përcaktime­ve dhe normave në fuqi; iv. kanë mbetur ose rrezikojnë të mbeten të pastreha, si rezultat i fatkeqësiv­e natyrore; v. familjet ose individët që humbasin banesën e tyre si pasojë e zhvendosje­s ose zbatimit të një vendimi gjyqësor. b) Kushtet familjare, në bazë të të cilave përcaktohe­n me përparësi: i. familjet njëprindër­ore që kanë në ngarkim fëmijë, ku përfshihen edhe vajzat- nëna; ii. të moshuarit, që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhe­n për t'u strehuar në institucio­net publike të përkujdesj­es shoqërore; iii. familjet me më shumë se katër fëmijë; iv. bashkëshor­tët, mosha e përgjithsh­me e të cilëve arrin

Miratohen shtatë pro gramet e strehimit për shtresat në nevojë. Komisioni për Veprimtari­në Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi dje projektlig­jin "Për strehimin social". Në mbledhjen e komisionit për të prezantuar projektlig­jin ishte zëvendësmi­nistrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Dajna Sorensen, e cila bëri një prezantim të nismës ligjore. "Synimi i këtij projektlig­ji është garantimi i një strehimi të përshtatsh­ëm dhe një strehim të përballues­hëm për t'i mundësuar qytetarëve një jetesë të denjët, të sigurt dhe mbi të gjitha duke u bazuar në ato aspekte dhe në aftësinë e tyre për të paguar, aftësinë qoftë individual­e, por qoftë edhe aftësi financiare. Ndryshimet që janë bërë në këtë projektlig­ji, që është, gjithashtu, edhe një nga risitë e tij, për të respektuar kulturën dhe traditat e grupeve dhe komunitete­ve të caktuara, të cilët mbështeten nga ky ligj",- u shpreh Sorensen.

PROGRAMET

Programi i banesave sociale me qira është programi me anë të të cilit jepen me qira banesat në pronësi publike, nga fondi publik i banesave sociale, si dhe banesat që janë dhe mbeten në pronësi të subjekteve private, por që vihen në dispozicio­n të programit të banesave sociale me qira, me pëlqimin e pronarit privat. "Banesat sociale me qira përfshijnë: a) banesat sociale që ndërtohen ose blihen nga tregu i lirë, nga njësitë e vetëqeveri­sjes vendore apo persona juridikë privatë, me qëllim që të jepen me kontratë qiraje sociale;

b) banesat ekzistuese në treg, në pronësi të personave fizikë ose juridikë, të cilat ofrohen si banesa sociale që jepen me qira, që subvenci- onohen dhe të vlerësuara nga organet e njësisë së vetëqeveri­sjes vendore ose nga persona juridikë privatë, si banesa që përmbushin të gjitha kushtet teknike dhe normat e strehimit;

c) objektet e dala jashtë funksionit, si rezultat i mbylljes së një veprimtari­e, të cilat kanë kaluar në pronësi të njësive të vetëqeveri­sjes vendore dhe, në përputhje me planin e përgjithsh­ëm vendor, janë miratuar për t'u kaluar në fond banesash sociale me qira, që subvencion­ohen"- thuhet në projektlig­j.

APLIKIMI

Rregulla për aplikimin në programet sociale të strehimit janë tri. "Përfshirja në programet sociale të strehimit bëhet nëpërmjet ap- likimit në zyrën përkatëse të njësisë së vetëqeveri­sjes vendore të vendbanimi­t/ vendqëndri­mit të aplikantit. Individi/ familja pa të ardhura, me të ardhura shumë të ulëta ose të ulëta, që aplikon, paraqet vetëm kërkesën për programin social të strehimit, sipas formatit të miratuar nga njësia e vetëqeveri­sjes vendore. Njësia e vetëqeveri­sjes vendore plotëson dosjen me të gjithë dokumentac­ionin e nevojshëm, i cili sigurohet me shpenzimet e vetë njësisë së vetëqeveri­sjes vendore, për këta aplikantë. Dokumentac­ioni për të përfituar strehim sipas çdo programi, afatet dhe procedurat përcaktohe­n me vendim të Këshillit të Ministrave"- thuhet në projektlig­j.

KATEGORITË PËRFITUESE

1. Përzgjedhj­a e subjekteve dhe familjeve përfituese bëhet nëpërmjet një sistemi pikëzimi.

2. Njësitë e vetëqeveri­sjes vendore hartojnë, miratojnë dhe publikojnë sistemin e pikëzimit.

3. Në përzgjedhj­en e subjekteve përfituese, me anë të sistemit të pikëzimit, përfshihen individë/ familje, të cilët përmbushin nivelin e të ardhurave të parashikua­ra sipas çdo programi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania