Gazeta Shqiptare

Naftëtarët e ARMO- s, protestë para prefekturë­s: Qeveria tallet me ne

Kërcënon sindikata: Do të ngremë çadrat para Kryeminist­risë "Të rivihet rafineria në punë. Duam pagat e prapambetu­ra, s'pranojmë të trajtohemi me asistencë"

-

Një ditë pas dek laratës së ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, drejtuar naftëtarëv­e të Ballshit dhe Fierit për të aplikuar për pagesën e papunësisë, ata janë ngritur në protestë. Qindra naftëtarë të rafinerisë së Fierit dhe Ballshit u shprehën kundër vendimit të Ahmetajt për nxjerrjen e 1200 punonjësve si të papunë dhe trajtimin e tyre me asistencë sociale. Ata thanë se qeveria është tallur me ta dhe me kërkesat e tyre dhe se nuk do ta pranojnë mbylljen e rafinerisë. Gjithashtu, pjesëmarrë­sit në tubim deklaruan se do të përshkallë­zojnë protestat, nëse nuk u paguan pagat e prapambetu­ra e siguracion­et dhe nëse nuk kthehen në punë. 1200 punëtorë kanë mbetur pa punë pas largimit të kompanisë "IRTC Oil", e cila kishte menaxhimin e kësaj rafinerie.

PROTESTA

"Ne nuk pranojmë të trajtohemi me asistencë. Kërkojmë pagat e prapambetu­ra si dhe rifillimin e punës. Protesta jonë nuk është politike. Ne nuk jemi me protestën e opozitës në 27 janar, ne duam bukë. Këtu nuk ka faj kryeminist­ri, por ata ministrat e tjerë.

Do të ngujohemi këtu, nuk do të lëvizim. Fieri voton vetëm për PS- në dhe PSja na groposi", u shprehën të revoltuar naftëtarët. Ndërkaq, ata i bënë thirrje ministrit të Financave, Arben Ahmetaj që të shkojë në Fier dhe të shikojë gjendjen reale të tyre e të kompanisë dhe jo të bëjë deklarata nga Tirana. Gjithashtu, protestues­it pohuan se, "ne duam drejtësi dhe drejtësinë ta bëjë Edi Rama. Paratë që ministri të na japë ne, t'i vendosë në dispozicio­n të kompanisë dhe specialist­ët që kemi dhe ne do e vendosim në punë. Nëse nuk na jepni zgjidhje, na shtypni edhe ne me makinë". Një vit pas rivënies në punë nga një firmë amerikane e regjistrua­r në bashkëpuni­m me një firmë shqiptare, rafineria e vetme përpunimit të naftës në Shqipëri, ARMO është mbyllur, ndërsa grupi investitor "IRTC Oil" është larguar. Firma amerikane e regjistrua­r në ishujt Virxhin në bashkëpuni­m me një shqiptare e vuri në punë ARMO- n në shtator të vitit 2016, ndërsa prej disa javësh është larguar duke lënë edhe 60 milionë dollarë borxhe pranë autoritete­ve fiskale në

Shqipëri. Burime zyrtare bënë me dije se Drejtoria e Tatimeve ka nisur shkresë në të gjitha bankat e nivelit të dytë për të bllokuar llogaritë e firmës.

SINDIKATA

Kundër deklaratës së ministrit Arben Ahmetaj ka dalë dhe sindikata, duke kërkuar që të rivendosë në punë rafinerinë e ARMO- s sa më shpejt dhe të shlyejë detyrimet për 1200 punëtorët të uzinës së Fierit dhe të Ballshit. "Ministri të tërheqë deklaratën. Kompania ' IRTC Oil' të bëjë larjen e detyrimeve, të rivendoset në punë rafineria. Ky është një rast i përsëritur se

zgjidhja nuk ka qenë definitive. Qeverisë i mungon dëshira për ta zgjidhur problemin. Mungon vetëm lënda e parë dhe kjo çështje mund të zgjidhet. Rafineria të kthehet në shtet", thanë sindikalis­tët për mediat. Ndërsa, u shprehën se nuk do të pres-

in pafund qeverinë. "Nëse do të dështojnë të gjitha mënyrat e bisedimeve, do të ngremë çadrat para Kryeminist­risë deri në zgjidhjen e problemit. Protesta do të jetë shumë e madhe. Këtu bëhet fjalë për ekzistencë­n e një zone të tërë". Një vit pas rivënies në punë nga një firmë amerikane e regjistrua­r në bashkëpuni­m me një firmë shqiptare, rafineria e vetme përpunimit të naftës në Shqipëri, ARMO është mbyllur, ndërsa grupi investitor "IRTC Oil" është larguar. Firma amerikane e regjistrua­r në ishujt Virxhin në bashkëpuni­m me një shqiptare e vuri në punë ARMO- n në shtator të vitit 2016, ndërsa prej disa javësh është larguar duke lënë edhe 60 milionë dollarë borxhe pranë autoritete­ve fiskale në Shqipëri.

 ??  ?? Protesta e djeshme e naftëtarëv­e në Fier
Protesta e djeshme e naftëtarëv­e në Fier
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania