Gazeta Shqiptare

Fshehu dënimin e kancelarit, MD: Të hetohet kreu i gjykatës së Shkodrës

Rezulton si i padënuar nga drejtësia shqiptare, ja kush është Artan Dragani Arben Zefi: Dënimin e fshehu ish- kryesekret­ari

-

Ministrja e Drejtë sisë, Etilda Gjonaj ka kërkuar hetim disiplinor për kryetarin e gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi. Burimet bëjnë me dije se kërkesa për hetim disiplinor për kryetarin e gjykatës, Zefi, ka mbërritur në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Ministria e Drejtësisë u vu në lëvizje falë denoncimev­e të disa avokatëve të qytetit të Shkodrës ndaj kryetarit në lidhje me disa shkelje në mos ushtrimin e detyrës së tij. Nga hetimi i ndërmarrë ka rezultuar se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në shkelje të ligjit, nuk ka përcjellë pranë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Burgjeve shkurtimin e vendimit penal të formës së prerë për dënimin e shtetasit Artan Dragani, aktualisht kancelar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të parashikua­r nga neni 290/ 1 i K. Penal. Për pasojë, në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, ky shtetas rezulton në mënyrë të paligjshme si i padënuar nga gjykatat penale shqiptare. Dragani rezulton të jetë dënuar pasi ka aksidentua­r për vdekje një grua. Ndërsa për kancelarin e kësaj gjykate, Ministrja e Drejtësisë i ka kërkuar Departamen­tit të Administra­tës Publike të marrë masat e parashikua­ra nga ligji, pas konstatimi­t të faktit se ka bërë deklarim të rremë në formularin e vetëdeklar­imit. Ndërkohë kryegjyqta­ri i Shkodrës, Arben Zefi i është përgjigjur kërkesës së Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj për hetim ndaj tij. Me anë të një shkrese shpërndarë mediave Zefi sqaron se prej 28 dhjetor 2017 ka njoftuar ministren Gjonaj se nuk është ai që ka fshehur vendimin e dënimit të kancelarit, por ka qenë ish- kryesekret­ari i gjykatës. "Për rastin është njoftuar menjëherë KLD dhe Ministria e Drejtësisë, dhe nga ana ime si kryetar i gjykatës është larguar nga puna kryesekret­ari i gjykatës dhe marrë masa për kalimin urgjent në gjykim të çështjes",- thuhet në përgjigjen e kryetarit të gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi, drejtuar ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Këshilli i Lartë i Drejtësisë shqyrtoi dje kërkesën e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda mbi tre gjyqtarët e Apelit Durrës, të cilët akuzohen për korrupsion. KLD filloi procedimin penal për gjyqtarët e Apelit, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Ceno. Inspektora­ti njoftoi se ka filluar procedimi disiplinor për tre gjyqtarët e Apelit, Durrës. KLD i kërkoi Inspektora­tit të bashkëpuno­jë me Prokurorin­ë, nëse ka kërkesa të veçanta në lidhje me këtë çështje, duke i ofruar mbështetje maksimale sipas ligjit. Avokati Gazmir Xhurxhi ka rënë dje në prangat e policisë për mashtrim pas denoncimit nga klienti i tij, H. D., banues në Klos, se i ka marrë para duke e mashtruar me fatura dhe dokumente të falsifikua­ra. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se arrestimi i avokatit është bërë pasi ai i ka marrë shtetasit H. D., 59 vjeç një shumë prej 1.7 milionë lekësh të reja, duke falsifikua­r disa fatura dhe dokumente. Mbi avokatin rëndojnë akuzat "Mashtrim në shuma të mëdha", "Fshehje e të ardhurave" dhe "Falsifikim i dokumentev­e".

 ??  ?? Kryetari i gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi
Kryetari i gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania