Gazeta Shqiptare

Ekzekutimi i mafiozit grek, flet Alket Rizai: S'kam dijeni për vrasjen

57- vjeçari Stafanakos u qëllua me 15 plumba

-

paktën mua mos më ngatërroni me këtë çështje, se unë s'kisha lidhje me atë. Kishim kohë që i kishim prishur muhabetet, e nuk dua që mediat shqiptare të më përmendin. Për këtë rast më erdhi e policia e më pyeti, por unë nuk kam asnjë dijeni për vrasjen". Kështu ka deklaruar dje Alket Rizai nga burgu. Reagimi i tij ka ardhur një ditë pas vrasjes së mafiozit grek, Vasilis Stefanakos. Ky i fundit humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës, ku është qëlluar në makinën e tij në lagjen "Hajdari" të Athinës me 15 plumba. Lajmi u përhap me shpejtësi, pasi ai njihej si organizato­ri i arratisjev­e të Alket Rizait. Ky i fundit tha së me Vasilis Stefanakos ishin thjesht të njohur dhe se ishin akuzuar në 2006- ën bashkë, por nuk kanë asnjë lidhje me njëri- tjetrin.

Sipas mediave greke, dy persona me një motor të vjedhur i janë afruar automjetit që drejtonte 57vjeçari Stafanakos dhe e kanë qëlluar me breshëri kallashnik­ovi. Vasilis Ste- fanakos ishte liruar para një viti e gjysmë nga burgu, pas 8 vitesh heqje lirie. I konsiderua­r edhe si një nga baronët e burgjeve, ai ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së tij pas hekurave të qelisë, ndërsa ka pasur edhe një faqe personale të internetit, të cilën e rifreskont­e thuajse përditë. Atij i atribuohet ndër të tjera, roli udhëheqës në aktet e mafies greke, si dhe një marrëdhëni­e bashkëpuni­mi me anëtarët e grupit terrorist "Komploti i celulave të zjarrit". Gjithashtu, ai ishte dënuar me 21 vite e 3 muaj burg si autor i një vrasjeje, për të cilën akuzohet edhe Alket Rizai, ndërsa konsideroh­et edhe si organizato­ri dhe financuesi i arratisjev­e spektakola­re të tij nga burgu famëkeq i Korridhalo­së, bashkë me Vasilis Paleokosta­s. Në vitin 2006, ai ishte dënuar edhe me 14.5 vite për implikime në veprimtari kriminale. Polica ka hapur një proces hetimi për të gjetur se kush fshihet pas kësaj vrasjeje.

 ??  ?? Alket Rizai
Alket Rizai

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania