Gazeta Shqiptare

Lista e plotë e shërbimeve mjekësore të financuara nga shteti

Vendimi i Këshillit të Ministrave: Buxheti për fondin, jo më shumë se 25% e totalit Mbulim në 4 lloje spitalesh publike në vend

- Voltiza Duro

Dje në Fletoren Zyr tare është publikuar vendimi i Këshillit të Ministrave për financimin e shërbimeve shëndetëso­re spitalore për vitin 2018. Fondi i Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r nuk do të jetë më shumë se 25% e buxhetit vjetor, i planifikua­r për shërbimet spitalore. Ditën e sotme, "Gazeta Shqiptare" publikon listën e shërbimeve spitalore të financuara nga Fondi për spitalet universita­re, ato rajonale, ato në nivel bashkie e spitalet ditore. Përkatësis­ht ky fond do të shpërndahe­t për financimin e shërbimit spitalor gjatë vitit; pagesat e paketave të shërbimeve të veçanta, të ofruara nga shërbimet spitalore, publike e jopublike, brenda e jashtë vendit; pagesat për kujdes shëndetëso­r në institucio­ne jopublike, brenda e jashtë vendit si dhe pagesat për kujdes shëndetëso­r. Por ky fond do të jepet edhe për shërbimet e kryera për spitalet publike e për transfertë­n e mjekëve specialist­ë aty ku është e nevojshme. Ndërkaq, Fondi kontrollon dhe monitoron spitalin për buxhetin dhe aktiviteti­n vjetor, sipas kushteve të përcaktuar­a. "Numri i përgjithsh­ëm i punonjësve të spitaleve është 12.016 veta, nga të cilët 141 punonjës në Spitalin Universita­r të Traumës për Shërbimin e "Numri i përgjithsh­ëm i punonjësve të spitaleve është 12.016 veta, nga të cilët 141 punonjës në Spitalin Universita­r të Traumës për Shërbimin e Urgjencës Ambulatore dhe Shërbimin e OrtopediTr­aumatologj­isë", - citohet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Urgjencës Ambulatore dhe Shërbimin e Ortopedi- Traumatolo­gjisë. Numri dhe struktura e punonjësve, për çdo spital, miratohen nga ministri i Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale",- citohet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

METODAT E FINANCIMIT

Fondi i Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r financon paketën e shërbimeve spitalore të kontraktua­r me buxhetim me zëra shpenzimes­h, por Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit:

edhe me buxhetim global. Për raste të veçanta të mungesës së mjekut specialist në shërbime të ndryshme të spitaleve rajonale e bashkiake, ministri i Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, brenda numrit të përgjithsh­ëm të personelit spitalor, urdhëron kontraktim­in, për një periudhë të caktuar, të mjekëve specialist­ë, sipas nevojave. Këta mjekë të specialite­teve të ndryshme, përveç pagës, trajtohen financiari­sht me një bonus deri në 250 mijë lekë të reja në muaj.

 ??  ?? Ministria e Shëndetësi­së Udhëzimi i Këshillit të Ministrave
Ministria e Shëndetësi­së Udhëzimi i Këshillit të Ministrave
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania