Gazeta Shqiptare

AMBASADA AMERIKANE

Ja kur mund të riaplikoni për vizë në SHBA pas refuzimit

-

gjithë ata individë, të cilët kanë aplikuar për vizë në SHBA e janë refuzuar, duhet të bëjnë kujdes në aplikimin e dytë. Ambasada amerikane në Tiranë bën me dije se vetëm ata persona që kanë informacio­ne të reja që tejkalojnë refuzimin e mëparshëm mund të riaplikojn­ë sërish brenda një kohe të shkurtër. "A duhet të aplikoni përsëri menjëherë pas refuzimit të vizës? Mos harroni, shpesh është e vështirë për aplikantët të diskutojnë informacio­ne të reja në një kohë të shkurtër pas refuzimit të mëparshëm",- thekson ambasada në njoftimin e saj. Kjo e fundit, gjithashtu, bën me dije se viza turistike nuk është për të jetuar e punuar në Amerikë, pasi keqpërdori­mi i saj ndikon në të ardhmen. Nëse kandidati ka si qëllim imigrimin, atëherë mund të shikojë mundësitë e vizave imigruese apo bashkimeve familjare, pa përjashtua­r edhe lotarinë. Çdo person duhet të dëshmojë që ai ose ajo i plotëson kërkesat për kualifikim për kategorinë e vizës dhe të ketë lidhje të forta me një rezidencë jashtë Shteteve të Bashkuara. Këshilla që japin përfaqësue­sit e ambasadës amerikane për të interesuar­it është që të kuptojnë se refuzimi nuk është një paragjykim, apo kritikë, ndaj aplikantit personalis­ht. "Nëse juve ju është refuzuar viza bazuar në lidhje jo të forta jashtë Shteteve të Bashkuara, do ishte më e udhës që të prisni derisa situata juaj të ndryshojë përpara se të aplikoni përsëri për vizë, ose t'i evidentoni sa më qartë këto lidhje dhe fakte tek formulari juaj i aplikimit DS- 160", - citojnë përfaqësue­sit në faqen zyrtare të ambasadës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania