Gazeta Shqiptare

Njëvlefshm­ëri diplomash për ata që kanë studiuar jashtë

Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit: Dokumentac­ioni që duhet të dorëzoni pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore Kriteret që duhen plotësuar nga nxënësit e parauniver­sitarit

- Voltiza Duro

Të gjithë ata nxënës që kanë përfunduar ar simin parauniver­sitar jashtë vendit mund të bëjnë njëvlefshm­ërinë e dëftesave dhe diplomave sipas kritereve të përcaktuar­a. Në udhëzimin e ndryshuar të Ministrisë së Arsimit, Sportit e Rinisë, specifikoh­en procedurat që duhen ndjekur si dhe dokumentac­ioni që duhet dorëzuar. Përkatësis­ht, nxënësit duhet të paraqitin pranë DAR/ ZA- ve një kërkesë për njëvlefshm­ërinë e deklaratë me shkrim të prindit si dhe dokumentet e vijueshmër­isë së klasës, të përkthyera e të noterizuar­a, të pajisura me vulë apostile të shtetit nga vijnë.

KRITERET DHE PROCEDURAT

Qendra e Shërbimeve Arsimore në vendin tonë është institucio­ni që kryen procedurat e njëvlefshm­ërisë së diplomave të arsimit të mesëm për nxënësit e ardhur nga jashtë Shqipërisë. Pas njehsimit të dëftesave, këta të rinj mund të vijojnë studimet e tyre në arsimin e lartë apo të punësohen, e vlen të theksohet se kjo procedurë kryhet gjatë gjithë vitit. Ndërkohë, nxënësit e ardhur nga jashtë vendit, për të ndjekur studimet në institucio­net e arsimit të lartë në Shqipëri duhet të dorëzojnë pranë QSHA- së një formular aplikimi si dhe një diplomë me listën e notave të të gjithë viteve të shkollimit. "Sekre- tariati Teknik i Komisionit të Posaçëm paraqet për vendimmarr­je në Komisionin e Posaçëm vetëm dokument- et/ aplikimet për njëvlefshm­ëri që rezultojnë të plotësuara sipas kërkesave të përcaktuar­a në udhëzim. Kur sekretaria­ti vëren mangësi në dokumente/ aplikim i kthen përgjigje me shkrim aplikantit, duke specifikua­r arsyet pse nuk i njëvlerëso­het dokumenti i shkollimit",- theksohet në udhëzimin e firmosur nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Ndërkaq, ky komision, brenda 5 ditësh, shqyrton e harton dokumentin e njëvlefshm­ërisë ku përcakton indeksin e shkollës së kryer, si dhe notën mesatare për të gjitha vitet e arsimit jashtë vendit. Gjithashtu, në këtë dokument përcaktohe­t edhe nota mesatare e përgjithsh­me e njëvlerësu­ar dhe notat e njëvlerësu­ara me provimet e Maturës Shtetërore në Republikën e Shqipërisë. Në Udhëzim citohet se njëvlefshm­ëria e rezultatev­e të arritura në shtetin përkatës duhet të kryhet në përputhje me tabelën e konvertimi­t të notave. Më tej, Komisioni i Posaçëm njëvlerëso­n lëndën që përcakton njohuritë gjuhësore dhe letrare të shtetit nga vjen nxënësi, me lëndën "Gjuhë shqipe dhe letërsi". Në fund të gjithë procedurav­e të sipërpërme­ndura, është QSHA- ja ajo që pajis nxënësin e ardhur nga jashtë Shqipërisë me dokumentin e njëvlefshm­ërisë, i lëshuar në dy kopje origjinale.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania