Gazeta Shqiptare

Rama paralajmër­on punonjësit e hipotekës: Jeni të gjithë në provë

"Regjistrim­i i lejeve të legalizime­ve të kryhet brenda të afateve, s'ka më pingpong" Gjoni: Reformë e re për titujt e pronësisë

-

Kryeminist­ri Edi Rama nuk kursen kritikat për punonjësit e Hipotekës, madje u ka bërë të ditur se janë të gjithë në provë. Gjatë një takimi ku është prezantuar me drejtorët e rinj të Hipotekave dhe të ALUIZNit në Ministrinë e Drejtësisë, Rama pohoi se të gjithë drejtorët e rinj që kanë dalë nga konkurset do të jenë në provë. "Të gjithë jeni në provë, provën s'e keni me partinë, por me popullin shqiptar, që vjen në dyert e Hipotekave. Po e ndaj Hipotekën nga ALUIZNI. Ky i fundit ka shembuj të shkëlqyer brenda sistemit që të ndahet qartë shapi nga sheqeri. Lufta ndaj korrupsion­it do të vazhdojë çdo ditë. Secili nga ju duhet ta ketë shumë të qartë që paguhet nga taksat e qytetarëve. Ne kemi nisur procesin e reformës rrënjësore të titujve të pronësisë. Ne do kemi krijuar Agjencisë Kombëtare të Titujve të Pronësisë", - tha Rama. Kreu i qeverisë theksoi se këta punonjës duhet të fitojnë çdo ditë betejën që të paguhen me taksat e qytetarëve. "Kemi detyrimin moral ndaj publikut dhe vetes për të bërë më të mirën për zgjedhjen e drejtuesve të Hipotekave. Kjo është arsyeja pse jemi ' vonuar' dhe se refuzova të gjitha pretendime­t për ndërhyrje në këto konkurse, pasi siç e thashë, askush dhe as ligji nuk na detyronte që të bënim konkurse. Dua ta bëj të qartë edhe për ata që hedhin promuze dhe shfaqin skërmitjet e cinizmit në publik, se një drejtor këtu dhe aty na paska qenë kontribuue­s i PS në fushatën paraardhës­e. Këto procese nuk përfaqësoj­në socialistë­t, pro u japin mundësi të gjithëve të përfshihen. Për ne duhet të jesh i gatshëm dhe i aftë. Ashtu siç kam besim se është bërë zgjedhja më e mirë e mundshme kur është zhvilluar ky proces, kam bindjen se jemi ne të parët, Ministria e Drejtësisë, e gjithë struktura përgjegjës­e që duhet të bëjë verifikime të zgjedhjeve", - tha Rama.

REGJISTRIM­I

Regjistrim­i i lejeve të legalizimi­t në Hipotekë duket së do të jetë fokusi i punës në këtë institucio­n. Kryeminist­ri u bëri të ditur punonjësve të Hipotekës se çdo leje e paregjistr­uar është nënshkrim dorëheqjej­e. "Për t'i dhënë fund pingpongut të ecejakeve, që ALUIZNI ta njeh dhe Hipoteka s'ta jep. Ne sot nuk jemi vetëm, edhe pse aleatin që e kemi zgjedhur dhe e duam më të fuqishëm në këtë proces, që është njeriu i zakonshëm, s'e kemi ende në atë pozicion që me siguri do ta kemi në vijim. Ka ende dyshime se platforma e bashkëqeve­risjes funksionon. Janë 35 punonjës Hipotekash që janë larguar nga detyra dhe po përballen me ligjin", tha Rama.

MINISTRIA

Në takim ministrja Etilda Gjonaj vuri theksi te pritshmëri­të që do të kenë nga këta drejtorë në zgjidhjen e çështjeve me pronat. "Ky është vetëm hapi i parë i reformës në trajtimin e titujve të pronësisë, i cili do të pasohet me një vlerësim të stafit lidhur me përputhshm­ërinë e formimit të tyre profesiona­l me pozicionin e punës. Reforma e pronës është një ndër reformat më të rëndësishm­e të këtij mandati, e cila do të ndiqet me një proces të mirëstudiu­ar për trajtimin e integruar të titujve të pronësisë. Pritshmëri­të tona dhe të qytetarëve janë të larta dhe sfida më e mad- he e të gjithëve bashkë është që të ndryshojmë njëherë e mirë imazhin e zyrave të titujve të pronësisë për t'i kthyer ato në mënyrë reale vetëm në shërbim të qytetarëve dhe për t'u dhënë fund një herë e mirë abuzimeve që bëhen në kurriz të qytetarëve. Jemi të vendosur që aleatit tonë, që janë qytetarët, t'u realizohen të drejtat pa asnjë cenim dhe se detyra e secilit nga ju është që të angazhohet maksimalis­ht për të arritur këtë synim", - tha Gjoni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania