Gazeta Shqiptare

Lidhjet e paligjshme të ujit do të kallëzohen penalisht

Aksioni nis në 1 shkurt

-

Për

të gjithë qytetarët të cilët kanë lidhje të paligjshme dhe nuk i deklarojnë ato që më pas të lidhin kontratë me ndërmarrje­t e ujësjellës­ve, atëherë ndëshkimi do të jetë ndjekje penale. Zëvendësmi­nistri i Infrastruk­turës, Hantin Bonati, ka mbledhur në një tryezë prefektët e të 12 qarqeve në Shqipëri, për t'u thënë atyre që të sensibiliz­ojnë qytetarët, pasi nga data 1 shkurt aksioni do të nisë derë më derë dhe do të penalizohe­t çdokush që nuk ka kontratë uji. "Duhet kujtuar që 1 shkurti është data që do nisë aksioni derë më derë dhe çdo ndërhyrje do penalizohe­t sikundër e parashikon ligji", - tha Bonati. Qeveria kërkon që shembulli i parë të jepet nga punonjësit e administra­tës publike, për këtë arsye prefektëve iu kërkua që të monitorojn­ë çdo institucio­n që rezulton debitor apo ka nëpunës që nuk kanë kontratë uji. "Të gjitha institucio­net publike të formalizoj­në formën e tyre të bashkëvepr­imit me shoqëritë. Pra, të kenë kontratë ujëmatësi. Pika e dytë që kërkohet vëmendja juaj është pjesa e monitorimi­t të vazhdueshë­m të procesit të aksionit që po zhvillojnë bashkitë", - tha Bonati. Aksioni për formalizim­in e sektorit të ujit do të përfshijë edhe të gjitha bizneset dhe familjarët, të cilët kanë pus në mjediset e tyre. Një nismë ligjore e miratuar nga qeveria është dorëzuar në Kuvend, për të bërë formalizim­in edhe të kësaj pjese të burimeve ujore. Sipas të dhënave zyrtare, kapacitete­t e ujit të pijshëm në Shqipëri janë 20% më të larta edhe nëse do të kishte shërbim 24 orë, por një pjesë e tij shpërdoroh­et. Deri tani raportohet të jenë lidhur 6 mijë kontrata të reja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania