Gazeta Shqiptare

ALUIZNI: 1400 personat që kanë gati lejet e legalizime­ve

Përfituesi­t në Kamëz dhe Vorë, dosja për aplikim për tapi përgatitet nga agjencia dhe ZRRP- ja Publikohet lista me përfituesi­t, nisin procedurat për tapitë

- Ornela Manjani

ALUIZNI bën publike listën me 1400 per sonat që kanë ndërtuar pa leje dhe kanë gati lejet e legalizimi­t. Përfituesi­t janë në qarkun e Tiranës, në zonën e Kamës dhe Vorës.

TAPITË

Për pajisjen me tapi të personave që kanë ndërtuar pa leje me ndryshimet e fundit në ligj do të bash- këpunojë ALUIZNI dhe ZRPP- ja, pa qenë nevoja të aplikojë vetë përfituesi. ALUIZNI dorëzon në ZRRP verifikimi­n e gjendjes juridike të pronës ku janë ngritur ndërtimet informale, përditësim­in e regjistrit të pasurive të paluajtshm­e, kartelave dhe hartave kadastrale, sipas blloqeve kadastralë ku janë ngritur ndërtimet informale dhe regjistrim­in e lejes së legalizimi­t dhe të pasurisë së legalizuar. Kërkesa për infor- macion, për verifikimi­n e gjendjes juridike të pronës ( statusit juridik), dërgohet nga ALUIZNI pranë ZVRPPsë, jo më vonë se 10 ditë nga data e evidentimi­t faktik në terren ( data e "procesverb­alit të evidentimi­t në terren") dhe shoqërohet nga harta vektoriale në format shkresor dhe elektronik. Ndërkohë, ZVRPP- ja brenda 15 ditëve nga administri­mi i kërkesës, dërgon informacio­nin mbi gjendjen juridike të pronave në bllokun kadastral, në të cilin përfshihen të dhënat mbi pronarin e pasurisë, harta kadastrale në format shkresor dhe elektronik dhe kartelat. Në VKM është sanksionua­r se kur ZVRPP- ja nuk dërgon informacio­n, ALUIZNI vijon procedurat administra­tive për legalizimi­n e ndërtimit, duke kërkuar regjistrim­in e tij. Kur zona kadastrale nuk i është nënshtruar regjistrim­it fillestar dhe poseduesi i ndërtimit nuk disponon dokumentac­ion që provon pronësinë mbi truallin, ALUIZNI vijon procedurat e kalimit të së drejtës së pronësisë, si në rastin e ndërtimeve informale të ngritura mbi truall "shtet".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania