Gazeta Shqiptare

ISUF LUZAJ Filozofi shqiptar, miqësia e korrespond­enca me Sartrin

I anatemuar gjatë diktaturës dhe i mërguar, Luzaj në Europë e SHBA, la në Shqipërinë komuniste familjen që e humbi nga torturat “I kërkoj ndjesë për miqësinë që më dha, prej tij humba kontratën me NOTRE DAME të Indianës” Botohen për herë të parë nga ISKK

- Fatmira Nikolli

Enisi jetën si biri i një hoxhe, duke u ushqyer përditë me vargjet kuranore. Pas studimeve në Sorbonë e jo vetëm, Isuf Luzaj do të bëhej filozof. Pothuaj e gjithë jeta e tij, shkoi larg Shqipërisë. Kishte lënë këtej familjen që e humbi, kur komunizmi mbyste vendin në vetminë e vet. Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit ( ISKK) lajmëron botimin për së afërmi të 6 librave filozofikë të filozofit, shkrimtari­t e poetit Isuf Luzaj ( 1913- 2000), një ndër personalit­etet më të shquar të mendimit shqiptar. “I anatemuar gjatë diktaturës dhe i mërguar Luzaj qëndroi dhe shkruajti veprën e vet kryesisht në Argjentinë. Hartues i Dekalogut të Ballit Kombëtar, Isuf Luzaj ishte ndër intelektua­lët antikomuni­stë, që dëshironte të realizonte idealin kombëtar të Rilindësve për një Shqipëri të Bashkuar e Demokratik­e”,bën me dije Agron Tufa. Shton më tej, se 6 librat me ese filozofike e interpreta­tive ( metafizika dhe metalogjik­a) botohen për herë të parë dhe janë organizuar brenda 2 vëllimeve me mbi 400 faqe secili nën titullin “Kujdesjet e Bletës”. Këto janë fillimi i një publikimi në vazhdimësi i të gjithë trashëgimi­së filozofike të Isuf Luzajt, të mbetur në dorëshkrim­e dhe që përbëjnë dhjetra vëllime. Falënderoj­më me këtë rast dhe znj. Zyba Hysa për punën e madhe në përgatitje­n e teksteve për botim, redaktimin dhe korrektimi­n. Më në fund Isuf Luzaj hyn në Shqipëri nga “dera ballore” e jo nga “dera e fshehtë”.

SHËNIMET BIOGRAFIKE, VETMITARI I PANDREQSHË­M

Në kapitullin “Shoku im, vetmia dhe Pan- i”, Luzaj tregon se ka qenë natyrë e vetmuar. Ja çfarë shkruan ai: “Ka qenë natyra ime të jetoj i vetmuar edhe kur kam qenë në mes të shoqërisë. Dëshiroj të jetoj i vetmuar”. Ndonëse biri i një hoxhe, Luzaj thoshte se për të “fjala Zot, merr kuptim kur jam i vetmuar. Nuk besoj që Feja të jetë një themë për intelektin, as për shoqërinë në biseda e vanitete. Besoj vetëm kur nuk besoj mbi Fenë. Kam nevojë për vetmi, aq sa kam nevojë për ushqim. Vetmija është koha që më jep më shumë shpërblime shpirti, porse këtë vetmi nuk e zgjedh dot unë, ajo më zgjeth mua. Për mua, me qenë i vetmuar do të thotë, me qenë i bashkuar me të gjithë botën. Në çaste vetmije i vë pjesat e mija bashkë si cickërra të një pasqyre të thyer dhe të rikompozua­r dhe atëherë e shoh qartë që gjërat e vogla duken të mëdha, kurse ato që dukeshin të mëdha janë të vogla”. Ai thoshte se e ndjente që vetmia është një akt i dashurisë me gjithë universin. Dhe në këtë pikë, ai analizon dhe krahason ndjesitë e veta në dy kohë: kur isha shumë fetar, në një kohë të shkuar vuajtjesh e deziluzion­esh, mërmëroja dendur lutjet e Budës, Krishtit dhe Muhametit bashkërish­t, njëkohësis­ht, duke kërkuar konekcione­t në pikat e përpjekësh­me të metafizikë­s së tyre, mirëpo, n’atë kohë pata rezultate gabimesh, sepse humba intuitën, imagjinatë­n dhe fuqinë shpirtëror­e aktive për të ndërtuar struktura të shkrimevet të mi. “Intuita më sugjeron t’a përdor atë,thotë Luzaj, duke shtuar se “kur është çasti i sajë për zbulime horizontes­h dhe të përdor meditacion­in kur e ndjej që kam nevojë për paraqitje tek Zoti; të përdor arësyetimi­n kur ky vjen natyrisht në ndihmë për të zgjidhur ndonjë ekuacion të zgjidhshëm”. Ka një qasje interesant­e edhe ndaj kritikave: kur më kritikojnë, unë e shoh që kritikonjë­sit duan të marrën kontakt me mua për ndonjë hall të tyre që është i pa konfesuars­hëm nga ata. Nuk më shqetësojn­ë dhe këjo më jep një lloi kënaqësije pasive, sepse ata e dinë që gabuan dhe u ulën aqë poshtë, sa Morali, Etika dhe Estetika nuk më premtojën kontakt me ata. “Miqt e mi që çëmojnë durimin tim thonë që unë i ngjaj një FAKIRI të BUDËS, ose një fetari të përulët kristian. Nuk e di në se këtu më gjukojnë drejtazi po e di mirë që heshtja jep më kënaqësi sesa grindja”,thekson Luzaj. Në vijim, zbulon edhe një çast mjaft të rëndësishë­m të jetës së njeriut. Ai zbulon pothuaj arritjen e Nirvanës, si qëllimin final të shumë ndjekësve të Budizmit, për çka shkruan: Për dashurinë të së VËRTETËS dhe të së DREJTËS, më duhet të plotësoj që- është e domosdoshm­e, e nevojshme e fortë dhe konstante një GJYMNASTIK­Ë të mekanizmav­et të trurit me ndihmën e studimit të heronjëvet të mendimit për të arrijtur këtë traguard. Pas pesëdhjetë vjet gjymnastik­e, as unë nuk mund të afermoj që e kam arrijtur një qind për qind atmosferën psikollogj­ike të NIRVANËS.

NJOHJA ME SARTRIN

Në një pjesë tjetër të vëllimit të parë, Luzaj tregon njohjen me Zhan Pol Sartrin. “Në dy udhëtimet që bëri Sartri në Amerikë, më ra mua llotaria të ishja përkëthenj­si i

 ??  ?? Isuf Luzaj
Isuf Luzaj
 ??  ?? Vehbi Bajrami me Isuf Luzajn
Vehbi Bajrami me Isuf Luzajn

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania