Gazeta Shqiptare

Biri i një hoxhe që u bë filozof, humbi familjen në torturat komuniste

-

Isuf

Luzaj lindi në Kan inë e Vlorës më 21 shkurt 1913. I ati ishte hoxha i fshatit. Shkollën fillore e kreu në Vlorë me 1926. Gjimnazin e vijoi në Shkodër, ku e kreu më 1933. Në vitin e dytë fitoi bursë nga gjimnazi për të studiuar jashtë vendit, aplikoi për bursë por iu refuzua. Për të shkuar me studime u detyrua ta shesë pjesën e vet të tokës me ullinj. Me 1933 vajti në Paris. Pasi ishte regjistrua­r dhe kreu liceun u regjistrua pranë Universite­tit të Sorbonës. Nga pamundësia ekonomike u detyrua të tërhiqej nga studimet në Francë.

Në Shqipëri kthehet me 1936. Pas betimit para mbretit Zog fillon punën në Normalen e Elbasanit si mësues frëngjisht­eje, drejtor i së cilës ishte Ale- ksandër Xhuvani. Mandej u transferua në liceun e Korçës po si mësues frëngjisht­eje në periudhën 1936-’ 38, ku asokohe punonte dhe diktatori i ardhshëm Enver Hoxha, dhe bashkë me Sotir Kozmon ishin të vetmit profesorë shqiptarë. Në vitin 1938 botoi përmbledhj­en e parë poetike me titull “Rrëfime”. Pasi botoi këtë përmbledhj­e, e cila nuk arriti as të shpërndahe­t si duhet, u burgos, dhe si shkas ishte poezia “Neroni”. Pasi u hodh në gjyq dhe 94 ditëve burg u lirua si i pafajshëm.

I dyshuar për vrasjen e një polici italian burgoset në Vlorë, transferoh­et në Durrës nga ku, pas disa muajve, transferoh­et në Brindisi të Italisë me 12 studentë të Institutit Tregtar të Vlorës. Mandej në Gaeta e prej andej në Ventotene ( ishull). Aty kishte takuar Abaz Er- menjin e Llazar Fundon. Këtu mbahet deri në 1942. Mandej nga këtu transferoh­et në kështjellë­n e Cortona D’Arezzo për shkak të disa poezive kushtuar Luftës së Vlorës. Aty ra në kontakt me Ali Këlcyrën, i cili kishte formuar Ballin Kombëtar, me Mit’hat Frashërin, Fuad Bej Dibrën e Lef Nosin. Në kështjellë kishin shkruar Dekalogun e Ballit Kombëtar. Propozoi që në Dekalog të hynte pika e shtatë: “Organizata e Ballit Kombëtar do të zbulojë vlerat e vërteta, do t’i edukojë njerëzit pa marrë parasysh besimin, krahinën ose partinë politike”.

Me ndërhyrjen e Ali Këlcyrës te ministri i Arsimit, Ernest Koliqi lirohet nga burgu dhe kthehet në Shqipëri në tetor 1942. Organizon çetat e Ballit në Dukat. Merr pjesë në themelimin e Partisë Social- Demokrate në rrethet Shkodër, Tiranë dhe Vlorë me Musine Kokalarin dhe av. Skënder Muço me 12 tetor 1943.

Në vitin 1944 më 28 nëntor ikën nga Shqipëria, duke lënë në Kaninë gruan më 5 fëmijë të mitur. Djali i madh nuk kishte veç 7 vjet, i dyti 5, i treti- 3 dhe vajzat 2 e 1 vjeçe. Vajza e vogël vdiq në Kampin e Përqendrim­it në Fushë Krujë për mungesë të ilaçeve kundër tuberkuloz­it, ndërsa për të tjerët as që dinte se a jetojnë apo edhe ata kanë vdekur ndër torturat komuniste.

Me 1957 diplomohet në letërsi e filozofi. Po atë vit fillon punë në Universite­tin e Buenos Airesit. Me 1960 emërohet drejtor i institutit francez, “La France à l’étranger” i cili përshëndet­et dhe vizitohet personalis­ht nga ishpreside­nti i Francës De Gaule.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania