Gazeta Shqiptare

Qeveria i jep 25 milionë lekë Moikom Zeqos për kurim

-

Një

vendim i qeverisë së Shqipërisë i botuar në Fletoren Zyrtare, bën me dije se Këshilli i Ministrave ka marrë përsipër, mbulimin e pjesshëm të shpenzimev­e të mjekimit të profesor Moikom Zeqos. Me propozimin e ministrit të Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave ka vendosur mbulimin e pjesshëm të shpenzimev­e të mjekimit të Moikom Zeqos, në masën 2 500 000 ( dy milionë e pesëqind mijë) lekë. Ky fond të përballohe­t nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r. Pagesa do të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të mjekimit. Vendimi ngarkon Ministrinë e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondin e Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r për zbatimin e këtij vendimi. Vendimi hyn në fuqi menjëherë. Historiani, studiuesi e ish- drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, është i sëmurë prej pothuaj tri vitesh. Ai është Doktor i Shkencave dhe mban urdhrin e lartë “Mjeshtër i Madh” si edhe autori i 62 librave me poezi, studime arkeologji­ke, për historinë e artit, si dhe të një numri skenarësh për filma kinematogr­afike e televizivë me karakter arkeologji­k dhe kulturor. Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij. Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, s e r b o k r o a t i s h t , bullgarish­t, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanish­t si dhe në gjuhën tonë. Është autor i tre ekspozitav­e vetiake në pikturë. Ka përfaqësua­r Shqipërinë në Konferenca Shkencore Ndërkombët­are me dhjetëra herë dhe është vlerësuar nga personalit­ete të larta të kulturës shqiptare dhe të huaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania