Gazeta Shqiptare

Lëvizja “Edhe unë!”, sa reagon shoqëria shqiptare

- Nga Rovena Hoxha

( vijon nga faqja 1)

... dhe deri tek ajo e votës. Dhe ndërsa Shqipëria qenka vend “pjesërisht i lirë”!? Ne, vendi hibrid i Ballkanit që zvarritemi nëpër aeroportet e botës për të drejtën e vetme, që e mban në jetë njeriuntë kemi një punë.

Kurse, në anën tjetër të globit, vjen pas përhapjes së akuzave për ngacmim seksual të aktoreve nga producenti Harvey Weinstein, lëvizja “Me too!” i yjeve të Hollywoodi­t që përshkruhe­t si “thirrje për ndryshim tek gratë në biznes dhe tek çdo vend tjetër pune.

Yjet më të njohura që e përkrahin këtë iniciativë janë Natalie Portman, Reese Witherspoo­n, Cate Blanchett, Eva Longoria dhe Emma Stone.

Deklarata e fundit e aktores me origjinë shqiptare Eliza Dushku, se ka qenë e ngacmuar seksualish­t në moshën 12- vjeçare nga ish- koordinato­ri i dublantëve, Joel Kramer në setin e xhirimit, ka shkaktuar mjaft reagime në Hollywood. Shoqëria atje evoluon dhe kërkon që legjislaci­oni të ushtrojë pushtetin e vet në zgjidhje të fenomenit me mjetin më modest, atë fjalës.

Po vetë Tirana ç’thotë për këtë fenomen global, vallë a është përfshirë, a është shqetësuar, a ka reaguar në një farë mënyre !? A ka raste ku abuzohet një femër nee punë qoftë ajo edhe bashkëshor­te, motër apo dhe shoqe? Në Shqipëri ky fenomen rëndom nuk quhet perversite­t i turpshëm, por është një gjë që ndodh, një shkëmbim interesash, një mënyrë ose mjet për të siguruar të ardhmen, ose të paktën të tashmen. Pra, e thënë më shqip: funksionon si formula- më jep, që të jap ç’të duash; fiton një punë, një shtëpi, një kredi me interes 0%, pushime luksi dimër e verë, veshje moderne, komoditet e rehati personale, dhe madje, së fundi edhe respektin e të tjerëve. Shoqëri e zhytur në “mëkate interesash” për të mbijetuar në xhunglën e vet…., shoqëri që shpirtëris­ht po degjeneron çdo ditë e më shumë. Pse? Jo vetëm e pa ushqyer, por edhe e paarsimuar, e pamotivuar, vërtet hibride e pa integritet, pa të ardhme e perspektiv­ë ndriçuese. Ëndrrat janë thjesht qëllimet e tyre, ku ndërthurja e të tilla marrëdhëni­eve të rëndomta e banale janë mjeti.

Si reagoi shoqëria shqiptare për të mbështetur dhe ndërgjegjë­suar lidhur me këtë projekt për të ndihmuar luftën ndaj ngacmimeve seksuale në industrinë e filmit dhe vendet e tjera të punës. Po, pati një emision në një tv, ku “kryegratë” e shoqatave, të cilat shpërdoroj­në plot qejf fondet në ndihmë të gru- as ( në nevojee), pra dhe të abuzuara, thjesht këshillojn­ë nga ekrani i një televizion­i si lektore të përsosura duke u vetafirmua­r kësisoj, me ndodhi nga realiteti i dhimbshëm shqiptar, ku ato mund dhe duhet te japin konkretish­t zgjidhje.

Kë frymëzuan ato, kë nxitën të dëshmojë “çfarë” e kundër “kujt”?? Askënd! Dolën në një bisedë televizive, e më pas shkuan përsëri për të shijuar jetën e tyre të sigurt, pa as më të voglën ndjenjë faji për dëmin që i kanë sjellë species së vet, femrës.

Kurse, orteku i akuzave në Hollivud nuk ka ende të ndalur që prej shpërthimi­t të skandalit të Harvey Wenstein. Sepse makineria e fshehtë e ngacmimeve në Hollivud nuk përfshiu vetëm femrat më të bukura. Anna Hunt p. sh një shkrimtare australian­e ( obeze) denoncon re- porterin e vet duke u shprehur se kjo nuk ndodhi, ngaqë ajo ishte e bukur, por, sepse ai s’përmbajti instinktet e veta, sepse ai nuk kishte moral.

Qindra njerëz kanë marshuar në Hollivud përgjatë “Walk of Fame” në mbështetje të viktimave të sulmeve seksuale dhe ngacmimeve, të frymëzuara nga kjo lëvizje… Dhe, pati madje dhe meshkuj që reaguan në mbështetje të tyre, me qëllim e vetëm që ky fenomen të marri fund, e shoqëria të evoluojë.

Sepse shoqëria njerëzore përgjatë historisë ka pasur prirjen që të shtypë të dobëtit, të frustrojë të margjinali­zuarit dhe të shfrytëzoj­ë qeniet e brishta, siç janë dhe gratë duke u mohuar dinjitetin e merituar. Por, aq më tepër gruaja shqiptare është e ekspozuar akoma për të gjetur me dinjitet vendin e saj në këtë shoqëri të ç’orientuar nga tranzicion­i i pafund.

Modeli i mbijetesës u shfaq, organizimi shoqëror e ligjor mungon, shoqëria shqiptare vegjeton duke përmbushur interesat utilitare meskine të përditshme, dhe natyrisht duke pritur nga qielli të ndodhë “ëndrra e madhe evropiane”, - integrimi në BE, sa larg dhe afër për këtë vend aq shumë të dëshiruar.

Në Shqipëri ky fenomen rëndom nuk quhet perversite­t i turpshëm, por është një gjë që ndodh, një shkëmbim interesash, një mënyrë ose mjet për të siguruar të ardhmen, ose të paktën të tashmen. Pra, e thënë më shqip: funksionon si formula- më jep, që të jap ç’të duash; fiton një punë, një shtëpi, një kredi me interes 0%, pushime luksi dimër e verë, veshje moderne, komoditet e rehati personale, dhe madje, së fundi edhe respektin e të tjerëve. Shoqëri e zhytur në “mëkate interesash” për të mbijetuar në xhunglën e vet…., shoqëri që shpirtëris­ht po degjeneron çdo ditë e më shumë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania