Gazeta Shqiptare

Një vit Trump, një marrëdhëni­e e ndërlikuar

“Deutsche Welle”

-

Kinën dhe Lindjen e Afërt”, thekson Denison. Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel kërkon përballë ndryshimev­e shumë të mëdha në raportin transatlan­tik që tani një politikë të re ndaj SHBA- vë. Ai kërkon që Gjermania t’i mbrojë më e sigurt në vetvete interesat e saj dhe si psh., në rastin e marrëveshj­es atomike me Iranin, në rast nevoje të caktojë edhe kufij. Anna Kuchenbeck­er, zëv- endësdrejt­ore e “Aspen Institut Deutschlan­d”, e mbështet këtë kërkesë para së gjithash për shkak të konfliktit aktual të interesave. Po ç’pamje duhet të ketë strategjia ndaj SHBA- ve në të ardhmen? “Të bashkëpuno­jë me kryetarët e bashkive të qyteteve të mëdha në temën e mbrojtjes së klimës, të takohet me parlamenta­rët nga SHBA- të, që kanë një interes të veçantë ndaj Evropës dhe të mos ndjekë projekte ku ka dallime të mëdha si në politikën tregtare”, i tha Kuchenbeck­er “DW- TV”. Premisa pragmatike pra është “që të punohet përreth Shtëpisë së Bardhë”.

E ARDHME E ERRËT

Edhe në vitet e ardhshme, marrëdhëni­et transatlan­tike do të vihen edhe më tej në një provë të rëndë, beson Andrew Denison nga “Transatlan­tic Networks”. “Gjermania përshtatet gjithmonë mirë si simbol i armikut. Dhe meqenëse Trump- i kërkon gjithmonë fajtorë, ai do të shprehet edhe në të ardhmen në mënyrë kritike për Gjermaninë”. Josef Braml është i bindur se Trump- i do të sulmojë edhe Organizatë­n Botërore të Tregtisë dhe OKB- në. Në një rast të tillë, Gjermania duhet të përpiqet “që me ata që mendojnë si ajo dhe me një Evropë më të fortë, ta mbajë në këmbë këtë rend, sepse SHBA- të nuk do të jenë më ruajtësi i këtij rendi”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania