Gazeta Shqiptare

Hala zyrtarizon kandidatur­ën: Gara e hapur, vendosin platformat

Pas Dukës dhe Finos, futet në garë edhe Shpëtim Hala, që la arbitrimin prej racizmit Ish- gjyqtari propozohet nga Shoqata e Arbitrave

- Jeton Selimi

Në garën për kreun e ri të Federatës Sh qiptare të Futbollit më 7 shkurt nuk do të jenë vetëm Duka dhe Fino, por edhe Shpëtim Hala, ish- arbitër për disa vite në Itali. Në një intervistë ekskluzive për "Balkanweb", Hala deklaron se kandidimi ishte një inciativë e tij personale dhe ka marrë mbështetje­n e shumë klubeve, jo vetëm të Shoqatës së Arbitrave.

Përse vendosët të kandidoni?

Unë kam një kontribut modest në futboll, kryesisht si arbitër futbolli në Itali. Kandidimi ishte një iniciativë e imja personale, pasi mendoj që mund të jap diçka në drejtimin e federates. Kush ju ka propozuar? Kam pasur shumë kontakte gjatë këtyre ditëve me shumë drejtues klubesh. Premtime pa fund. Në bisedë me drejtues e klubit të Delvinës u binda se ishte diçka e përshtatsh­me. Pranova këtë propozim sikurse edhe mbështetje­n e shumë klubeve të tjera dhe të Shoqatës së Arbitrave.

Më herët u përfol se do të propozohes­hit nga qarku i Elbasanit.

Është e vërtetë, por unë pranova që propozimi të ish- te nga një ekip si Delvina, sepse jam kandidat për president i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe jo i një qarku të caktuar.

Ke shikon si kandidatin më të fortë, Dukën apo Finon?

Përderisa pranova të jem në garë mendoj që jam unë. Duka ka bërë histori në drejtimin e futbollit në Shqipëri. Mendoj se ka punuar mirë. Fino ka kontribute në politikë. Nuk e di se si mund të jetë si drejtues i federatës. Gara është e hapur. Mediatikis­ht janë të dy të fuqishëm, por janë platformat që duhen votuar, jo emrat.

A mendoni se gara do të jetë e drejtë?

Në rast se respektohe­n rregullat e lojës po. Unë jam pjesë e garës për ndershmëri dhe rregull. Në të kundërt nuk do të bëhesha pjesë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania