Gazeta Shqiptare

Qytetarët drejt pikave të UKT- së për faturat e prapambetu­ra dhe kontratat e reja të ujit

Mazniku: Në shkurt do t'i japim fund vjedhjes

-

Numri

i qytetarëve që paraqiten pranë pikave të UKT- së për pagimin e faturave të prapambetu­ra dhe lidhjen e kontratave të reja ka pësuar rritje ditët e fundit. Ndërkohë Bashkia e Tiranës me grupet e saj të punës, po vijojnë aksionin kundër lidhjeve të paligjshme dhe shpërdorim­it të ujit të pijshëm. Në pikën e UKT pranë rrugës Bardhyl në kryeqytet ishte i pranishëm dje edhe nënkryetar­i i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, i cili u bëri thirrje qytetarëve që të formalizoj­në kontratat e ujit brenda 31 janarit të këtij viti. "UKT- ja, ka nisur

THIRRJA

Nënkryetar­i i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku u bëri thirrje qytetarëve që të formalizoj­në kontratat e ujit brenda 31 janarit të këtij viti. Ndërkaq, grupet e taks- forcës do të jenë në terren për t'i dhënë fund vjedhjes së ujit nga muaji shkurt.

prej kohësh aksionin për ndërprerje­n e lidhjeve të paligjshme, si dhe lidhjen e kontratave të reja, për të gjithë ata qytetarë apo kompani që kanë lidhje uji të paligjshme. Ka pasur një

përgjigje shumë të madhe nga ana e njerëzve për të gjithë këtë sipërmarrj­e dhe gjatë këtyre dy ditëve, vërtet kemi një volum shumë të madh njerëzish në secilën prej pikave të kujdesit ndaj klientit. U bëjmë thirrje qytetarëve që deri në datën 31 janar të aplikojnë dhe të lidhin kontratat e tyre", tha Mazniku. Ndërkaq, grupet e taks- forcës do të jenë në terren për t'i dhënë fund vjedhjes së ujit nga muaji shkurt. Më tej, Mazniku theksoi se deri me datën 31 dhjetor 2017 janë evidentuar dhe është bërë ndërprerje e furnizimit me ujë në 5,935 subjekte familjare apo privatë, që furnizohen me ujë nëpërmjet lidhjeve të paligjshme. "Kontrollet do të vijojnë gjatë muajit shkurt dhe mars; lidhjet e paligjshme do të ndërpriten, qofshin këto për biznese apo individë. UKT- ja është angazhuar që ky proces të jetë sa më i butë, sa më i mirë, por, nga ana tjetër, mbetemi të vendosur që çdo person, i cili merr shërbimin e ujit, çdo kompani që merr shërbimin e ujit, ta paguajë atë në mënyrë të rregullt. Uji është një shërbim, i cili kushton për t'u ofruar, ndaj dhe duhet paguar nga kushdo", - citoi nënkryetar­i i Bashkisë së Tiranës.

 ??  ?? Mazniku gjatë inpsketimi­t të aksionit për ujin
Mazniku gjatë inpsketimi­t të aksionit për ujin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania