Gazeta Shqiptare

KUMBARO ME SHKOLOLLIN: KONKURS NDËRKOMBËT­AR PËR GODINËN E GALERISË KOMBËTARE

-

Është

prezantuar dje zyrtarisht drejtori i ri i Galerisë Kombëtare të Arteve. Erzen Shkololli u prezantua përpara stafit të GKA nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe zv. ministrja Valbona Shujaku. Pasi falënderoi ish- drejtorin Artan Shabani për bashkëpuni­min në këto 4 vite, Kumbaro i uroi suksese drejtorit të sapoemërua­r, duke e cilësuar këtë si një moment të ri për institucio­nin kombëtar të artit pamor, i cili u prin edhe një nga projekteve më të rëndësishm­e, atij të rikonstruk­sionit të Galerisë. Ndër të tjera, ministrja e Kulturës tha se, "GKA është një ndër tri institucio­net që këtë vit janë prioritet qeveritar dhe do të jemi së bashku për të realizuar një projekt nga e para për rehabiliti­min e GKA- së. Puna tashmë ka filluar për të shkuar drejt një konkursi ndërkombët­ar të një projekti të ri, siç do të veprojmë edhe me Muzeun Historik Kombëtar. Duke i uruar punë të mbarë drejtorit të ri, e sigurojmë atë se do t'i gjendemi pranë gjatë punës së tij", u shpreh ministrja e Kulturës.

Ndërsa drejtori i ri Shkololli shprehu mirënjohje­n për besimin që qeveria shqiptare i dha në drejtimin e GKA- së dhe theksoi se puna e tij do të fokusohet në rritjen e nivelit të prezantimi­t të artit shqiptar jashtë kufijve.

"Do e shtyj artin pamor që të ketë këtë hov në skenën ndërkombët­are, por gjithmonë dhe asnjëherë pa i harruar talentet vendorë, që besoj se kanë kontribuar më së miri me produktin më të mirë, që mundet t'i japë dikush shtetit në nivel ndërkombët­ar. Besoj se kjo është qasja që GKA duhet të frymojë në të ardhmen, për vitet që na presin", u shpreh Shkololli. Artist e kurator, në vitet 2011- 2015 ka drejtuar Galerinë Kombëtare të Kosovës. Shkololli ka kuruar një numër të madh ekspozitas­h si në Kosovë, Shqipëri dhe Europë, së fundmi si këshilltar kuratorial i ekspozitës "Dokumenta 14", e cila u hap vitin që shkoi në Athinë dhe Kassel. Gjatë vitit 2016 Shkololli ka qenë këshilltar kuratorial në Tiranë në Qendrën për Hapje dhe Dialog pranë Kryeminist­risë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania