Gazeta Shqiptare

"LONELY PLANET": SHQIPËRI, NË RREZIK KISHAT E VOSKOPOJËS DHE VITHKUQIT

-

Lonely Planet" ka publikuar një lajm, ku duke cituar "Europa Nostra"- n i rendit kishat e Voskopojë dhe Vithkuqit mes 12 siteve të rrezikuara të 2018- ës, sikundër edhe Gjirokastr­ën, për të cilën jep linkun ku mund të lexohet lista e "Europa Nostra"- s. Ndonëse ka qenë një organizatë shqiptare që e ka bërë nominimin, tanimë, kishat postbizant­ine dhe siti i Gjirokastr­ës, mbrojtur nga UNESCO, të vëna nga "Europa Nostra" në listë rreziku duket se do bëjnë xhiron me mediave që merren kryesisht me turizmin. Nën titullin "Sitet e trashëgimi­së kulturore më të rrezikuara në Europë tani në qendër të vëmendjes", "Lonely Planet" thotë se 12 monumente janë shtuar në listën e shkurtër të këtij viti për vendet më të rrezikuara të trashëgimi­së së Evropës. "Sitet e nominuara janë në dhjetë shtete të ndryshme dhe ekzistenca e tyre është në rrezik; disa nga neglizhimi, ose nga keqmenaxhi­mi, zhvillimi apo thjesht nga mungesa e burimeve", shkruan LP, gjigandja amerikane e turizmit, "Lonely Planet". "Kjo listë e shkurtër është para së gjithash, një thirrje për veprim", është shprehur Denis de Kergorlay, presidenti ekzekutiv i "Europa Nostra"- s. "Ne nxisim palët publike dhe private në nivel lokal, kombëtar dhe evropian të bashkojnë forcat për të shpëtuar pjesë të trashëgimi­së, që tregojnë historinë tonë të përbashkët dhe që duhet të ruhen për gjeneratat e ardhshme". Lista u hartua nga një panel ekspertësh, me njohuri për fusha si historia, arkitektur­a, konservimi dhe arkeologji­a. Secili prej vendeve u zgjodh si për vlerën e tyre unike kulturore, edhe për shkallën e rrezikut me të cilin përballen. Ekspertët gjithashtu besojnë se secili prej siteve ka aftësinë për të siguruar zhvillim të qëndrueshë­m socio- ekonomik për komuniteti­n lokal", shkruan "Lonely Planet".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania