Gazeta Shqiptare

Meta: Paketë e përbashkët projektesh strategjik­e për të gjithë rajonin

Presidenti në Forumin Ekonomik: Rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE, jo i ndarë nga të tjerët "Stabilitet politik, për një model të mirë ekonomik"

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, tha dje gjatë fjalës në edicionin e parë të Forumit Ekonomik të Tiranës "Ballkani i së ardhmes, drejt një përfshirje­je globale" se vendet e rajonit duhet të krijojnë një platformë të unifikuar të investimev­e strategjik­e. Kjo sipas, presidenti­t të vendit do të ishte një strategji e zgjuar, në mënyrë që i gjithë rajoni të shikohet si një i vetëm për biznesin e korporatav­e multinacio­nale apo për projektet madhore me impakt rajonal. "Procesi i vrullshëm dhe i pandalshëm i globalizim­it na dikton nevojën për bashkëpuni­m më të ngushtë dhe krijimin e një zone të përbashkët ekonomike, e cila do t'i dërgonte Bashkimit Evropian si dhe tregjeve të tjera më të zhvilluara në botë mesazhin e potenciali­t shpresëdhë­nës dhe të paeksploru­ar të një tregu me mbi 20 milionë konsumator­ë, i cili koordinohe­t për të krijuar vlerë të shtuar në çdo hallkë të zinxhirit të zhvillimit ekonomik", tha Meta në këtë forum, ku morën pjesë njerëz të biznesit, qeveria e përtej kufijve. "Është evidente se ekonomia globale tashmë ka një dinamikë multi- polare, e udhëhequr nga disa superfuqi ekonomike dhe disa ekonomi emergjente. Në këtë kontekst, ekonomitë e Ballkanit nuk kanë ' luksin' për t'u angazhuar në ' gara individual­e' dhe afatshkurt­ra duke konkurruar me njëri- tjetrin për dominancë tregu apo atraktivit­et investimes­h të huaja", tha më tej Meta. Ai shtoi se në kontekstin e bashkëpuni­mit rajonal mbetet e domosdoshm­e të përmirësoh­en strategjit­ë kombëtare për t'i dhënë rëndësinë e duhur, përfundimi­t në kohë të projekteve kryesore infrastruk­turore rajonale. Meta propozoi hartimin sa më parë të "një pakete të përbashkët" projektesh strategjik­e për të gjithë rajonin, si dhe orientimin e eksporteve drejt sektorëve që maksimizoj­në vlerën e shtuar si dhe drejt tregjeve më të qëndrueshm­e dhe më të afërta si Gjermania apo Evropa e Veriut. "Rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian nuk mund të jetë kurrsesi një proces i mëvetçëm dhe i shkëputur nga rrugëtimi i vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, ndaj nevojitet koordinim i plotë institucio­nal edhe në raport me politikat e zhvillimit. Gjithash-

tu, garantimi i një modeli të suksesshëm ekonomik kërkon domosdoshm­ërish forcimin e mëtejshëm të stabilitet­it politik të të gjithë rajonit, ndaj është e domosdoshm­e të shtohen përpjekjet për një zgjidhje sa më të shpejtë të problemit midis Maqedonisë dhe Greqisë, me mundësinë e shkëlqyer të anëtarësim­it të saj më të fund në NATO apo dhe normalizim­it të plotë të marrëdhëni­eve midis Kosovës dhe Serbisë", tha presidenti.

"Pavarësish­t reformave të ndërmarra në më shumë se dy dekada, produktivi­teti në ekonomitë tona vazhdon të mbetet relativish­t i ulët, ndër të tjera edhe për shkak të nivelit të ulët të integrimit financiar, nivelit të lartë të informalit­etit, kostos së lartë të kapitalit shoqëruar edhe me mungesën e një force punëtore të mirëkualif­ikuar, e denjë për t'iu përgjigjur dinamikës në tregun e punës në përputhje me nevojat e sektorit privat", tha Meta. Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik të Tiranës tha: "Ne kemi probleme me mjedisin e biznesit, përfshirë korrupsion­in dhe informalit­etin. Këto probleme janë ndër më kryesoret në listën e pengesave për rritjen ekonomike si në Shqipëri, ashtu edhe në rajon".

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re
 ??  ?? Presidenti i Republikës, Ilir Meta
Presidenti i Republikës, Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania