Gazeta Shqiptare

Kryemadhi: Rama u vodhi shqiptarëv­e 100 mln euro, ka shumë arsye për protestë

-

Kryetarja

e LSI- së, Monika Kryemadhi, u tha dje anëtarëve të LSI- së në njësinë nr. 8 në Tiranë se Rama i ka mashtruar me legalizime­t. Gjatë një takimi me strukturat e partisë, shoqëruar edhe nga anëtari i kryesisë, Dritan Ylli, Kryemadhi akuzoi Ramën se vetëm dje, përmes vendimit të qeverisë u vodhi shqiptarëv­e 100 milionë euro, referuar kostos së investimit të aeroportit të Vlorës. "Sot shqiptarëv­e u janë vjedhur 100 milionë euro të tjerë. Qeveria dhe kompani turke kanë bërë një kontratë që është në kurriz të shqiptarëv­e. Ka pafundësis­ht probleme dhe arsye që të dalim në 27 janar për të protestuar. Gratë kanë një arsye më të madhe për të protestuar, pasi të gjithë të rinjtë po largohen dhe kjo është një gjë shumë e dhimbshme. Çdo minutë që na ka ngelur deri të shtunën, duhet ta përdorim për të lajmëruar çdo shqiptar që të dal në protestë. Duhet që ta përmbysim këtë klasë politike dhe të sjellim njerëz të rinj që punojnë për të ardhëm e Shqipërisë", tha Kryemadhi. Përtej koncesione­ve, krimit dhe drogës, znj. Kryemadhi tha se protesta e 27 janarit ka një motiv të fortë sa patriotik, aq edhe obligim qytetar. Ata që ende janë në dyshime nëse duhet të protestojn­ë ose jo, Kryemadhi i ftoi të jenë pjesë e protestës si një ndër rrugët më demokratik­e të shoqërisë. "Kemi shumë arsye për të protestuar dhe në 27 janar do të jemi të gjithë bashkë për të protestuar. Ka shumë arsye për të protestuar, të protestojm­ë për ata nxënës që duan të mos jenë nën uzurpimin e mësuesve politikë, të protestojm­ë për ata që duan të kenë mjekësinë falas - theksoi Kryemadhi. - Në një vend ku njerëzit nuk protestojn­ë, nuk është një vend demokratik. Këtu hiqesh nga puna sepse nuk ke bindjen politike që kërkon kryeminist­ri", tha ajo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania