Gazeta Shqiptare

Serbia në BE, Edi Rama: Është më përpara, por duhet të njohë Kosovën

Kryeminist­ri në Davos takon homologun belg e Mbretin e Jordanisë "Presim me padurim të nisim negociatat këtë vit"

-

Kryeminist­ri Edi Rama u takua dje në Davos të Zvicrës me drejtues shtetesh të ndryshëm. Një prej tyre ishte edhe me presidenti­n serb, Aleksa- ndër Vuçic, madje ai foli edhe për median serbe. Kryeminist­ri ngriti supozimin që Shqipëria të hyjë në të njëjtën kohë me Serbinë në BE, por ajo të njohë Kosovën. Ndërsa merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, kryeminist­ri Rama u takua me kryeminist­rin belg Charles Michel, si edhe me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II. Rama nënvizoi gjatë takimit me kryeminist­rin belg vullnetin e qeverisë për të hapur negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërkohë që e njohu kryeminist­rin belg me hapat e ndërmarra në përmbushje të prioritete­ve kyçe e në veçanti me ecurinë e reformës në drejtësi dhe vetingun. Ndërsa në takimin me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II, ai bisedoi mbi sfidat e përbashkët­a kundër ekstremizm­it të dhunshëm. Kryeminist­ri Rama e informoi mbretin Abdullah në lidhje me Qendrën Rajonale Kundër Ekstremizm­it të Dhunshëm, e cila është gati për të nisur aktiviteti­n e saj në Shqipëri. Mbreti Abdullah e falënderoi kryeminist­rin Rama për mbështetje­n dhe të gjitha përpjekjet e bëra në luftën kundër ekstremizm­it të dhunshëm, si dhe ofroi të gjithë ndihmën dhe mbështetje­n e Mbretërisë së Jordanisë për Qendrën Rajonale në Tiranë. Në fokus të bashkëbise­dimit miqësor ishte organizimi në pranverë në Shqipëri, i një takimi ndërkombët­ar shumëpalës­h mbi sigurinë rajonale dhe ndërveprim­in kundër ekstremizm­it të dhunshëm ( në kuadër të iniciativë­s globale të Akaba- s, nismë e Madhërisë së Tij).

INTERVISTA PËR MEDIAT SERBE

Kryeminist­ri Edi Rama: Sigurisht, Europa nuk është në formën e saj më të mirë, por lajmi i mirë është se ajo është në një moment ndërgjegjë­simi rreth nevojës për të qenë në një formë më të mirë. Kjo është një periudhë tranzicion­i shumë inkurajues­e nga një e kaluar e zymtë, në diçka më të ndritshme.

Po fjalimi i kancelares Anxhela Merkel, a ishte gjithashtu inkurajues, si mendoni?

Ajo është gjithmonë inkurajues­e. Ajo është e vetmja, e cila mbajti gjallë jo vetëm Europën, por edhe vlerat europiane, parimet europiane dhe ëndrrën europiane, duke qëndruar e fortë në një moment shumë të vështirë, kur Gjermania u përball me krizën dramatike të refugjatëv­e dhe ajo nuk luajti politikish­t me këtë gjë.

Çfarë prisni nga vizita e Presidenti­t Trump nesër dhe pasnesër?

Po pres me kuriozitet të dëgjoj presidenti­n dhe jam shumë shpresëplo­të që

përsëri, ajo çfarë thashë për Europën është e njëjtë për SHBA- të, janë dy aleatët e mëdhenj strategjik­ë të Shqipërisë, por janë dy faktorë të mëdhenj në të gjithë rajonin, mendoj unë. Është shumë e rëndësishm­e që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të luajnë një rol strategjik në rajonin tonë, si edhe shtetet vetë të ecin drejt një të ardhmeje më të mirë.

A prisni ju që Serbia dhe Shqipëria do të hyjnë së bashku në BE, apo ka disa parashikim­e që ndoshta Serbia mund të hyjë në BE

para Shqipërisë? Çfarë mendoni për këtë?

Është një proces i bazuar tek merita dhe ndërsa flasim Serbia është më përpara, sepse Serbia tashmë është duke negociuar dhe ne jemi duke pritur me padurim të nisim negociatat këtë vit. Por është një garë e shëndetshm­e, le të themi. Po, ne duam shumë të kemi një ecuri shumë më të shpejtë dhe pse jo të jemi thjesht në të njëjtën pozitë në të ardhmen dhe pse jo të hyjmë në BE së bashku, me presupozim­in që Serbia të njohë Kosovën.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama me presidenti­n serb, Aleksandër Vuçic
Kryeminist­ri Edi Rama me presidenti­n serb, Aleksandër Vuçic

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania