Gazeta Shqiptare

Debati për kamerat, Qato: Kemi fiksuar autorët. Sterkaj: Pse s'kapen

Kryepolici nuk paraqitet në komision, PD: Kërkojmë ' Hasanin, vjen Hyseni' Murrizi: GPS drejtuesve të policisë që drejtojnë trafiqet

- Valentina Madani

Masat shtesë për sig urinë në vend, përmes vendosjes së kamerave shkaktoi debat dje në Komisionin kuvendor të Ligjeve. Në një interpelan­cë në Komisionin e Sigurisë, drejtori për rendin dhe sigurinë në Policinë e Shtetit, Altin Qato, deklaroi se subjektet duhet të vendosin sisteme në një rezolucion të lartë. Por, për Paulin Sterkaj, bankat kanë kamerat më të mira, por sërish prej tyre nuk janë zbardhur ngjarjet. Z. Qato theksoi se janë ngritur komisionet në drejtoritë vendore dhe janë hartuar planet e masave për rritjen e sigurisë. "Janë ngritur komisionet në drejtoritë vendore. Janë përgatitur 6 akte nënligjore. Drejtoritë vendore hartuan planin e masave. Numri i subjekteve ku do të vendosen masa shtesë të sigurisë pritet të jetë i madh", deklaroi z. Qato. Por pas tij, reagoi deputeti i PS- së, Paulin Sterkaj sipas të cilit kamerat i fiksojnë autorët, madje edhe me pamje të qartë të fytyrës, kurse ata nuk kapen. "Kemi shumë raste grabitjesh apo ngjarjesh të tjera, ku autorët janë të fiksuar fare qartë nga kamerat, ndërkohë që policia nuk i kap, ku është problemi këtu, neglizhenc­ë e policisë apo çfare?", - tha ai. Z. Qato reagoi duke thënë se në shume raste kamerat ndihmojnë, por duhet punë për kapjen e autorit. Ndërkohë që shtoi se në raste të tjera kamerat nuk fiksojnë qartë. "Disa kamera në biznese nuk kanë cilësi. Grabitjet fiksohen në kamera, por autorët nuk identifiko­hen, ndaj synohet vendosja e kamerave me cilësi të lartë dhe leximi optik i pamjeve", theksoi ai. Por, Sterkaj ironizoi: "Kamera me cilësi më të lartë se ato që kanë bankat së fundi nuk besoj se mund të gjeni". Në këtë situatë ndërhyri deputeti i PD- së, Myslim Murrizi: "Na thatë që do vinte të raportonte drejtori Rebani Jaupi, sot ka ardhur dikush tjetër, nuk kam as-

gjë, por ky që është vetë i komanduar. Rebaniu e ka marrë gradën me urdhër të Tahirit? Të jeni më seriozë ju, të vijë shefi i komisariat­it 3 dhe ne e gjykojmë, duhet të vijmë këtu. Këta çojnë në komision kë të kenë të ngeshëm". Sipas tij: "Institucio-

ni ka gjithë atë staf. Nuk mund të vijë këtu çdo polic të raportojë. Na u tha që do paraqiten kreu i Policisë së Shtetit, Rabani Jaupaj dhe pastaj vjen dikush tjetër. Ose na thoni që do vijë roja i institucio­nit. Kjo nuk është serioze. Kërkojmë ' Hasanin', vjen ' Hyseni'". "Duhet t'u vihen jo kamera, por GPS atyre drejtuesve që merren me trafiqe, atyre që merren me drogë, ata që bëjnë 101 mijë pazare vetëm për të pasuruar veten dhe shefat e tyre. Nuk u ka ardhur asnjë e keqe nga bizneset. Policia e Shtetit është në ditën më të zezë të saj, me kredibilit­et zero", tha z. Murrizi.

 ??  ?? Një nga protestat e opozitës
Një nga protestat e opozitës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania