Gazeta Shqiptare

Noka: Brenda një muaji, 11 raste të shpërthimi­t me tritol

"Shqipëria, rekord të zi kriminal"

-

Ish-

ministri Brendshëm dhe deputeti i PD, Flamur Noka reagoi dje për situatën e sigurisë dhe rendit në vend. Përmes një statusi në "Facebook", Noka thotë se Shqipëria mban rekord të zi kriminal, pasi vetëm këtë muaj ka pasur 11 raste të shpërthime­ve me tritol në të gjithë vendin. Sipas deputetit, ky bilanc tregon se krimi bashkëqeve­ris me Ramën dhe sundon kudo. "11 goditje ndaj jetës dhe ndaj pronës me eksploziv vetëm ketë muaj. Ky rekord i zi kriminal po ndodh në vend, vepër e bandave dhe grupeve kriminale, që ndihen të fuqishme e të paprekshme për shkak të lidhjeve me qeverinë. Një panik i vazhdueshë­m, që ka dëmtuar rëndë sigurinë e njerë- zve, të biznesit dhe që mban larg investitor­ët e huaj. 11 shpërthime tritoli në më pak se 4 javë janë treguesi i qartë se krimi bashkëqeve­ris me Edi Ramën dhe sundon kudo në vend. Kjo qeveri po tregon se nuk është zgjidhja për rendin e sigurinë. Ajo

AKUZA

"11 goditje ndaj jetës dhe ndaj pronës me eksploziv vetëm këtë muaj. Ky rekord i zi kriminal po ndodh në vend, vepër e bandave dhe grupeve kriminale që ndihen të fuqishme e të paprekshme për shkak të lidhjeve me qeverinë", tha z. Noka.

është kthyer në vetë problemin. Çdo gjë tjetër është estradë e propagandë bajate, si ato me konkurs e veting për policinë. Shqiptarët s'kanë çfarë presin më, duhet ta gjejnë vetë zgjidhjen. Rend e siguri ka vetëm me largimin e Edi Ramës", deklaroi z. Noka.

 ??  ?? Komisioni parlamenta­r i Sigurisë
Komisioni parlamenta­r i Sigurisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania