Gazeta Shqiptare

Bashkimi i faktorëve të djathtë, Mediu: Kthim të themeluesv­e të PD e PR

"Më 27 janar ta tundim nga themelet qeverinë"

-

Kreu

i PR- së, Fatmir Mediu, nga asambleja e kësaj partie kërkoi dje bashkimin e të gjithë faktorëve të djathtë, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen për largimin e Edi Ramës. Mosreagimi i opozitës dhe heshtja e ndërkombët­arëve sipas Mediut do të shkatërron­te prespektiv­ën evropiane të vendit. "Këto ditë të ftojmë çdo qytetar që nuk pranon varfërinë, krimin, pasigurinë, nuk pranon manipulimi­n e votës, shkatërrim­in e Kushtetutë­s. Të gjithë ata qytetarë që besojnë tek puna e ndershme, forca e punës së tyre, që besojnë se janë zot të fatit të tyre t'i bashkohen protestës sonë paqësore të 27 janarit për të shembur murin e krimit dhe korrupsion­it të ndërtuar nga kjo qeveri", tha z. Mediu. Ai kërkoi bashkimin e gjithë faktorëve të djathtë. "Të gjejmë të gjitha rrugët që idetë tona t'i bashkëshoq­ërojmë me marrëdhëni­e permanente me atë që është shtylla kurrizore e së djathtës, me të përndjeku- rit politikë, pronarët, rininë, intelektua­lët, biznesin. Këto grupe interesi duhet të gjejnë të gjithë hapësirën të përfshihen në vendimmarr­jen e konkurrimi­n politik të së djathtës. Opozita është shumë më tepër se numrat e deputetëve në Kuvend apo numrat e anëtarëve të partive tona", tha z. Mediu. Thirrjes për të protestuar kundër qeverisë në 27 janar, aleati historik i demokratëv­e, Fatmir Mediu i bashkëngji­ti nga asambleja e Partisë Republikan­e edhe një mesazh për Lulzim Bashën. Në krah të njërit prej themeluesv­e të Partisë Demokratik­e, ish- ministrit dhe ish- deputetit Besnik Mustafaj, Mediu shtroi nevojën e rikthimit të të larguarve nga Partia Demokratik­e. "Përveçse të protestosh, duhet edhe të ndërtosh nevojën e padiskutue­shme të rivlerësim­it dhe kthimit të kontribute­ve, themeluesv­e të PD e PR, të kontribute­ve përfaqësue­se të së djathtës, që kanë qenë në nivel lokal apo qendror. Historia na ka treguar se kur kemi qenë të bashkuar, kemi ndërtuar suksesin tonë, jo politik, por të Shqipërisë", - tha z. Mediu. Ideja e bashkimit të së djathtës u mbështet edhe nga Mustafaj, i cili pavarësish­t ndasive me kreun e demokratëv­e, mbështet idenë e protestës. Mediu tha se në 27 janar opozita dhe shqiptarët do të protestojn­ë për zgjedhje të lira e të ndershme, një drejtësi të pakapur politikish­t dhe mirëqenie.

 ??  ?? Kreu i PR- së, Fatmir Mediu
Kreu i PR- së, Fatmir Mediu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania